Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëshmia e Erjon Alibejt në GJKKO: Jam pjësëmarrës në 6 vrasje, financova atentatin e Shkozës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Dëshmia e Erjon Alibejt në GJKKO: Jam pjësëmarrës në 6 vrasje, financova atentatin e Shkozës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në GJKKO po vijon këtë të enjte seanca gjyqësore në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”. Në fokus të seancës është dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erjon Alibej, i cili po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve, duke bërë deklarata tronditëse mbi përfshirjen e tij në disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale të viteve të fundit.

Në dëshminë e tij para togave të zeza, Alibej pranoi përfshirjen e drejtpërdrejtë në disa vrasje të bujshme

Erjon Alibej: Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhisë. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës.

Ai rrëfeu gjithashtu se ka pasur precedentë penalë të mëparshëm:

“Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në vitet 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dalë nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë.”

Alibej shpjegoi motivin pas atentatit ndaj Dorjan Shkozës, duke e lidhur atë me hakmarrjen për vrasjen e familjarëve të tij:

“Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën. Nga komunikimi që unë kisha me Nuredinin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi.”

Më tej, ai shprehu besimin që kishte ndaj dëshmive të Dumani-t:

“Nuredin Dumani më dukej i besuar sepse më korespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kanë qenë dy makina. Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete.”

Ndërsa për një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, vrasjen e Anxhelo Avdias, ai tha:

“Për vrasjen e Anxhelo Avdias e mora vesh përmes televizorit, mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdianë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtar, i Talo Çelës.”

Në dëshminë e tij, Alibej foli edhe për përdorimin e aplikacionit të koduar të komunikimit:

“EncroChat-in e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin.”

Previous Post

Plagosja me armë tek Megatek, dy të lënduar

Next Post

Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 4 persona dhe vajzën që e futi në kurth

Next Post
Lejoi 2240 m² ndërtim jashtë lejes, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës dhe ndërtuesin! 24.9 mln lekë dëm shtetit (EMRI)

Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 4 persona dhe vajzën që e futi në kurth

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al