Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Erion Alibej rrëfen vrasjet – Dëshmia në gjykatë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Erion Alibej rrëfen vrasjet  – Dëshmia në gjykatë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë dëshminë e tij për dy vrasje të ndodhura në vitin 2020, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, pjesë e dosjes kriminale të njohur si “Plumbi i Artë”.

Alibej ka treguar se për Ramazanin kishte marrë informacione nga shumë persona dhe se viktima ishte shumë e afërt me figura të njohura kriminale si Talo Çela dhe Miakel Qosja.

Sipas tij, Ramazani ishte i mbajtur nën vëzhgim deri në momentin e ekzekutimit, duke përdorur komunikime në aplikacionin Sky Ecc dhe mbështetje nga bashkëpunëtorë të tjerë.

Sa i përket vrasjes së Regis Runajt, Alibej ka treguar se ka konsultuar Nuredin Dumanin për mënyrën e ekzekutimit, i cili do të kryhej nga Xhuljan Hoxha me thikë, për të shmangur zhurmën dhe për të mos tërhequr vëmendjen. Ai ka sqaruar se urdhrin për vrasjen e Runajt e ka dhënë vetë, duke marrë miratimin nga Dumani.

“Nuk është që kishte një plan konkret. Emiljano Ramazani ka qenë njeri shumë i afërt i Talo Çelës, Mikael Qoses. Ka qenë njeri aktiv dhe unë kisha informacione pafund për Emiljano Ramazanin. Informacionet i merrja në rrugë te ndryshme, nga njerëz të ndryshëm. Ardjan Ccollaku, Xhuljan Hoxha më jepnin informacion si dhe shumë persona të tjerë. Kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën që të shkonte ta ruante te palestra se rrinte shumë kohë në palestër. Emiljano Ramazani ka qenë gjithë kohën në vëzhgim deri kur u bë ekzekutimi. Unë dhe Xhuljano komunikonim në aplikacionin Sky Ecc.

Regis Runaj e njihja si informator dhe njeri shumë të afërt të vëllezërve Çopja, të Mikael Qoses. Njerëz që ishin ne vijimësi të krimeve që i kishin bërë familjarëve të mi. Për ekzekutimin e Regis Runaj , vendimin e kam diskutuar me Nuredinin. I dërgova dhe një mesazh Xhuljan Hoxhës, sepse ai më është vetëofruar për ekzekutimin e Regisit. Urdhrin për ekzekutimin e Regis Runaj e dhashë unë duke marrë dhe mendimin e Nuredin Dumanit, komunikonim bashkë”, tha Erjon Alibej.

Ndërhyn Xhuljan Hoxha: Kush e dha urdhrin ti apo Nuredini?

“E shpjegova njëherë. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit komunikova me Nuredinin. Xhuljan Hoxha do kryente vrasjen e Regis Runaj. Kur morëm OK për ekzekutimin e Regis Runaj, i thash mundohu ta bësh me thikë mos të bëhej zhurmë. Dhe kështu veproi. Nuk e kam ndihmuar Xhuljan Hoxhën me sende për të kryer vrasjen, ai u dakordësua direkt. Ekzekutimin e Regis Runaj e mora vesh në radio, ose ma komunikoi Xhuljano nuk më kujtohet mirë. Xhuljano Hoxhën e takova dy ditë pas vrasjes, sepse ai atë natë iku me familjen në plazh. Ai u paraqit në komisariat, pasi doli nga aty u takuam. Me shpjegoi pjesën e ekzekutimit se si kishte ndodh. Më tha që kur më kane marrë në pyetje ishte aty edhe motra e Regisit. Më tha që motra e Regisit i kishte thënë ke te fala nga Mikaeli. Më tha që shkoi për makinën e tij te një garazh që kishte babi i tij te varrezat, kishte vesh kominoshe dhe kishte dal nëpër ferra dhe kanale dhe aty me thotë kishte pritur Regisin se e dinte qe do vinte. Kur del Regisi, dal nga ferrat më thotë dhe e masakroj. Më thotë qe ishte me njerez te tjerë dhe se e masakroi, sepse të tjerët ikën më vrap“, deklaroi Alibej.

Previous Post

Vendet myslimane dhe fuqitë evropiane e mbështetin planin e Trumpit për Gazën

Next Post

Incidentet e armatosura në kufi me Malin e Zi, Kosova njofton nisjen e hetimeve

Next Post
Incidentet e armatosura në kufi me Malin e Zi, Kosova njofton nisjen e hetimeve

Incidentet e armatosura në kufi me Malin e Zi, Kosova njofton nisjen e hetimeve

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al