Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pasojat që sjellin frutat me pesticide

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Pasojat që sjellin frutat me pesticide
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rrush i kuq dhe pjeshka greke, që rezultoi e ngarkuar me pesticide, shkakton probleme të mëdha shëndetësore.

Sipas analizave laboratorike, rrushi kishte mbi normë të preparatit bujqësor fungicid, që fermerët e përdorin kundër kalbëzimit.

Ndërsa pjeshka rezultoi e spërkatur me helmin e ndaluar, phosmet, insekticid ky që përdoret për të luftuar dëmtuesit e frutit.

Ende nuk është e qartë se sa është sasia që kanë konsumuar qytetarët shqiptarë nga 18 ton fruta të rrezikshme që u futën në vendin tonë para disa javësh.

Pjeshka greke jo vetëm që është helmuese për trupin e njeriut, por mbi të gjitha ajo sjell efekte të rënda kronike.

Phosmet u hoq nga qarkullimi i BE-së në vitin 2021, sepse ai konsiderohej si kimikati që zhvillon sëmundjet tumorale.

“Efekti kronik është kancerogjen, është neurotoksik, jep çrregullime hormonale, jep probleme të stomakut dhe shkatërron mëlçinë në mënyrë të pakuptueshme, dhe mund të jetë për shkak të pesticideve që gjenden në këto ushqime”, thotë mjekja.

Rrushi i kuq nga Greqia u ble nga tregtarët për shkak se konsumatorët refuzonin prodhimin vendas, me bindjen se prodhimet e fermerëve europianë janë më të shëndetshme se ato vendase. Por e vërteta qëndron ndryshe.

Edhe rrushi i importuar nga Greqia është rritur nën efektin e pesticidit propamocarb, i cili cilësohet si një nga ilaçet me karencën më të gjatë në treg, pasi ai kërkon 28 ditë të shpërbëhet.

Efekti i tij është shkatërrimi i biomës së zorrëve, dhe një pacient që nuk ka një zorrë funksionale shoqërohet edhe me sëmundje të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni. Por fungicidi propamocarb nuk dëmton vetëm sistemin nervor, por sjell edhe probleme hormonale.

“Nëse do të flasim që në moshë të vogël, 8-9 muaj, lëngun e pjeshkës dhe të fëmijës, ky fëmijë do të ketë çrregullime hormonale, që do të thotë mund të ketë një pjekuri të hershme, një cikël më të shpejtë menstrual që e shohim te femrat e sotme, dhe një zhvillim trupor më të hershëm, ku vajzat 10-vjeçare duken sikur janë tek njëzetat. Dhe nëse krahasojmë brezin tim me atë që është sot, ka një diferencë të theksuar zhvillimi, dhe kjo vjen si pasojë e të ushqyeri”, shton mjekja.

Ngarkesa me fruta të rrezikshme u bllokua nga AKU, të cilët kanë asgjesuar vetëm një sasi të vogël në krahasim me atë që ka hyrë në tregun shqiptar./TopChannel

Previous Post

Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident

Next Post

Shenjat e fshehura që martesa juaj mund të jetë duke shkuar drejt divorcit

Next Post
Shenjat e fshehura që martesa juaj mund të jetë duke shkuar drejt divorcit

Shenjat e fshehura që martesa juaj mund të jetë duke shkuar drejt divorcit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga Anglia drejt Tiranës, diaspora niset me autokolonë për protestën e 12 shtatorit

Nga Anglia drejt Tiranës, diaspora niset me autokolonë për protestën e 12 shtatorit

September 7, 2026
Situata e zjarreve/ Shkodra në alarm, dhjetëra vatra aktive në disa qarqe të vendit

Situata e zjarreve/ Shkodra në alarm, dhjetëra vatra aktive në disa qarqe të vendit

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al