Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shëndetësia në pikë të hallit/ Rama flet si nga planet tjetër: Do e rregullojmë me inteligjencë artificiale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Shëndetësia në pikë të hallit/ Rama flet si nga planet tjetër: Do e rregullojmë me inteligjencë artificiale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, Kryeministri Edi Rama bëri një sërë premtimesh, duke folur për transformimin e sistemit shëndetësor. Ai theksoi “arritjet” e mandateve të kaluara dhe paralajmëroi se në mandatin e katërt do të fusë Inteligjencën Artificiale (IA) në spitale.

Rama deklaroi se janë në diskutime për një partneritet strategjik me një kompani të njohur ndërkombëtare në fushën e IA-së për shëndetësinë. “Janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështetemi, si krijimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i aleancave me ekselencat ndërkombëtare dhe futja me përparësi e inteligjencës artificiale në sistemin tonë shëndetësor,” tha Rama.

Por, ndërsa shefi i qeverisë bën premtime futuristike, realiteti në sistemin shëndetësor publik paraqet një panoramë krejt tjetër. Shqipëria përballet me probleme strukturore dhe financiare që e lënë shpeshherë në pikë të hallit shëndetësinë publike.

Spitalet: Mungesë, korrupsion dhe kushte skandaloze

Përtej fasadave të propagandës, spitalet publike vuajnë nga një sërë problemesh serioze që ndikojnë direkt te jeta e pacientëve:

  • Mungesa e mjekëve dhe infermierëve: Burimet njerëzore në shëndetësi janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, me një përqendrim të madh të mjekëve specialistë në Tiranë. Spitalet bashkiake dhe rajonale e kanë të vështirë të ofrojnë shërbime bazike, duke detyruar pacientët të udhëtojnë drejt Tiranës ose të kërkojnë ndihmë jashtë vendit. Sipas të dhënave, raporti mjekë për 1000 banorë në Shqipëri është vetëm 1.2, një shifër shumë e ulët krahasuar me vendet e tjera europiane. Eksodi i bluzave të bardha, nga ana tjetër nuk po ndalet! Një raport i fundit i OBSH pohoi se emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.
  • Vonesa dhe mungesa e autoambulancave: Ndërsa Rama flet për inteligjencë, në terren ka raportime për raste kur jeta e një fëmije rrezikohet pasi nuk ka ambulancë në spitalet e rretheve për ta transportuar atë në Tiranë. Infrastruktura e autoambulancave dhe shërbimi i urgjencës shpesh dështojnë të ofrojnë shërbimin në kohë, duke vënë në rrezik serioz jetën e pacientëve.
  • Korrupsioni dhe shërbimet private: Pavarësisht sloganit “shëndetësi falas”, qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë një pjesë të madhe të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi. Korrupsioni është një fenomen i përhapur, ku pacientët detyrohen të paguajnë ryshfet për të marrë një shërbim bazik. Ky fenomen inkurajon shërbimin e dyfishtë të mjekëve në spitale publike dhe klinika private, duke i detyruar shpesh pacientët të shkojnë në këto të fundit për të marrë një shërbim cilësor.

Një dallim i madh mes fjalëve dhe realitetit

Premtimi i Ramës për futjen e inteligjencës artificiale në një sistem shëndetësor që vuan nga mungesa e mjeteve bazë dhe nga korrupsioni duket si një tjetër “show”. Pa zgjidhje për problemet themelore, si mungesa e infrastrukturës, pajisjeve, personelit të specializuar, dhe lufta ndaj korrupsionit, teknologjia e avancuar mbetet vetëm një fasadë propagandistike. Ndërsa qeveria flet për “transformim”, realiteti i përditshëm i qytetarëve me kushte të vështira në spitale dhe shërbime joefikase mbetet një tregues i qartë i dështimeve të sistemit.

/Gijotina.com/

Previous Post

Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini: Ishin të prishura

Next Post

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani Hotit, vdesin babë e bir/ EMRAT

Next Post
Tiranë/ Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, vdes punëtori 66-vjeçar

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani Hotit, vdesin babë e bir/ EMRAT

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

October 20, 2026
Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al