Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër tender i dyshimtë i shtohet listës së prokurimeve që po qarkullojnë lekët e buxhetit brenda pak emrave të Rilindjes. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Policia e Shtetit, e cila ka përfunduar një kontratë prej 1.2 milionë eurosh për blerjen e automjeteve speciale, me një procedurë që favorizon miqtë. Procedura e zgjedhur është e hapur, por po e quajmë “sekret” sepse ka marrë pjesë vetëm një kompani.

Fituesi? Kompania “LIGUS” shpk, një emër i njohur në qarqet e biznesit, pas së cilës qëndron, sipas të dhënave dhe lidhjeve familjare, fisi i ish-prefektit të Tiranës dhe ish-drejtorit të ARRSH, Afrim Qendro.

Tender me “Flamur të kuq”

Tenderi, me numër reference REF-58179-08-14-2025, është zhvilluar me procedurë të hapur “mbi kufirin e lartë monetar”, për objektin “Blerje automjetesh speciale për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

Fondi limit i vendosur nga Policia ishte 103.8 milionë lekë pa TVSH, ndërsa vlera përfundimtare e kontratës ka arritur në 119.2 milionë lekë me TVSH – pra rreth 1.2 milionë euro në total.
Kontrata është nënshkruar më 16 tetor 2025, dhe në dokumentet zyrtare shënohet se mori pjesë vetëm “LIGUS”-it për të marrë paratë publike.

Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Nga dhurimet e aksioneve tek lidhjet direkte me Qendron

Nuk e dimë lidhjen e drejtorit të Policisë Së Shtetit, Ilir Proda, por nuk duhet të ketë qenë e vështirë për Qendrot që ta “fitojnë” tenderin në tavolinë. Historia e “LIGUS”-it është më interesante se çdo raport zyrtar.
Kompania është hapur në mars të vitit 2015 nga një shtetase e quajtur Natali Dhima.
Në janar 2017, ajo ia ka dhuruar të gjitha aksionet Shupo Qëndros – një person nga Progonati i Tepelenës, i njohur si i afërm i Afrim Qëndros.

Vetëm pas gjashtë muajsh, në korrik 2017, Shupo Qëndro ia kalon gjysmën e aksioneve Erion Muçajt nga Gjirokastra, duke rritur kapitalin e kompanisë me shuma të pazakonta për një subjekt të vogël.
Në tetor 2020, Qëndro largohet përfundimisht nga kompania, duke i dhuruar pjesën e mbetur Amarilda Çelajt nga Vlora.

Sot, “LIGUS” ka dy ortakë zyrtarë – Erion Muçaj dhe Amarilda Çelaj. Por prapa tyre, gjithçka çon drejt familjes Qendro, që sipas burimeve në administratë, vazhdon të kontrollojë në hije disa kompani që fitojnë tenderë publikë.

Ndërkaq, në filim të vitit, në  Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, u ka dhënë Qendrove një tender me vlerë 1,773,500 EUR euro për zhvillimin e disa siteve turistike. Këtë radhë Qendrot shfaqen me një kompani tjetër, “Start Co” shpk.

Në këtë kompani janë pronarë Shupo Qendro dhe bashkëshortja e Afrim Qendros, Anila Qendro.

Nga viti 2019 e deri në vitin 2022 kompania “Ligus” ka përfituar mbi 1 miliard e 300 milionë lekë nga buxheti i shtetit, dhe këtë e ka bërë përmes 62 transaksioneve të kryera përmes degëve të Thesarit pranë Ministrisë së Financave.

Edhe më pas, kompoania ka vazhduar me të njëtin ritëm. Bien në sy kontratat e marra nga kryebashkiaku i tiranës Erion Veliaj dhe nga ndërmarrjet e varura nga bashkia. Mq 16 korrik 2024 Veliaj  odo t’i jepte në shkelje të ligjit kësaj konpani kontratën me objekt ‘Blerje Automjete Zjarrfikëse’. Janë 66 666 667,00 lekë që Lai Eri i ka ndarë me fisin Qendro. Fondi limit ka shtatë 6-a, që konsiderohen si kodi i djallit. Ndoshta dikush nga komisioni ka dashur t’i çojë një sinjal SPAK-ut se ka diçka që nuk shkon me këtë tender. Vlera e kontratës është edhe më e madhe, sepse përfshihet TVSH (20%), pra arrin në 80,000,000.4 lekë.

Edhe ky tender është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.

KLSH: Firma e Qendros fiton pa e merituar

Ka pasur sinjale edhe nga organet shtetërore për abuzimet me tenderat nga Qendrot, por nuk ua kanë vënë veshin organet ligjzbatuese dhe prokuroria.

Një prej këtyre procedurave të përfituara nga ‘Start & Co” është edhe tenderin rreth 150 mijë euro i Skerdi Drenoves kur drejtonte OST, për aplikacionet EMS.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje të rënda, duke shpallur fitues kompaninë e familjes së Afrim Qendros.

Audituesit shtetërore konstatojnë se “…. pavarësisht se është oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik “Start & Co” nuk ka plotësuar të gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa të drejtë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “kompania fituese, për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka paraqitur tre fatura të njëjta, duke trefishua artificialisht vlerën totale të shërbimit. Pra në këto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE “S.C.”

Pas këtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të anulonte procedurën, për shkak se operatori i vetëm në garë nuk plotësonte kriteret e parashikuara.

Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni i Skerdi Drenovës ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Start & Co”, duke fuqizuar portofolin e familjes së prefektit të Tiranës, Afrim Qendro.

Ndërsa “LIGUS” është një tjetër kompani me rrënjë familjare dhe lidhje politike, që përfiton kontrata milionëshe nga shteti.
Emrat ndryshojnë, por modeli mbetet i njëjtë: dhurime aksionesh, kompani fantazmë dhe tenderë pa garë.

/Gijotina.com/

Tags: Afrim Qendroilir prodaLIGUSLIGUS shpktender
Previous Post

Askush nuk i afrohet “LIFT Tower”! Dështon sërish thirrja e Korporatës së Investimeve

Next Post

Banorët presin ujësjellësin, Besmir Llesha i çon 1,2 MLN Euro kushëririt të Paulin Stërkajt

Next Post
Banorët presin ujësjellësin, Besmir Llesha i çon 1,2 MLN Euro kushëririt të Paulin Stërkajt

Banorët presin ujësjellësin, Besmir Llesha i çon 1,2 MLN Euro kushëririt të Paulin Stërkajt

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026
Nuk lejoi gazetarët brenda Kuvendit, Zhupa: Garda duhet të jetë në shërbim të shtetit e ligjit, jo të sillet si “ushtri” partie

Zhupa- Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al