Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin e qeverisë, Balla: E dogjët mundësinë. Zbatoni rregulloren dhe mos sillni thashetheme

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin e qeverisë, Balla: E dogjët mundësinë. Zbatoni rregulloren dhe mos sillni thashetheme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvend është diskutuar rrëzimi i kërkesës së PD për mocionin me debat mbi prioritetet e programit qeverisës. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi se mocionet janë instrumente të kontrollit parlamentar dhe nuk mund të përdoren jashtë kuadrit rregullator.

Sipas tij, opozita kishte pasur mundësi të zhvillonte një diskutim më 18 shtator, por e kishte “djegur” atë moment.

Balla akuzoi PD se është ajo vetë që nuk kërkon të bëjë debat dhe sjell kërkesa që nuk janë në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

“Rregullorja e Kuvendit, sa i përket mocioneve, është e qartë. Ato janë pjesë e instrumenteve të kontrollit parlamentar. Sa i përket kërkesës suaj për të pasur një bilanc të qeverisë nga viti 2013 deri në 2025, kjo nuk është një çështje e veçantë. Në 12 vite kemi bërë aq shumë punë, sa jemi të gatshëm për debat. Por, përveç kësaj, duan edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me programin politik të qeverisë për periudhën në vijim. Ta themi troç, ju e dogjët mundësinë për të bërë një diskutim më 18 shtator, dhe tani kërkoni ta rikthejmë sërish pas. Ne nuk kthehemi dot pas, ecim vetëm përpara.

Mund të bëjmë një mocion me debat për çështje që lidhen me rrugën tonë evropiane dhe procesin e anëtarësimit në BE. Kërkohet gjithashtu që të diskutojmë për efikasitetin e qeverisjes, që lidhet edhe me integritetin e ministrave të emëruar, për çështjet që prekin kriminalizimin e jetës politike, besimin e qytetarëve dhe marrëdhëniet e shtetit me partnerët ndërkombëtarë.

Është e qartë që ju keni një përpjekje, por duhet të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. E kuptoj që i sillni kërkesat vetë, të shtrembëruara dhe të pabazuara në rregullore, sepse vetë nuk doni të bëni debat. Unë nuk pranoj asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren”, tha Balla.

Balla theksoi se mazhoranca është e gatshme të miratojë çdo kërkesë të opozitës që respekton rregulloren e Kuvendit dhe nuk përfshin, siç u shpreh ai, “thashetheme nga tavolinat e Shqipërisë”.

“Ne nuk duam që ju të vuani ato që kemi vuajtur ne në opozitë, kur nuk mund të merrje fjalën pa mbajtur rregulloren me vete. Këto kërkesa ose bien sipas rregullores, ose nga ky krah nuk do të keni asnjëherë dakordësi. Jemi të gatshëm të miratojmë çdo kërkesë që vjen nga ana juaj, që bazohet në rregullore dhe nuk sjell këtu thashetheme nga tavolinat e shqiptarëve”, tha Balla.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat Tomor Alizoti akuzoi Partinë Socialiste se ka i hequr të drejtën e opozitës për debat në Kuvend. Ndalur te vendimet e socialistëve për të kaluar në votime pa debat në seancat plenare, Alizoti tha se nuk mund të mbyllet një seancë për reagimin emocional të deputetëve.

“Demokracia jeton nga debati. Rikthejeni seancën e parë e cila ka qenë shtylla e shtetit shqiptar. Demokracia jeton nga kritika. Jemi shumë larg praktikimit të demokracisë. Opozita ka fjalën. Nuk mund të mbyllet një seancë për reagimin emocional të shumë deputetëve. Nuk mund ta mbyllni se u mërzitët ju, apo lideri juaj. Ne jemi shumë larg demokracisë. Ju jeni me oligarkët, me të fortët e Durrësit, me të fortët e të gjithë Shqipërisë. Ku qëndron punëtori, i pamunduri… rreth jush janë mbledhur dhe pozicionuar të gjithë oligarkët dhe të gjithë të fortët. Ky është realiteti i një partie sociale e cila sot duhej të ishte në një debat ideologjik.

Mazhoranca ka rrëzuar me 73 vota kundër, kërkesën e demokratëve për zhvillimin e mocionit me debat publik mbi prioritetet e shpallura të qeverisë mbi programin qeverisës dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit.

Previous Post

SPAK përfundon hetimin ndaj ish-shefit të Policisë Rrugore, Roven Zeka, dosja shkon në GJKKO

Next Post

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

Next Post
Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

October 22, 2026
Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al