Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sipërmarrësi Ardian Takaj, i njohur edhe si pronar i klubit të futbollit “Skënderbeu”, tentoi të shpëtojë një godinë pa leje brenda resortit “Tropikal” në Durrës, nëpërmjet një mase urgjente sigurimi. Por, tentativa e tij dështoi, pasi gjykata administrative e Tiranës konstatoi se Takaj nuk arriti të paraqiste asnjë provë se prishja e ndërtesës pa leje do t’i sillte dëm të pariparueshëm.

Vendimi është marrë nga gjyqtari administrativ Mirjan Mustafaj. Ai shqyrtoi kërkesën e shoqërisë “FT Managments & Events”, pronare të “Tropikal”, e cila zotërohet nga Gerhard Takaj, djali i Ardian Takaj.

Sipas padisë, vendimi i Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë së Durrësit për prishjen e godinës do të sillte pasoja të rënda dhe të pariparueshme, pasi kompania menaxhuese ka lidhur kontratë shërbimi me shoqërinë e njohur botërore në fushën e hotelerisë, “Melia”.

Në vlerësimin e paditësit, vendimi i IMT për prishjen e godinës do të dobësonte reputacionin dhe do të ndikonte drejtëpërdrejtë në kontratën me kompaninë ndërkombëtare.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës Administrative Tiranë për godinën tek “Tropikal”

Megjithatë, gjykata administrative konstatoi se argumentat e paraqitur nga Takaj nuk përbënin elementë që konsiderohen nga ligji si të mjaftueshëm për të pezulluar vendimin e prishjes së objektit, të konstatuar pa leje.

Në vendimin e konsultuar nga “Boldnews.al”, gjykata shprehet se “nuk plotësohen kushtet dhe rrethanat ligjore për pranimin e kërkesës së palës kërkuese për marrjen e masës së sigurimit të padisë. Ndaj, Gjykata arrin në përfundimin se, kërkesa e palës kërkuese për marrjen e masës së sigurimit të padisë, është e pabazuar nëligj e në prova dhe si e tillë duhet refuzuar”.

Policia “toleroi” Ardian Takaj

Historia problematike e Takajt nisi në mesin e gushtit 2025. Inspektorët ndërtimorë të Bashkisë së Durrësit dhe Policia e qytetit bregdetar zhvilluan një vizitë kontrolli pranë resortit bregdetar “Tropikal”, në zonën e Plepave.

Në 13 Gusht 2025, në sallën operative të Policisë së Durrësit kishte mbërritur një informacion se kompania “FT Management & Events” e Gerhard Takaj, djalit të biznesmenit Ardian Takaj, po kryente ndërtim pa leje brenda kompleksit “Tropikal”.

Kjo telefonatë mbërriti në kohën që strukturat policore dhe ndërtimore u angazhuan në kulmin e vapës së verës për të zbuluar paligjshmërinë në terren, bazuar në një urdhër publik të kryeministrit Edi Rama.

Në foto: Sipërmarrësi Ardian Takaj

Nga verifikimi në terren të zhvilluar në 14 Gusht, forcat policore dhe ato të Inspektoratit Ndërtimor të Durrësit konstatuan punime pa leje në një godinë dy-katëshe. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin S.D, pronar i një kompanie ndërtimi, e cila ishte nënkontraktuar për kryerjen e punimeve në ndërtesën dy-katëshe.

Ndërkohë, forcat policore nuk raportohet të kenë kryer asnjë veprim procedurial penal ndaj Ardian Takaj dhe djalit të tij, Gerhard Takaj, të cilët janë përfituesit e drejtëpërdrejtë të godinës që vlerësohet pa leje nga organet shtetërore.

Godina pa leje

Oficerët e Policisë konstatuan se objekti ishte rreth 240 metra katrorë, i rrethuar me skela metalike. Në brendësi të objektit kishte konstruksione metalike dhe kolona betoni, ndërsa kati i dytë ishte mbuluar me konstruksion metalik dhe panele sanduiç.

Pas këtij konstatimi, punonjësit e policisë kanë pyetur shtetasin S.D., me profesion inxhinier, i cili është pronar dhe administrator i kompanisë “A…” shpk, e cila ishte kontraktuar për të kryer punimet ndërtimore brenda kompleksit “Tropikal”.

Ai sqaroi se kishte marrë përsipër punime rifiniture, rikonstruksioni dhe termoizolimi të godinave ekzistuese, mbi bazën e një njoftimi punimesh të lëshuar nga Njësia Administrative nr. 5, Bashkia Durrës.

Sipas tij, punimet e kryera nuk kishin tejkaluar objektin e dakordësuar dhe nuk kërkonin pajisje me leje ndërtimi, pasi hynin në kategorinë e ndërhyrjeve që nuk sjellin rritje të volumit ndërtimor. Ai shtoi se ditën e konstatimit, në objekt ndodheshin tre-katër punëtorë të punësuar prej tij, të cilët po kryenin punime mirëmbajtjeje dhe suvatimi.

Në foto: Resorti “Tropikal”, Durrës (marrë nga profili i resortit në rrjete sociale)

Në kuadër të hetimit paraprak, shërbimet e policisë gjyqësore kanë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Ardian Takaj.

Ai ka deklaruar se “ndërhyrjet dhe punimet e kryera në objektin në fjalë ishin rrjedhojë e njoftimit të punimeve nr. 1019, datë 02.12.2024, të cilat kishin si qëllim ruajtjen dhe rritjen e efikasitetit tës trukturave ekzistuese, zëvendësimin dhe riparimin e mbulesës së çatisë, si dhe ndërhyrje në riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të amortizuara në godinat ekzistuese”.

Takaj ka deklaruar para oficerëve të Policisë se godinat kanë ekzistuar që para viteve ’90 dhe kanë kaluar në pronësi të Shoqërisë “Tropikal SM&FT”sh.p.k, shoqëri e krijuar më 01.12.2024, me ortakë Sindikatën e Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë (20% të aksioneve) dhe Shoqërinë “FT Management &Events” sh.p.k, (80% të aksioneve).

Biznesmeni ka shtuar se godinat ishin të amortizuara dhe ishte kërkuar kryerja e punimeve që nuk shtonin volum në ndërtim dhe për të cilat nuk ishte e nevojshme leja e ndërtimit.

IMT rrëzon Takaj

Në kuadër të hetimit paraprak, është administruar në cilësinë e provës dokumentare “akti i konstatimit” nr.9, datë 14.08.2025 i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Durrës.

Në atë akt thuhet se ndërtimi është kryer pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Inspektorët Ndërtimorë kanë vlerësuar se “ndërtimi i kryer ka një sipërfaqe totale prej 1630m², i realizuar me konstruksione betoni dhe hekuri, si dhe me panele sanduiç metalike. Ky ndërtim, me destinacion biznesi dhe përfitimi, se është kryer pa dokumentacion të vlefshëm ligjor dhe pa lejen përkatëse të ndërtimit”.

Me këtë akt-konstatimi në dorë, oficerët e Policisë së Durrësit kanë vepruar me arrestimin në flagrancë të inxhinierit S.D, nën dyshimet se ka konsumuar veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, për qëllime përfitimi, parashikuar nga neni 199/a, paragrafi 3 i Kodit Penal.

/Boldnews.al/

Tags: Ardian TakajMelia
Previous Post

Çmimi Nobel në Mjekësi, ja kush janë 3 shkencëtarët fitues

Next Post

Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin/ Avokati: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

Next Post
Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin/ Avokati: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin/ Avokati: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al