Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, popullsia e vendit u zvogëlua me -1.15%, duke reflektuar presionin e dyfishtë të emigracionit dhe të normave të ulëta të lindshmërisë. Ky zhvillim po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës dhe perspektivën afatgjatë të ekonomisë shqiptare.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2%, krahasuar me 1 Janar 2024.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë: Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje; Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.

Ndërsa Censi i vitit 2023 zbuloi se në një dekadë, popullsia e vendi është tkurrur me rreth 400 mijë persona, duke mbajtur rekord në Europë për reduktimin e popullatës në 10 vitet e fundit.

Ndërkohë, Kosova kryeson listën botërore për rënien më të fortë të popullsisë, me një tkurrje rekord prej -9.69% në vitin 2024. Emigracioni masiv, sidomos i të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian, po e kthen këtë fenomen në një sfidë serioze demografike dhe ekonomike për vendin.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 42 vende dhe territore po tkurren aktualisht, me disa prej tyre që përjetojnë rënie më të shpejta se të tjerat. Në këtë infografikë, paraqiten zonat ku po ndodhin tkurrjet më të shpejta, sipas të dhënave të vitit 2024.

Nga ana tjetër popullsia e përgjithshme e botës vazhdon të rritet me një normë mesatare prej 1%.

Europa Lindore kryeson në rënien e popullsisë
Një pjesë e konsiderueshme e vendeve në tkurrje ndodhen në Europën Lindore, ku Kosova, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut po përjetojnë rëniet më të thella.

Një arsye kryesore për këtë prirje është emigracioni, akti i largimit nga vendi i origjinës për t’u vendosur në një tjetër.

Europa Lindore ka përjetuar norma të larta emigracioni gjatë dekadave të fundit për shkak të hendekut të pagave me Europën Perëndimore, si dhe integrimit në BE (që krijon një rrugë ligjore për lëvizjen e fuqisë punëtore).

Ekonomitë e mëdha i bashkohen listës
Një prirje tjetër interesante është përfshirja e ekonomive të mëdha si Gjermania, Japonia, Kina dhe Italia. Edhe pse rëniet e tyre janë të moderuara, madhësia e këtyre vendeve bën që ndryshimi demografik të ketë pasoja të gjera globale.

Qeveritë po marrin masa për të rritur normat e lindshmërisë, por është ende herët për të gjykuar efektivitetin e tyre.

Në Japoni, për shembull, qeveria ka krijuar Agjencinë e Fëmijëve dhe Familjeve, një strukturë e re administrative që mbikëqyr çështje si mirëqenia e fëmijëve dhe aksesin në çerdhe. Ndërkohë, në Kinë, qeveria ka zbatuar një subvencion kombëtar prej 3,600 juanësh (rreth 500 dollarë) në vit për çdo fëmijë nën moshën tre vjeç./Monitor

Previous Post

Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti do negociojnë me partitë opozitare për emrin e kandidatit

Next Post

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK godet grupin kriminal: Ekzekutuan për 50 mijë euro

Next Post
Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK godet grupin kriminal: Ekzekutuan për 50 mijë euro

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK godet grupin kriminal: Ekzekutuan për 50 mijë euro

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

October 22, 2026
SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al