Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nishan. Ata që dikur qeveria i shiste si krenarinë e qiellit të Shqipërisë, tashmë nuk duken asgjëkundi. Arsyeja është se kompanitë që ja kishin dhënë ato më qira Air Albanias i kanë tërhequr avionët mbrapsht për shkak të mos pagesës së qirasë.

Si rezultat, tashmë “Air Albania” ka përfunduar me avion pa logo apo simbol të Shqipërisë. Avioni i vetëm i kompanisë flamur, që duket në qarkullim, mban logon “Dana Air”, kompanisë që ja ka dhënë atë me qira “Air Albania-s”.

Dhe tashmë ky është thelbi i modelit të biznesit të “Air Albania-s”. Avionët merren me qira, bëjnë disa rrugë dhe zhduken sërish për shkak se tërhiqen mbrapsht nga kompanitë qiradhënëse, pasi nuk paguhen. Aq shpesh vijnë e ikin avionët e “Air Albania-s” saqë kompanisë nuk po i del më koha as t’u stampojë logon e saj dhe simbolet e Shqipërisë.

Dy javë më parë, Kapitali publikoi lajmin se kompania flamur e Shqipërisë është paditur në një gjykatë britanike nga kompania amerikane “Gat Aircraft and Engine Leasing Limited” për shkelje të kontratave të qirasë për dy avionë të tipit A320-200.

“Gat Aircraft and Engine Leasing Limited, degë e GA Telesis”, e ka paraqitur padinë më 1 gusht në gjykatën britanike duke pretenduar se transportuesi kombëtar shqiptar ndaloi së paguari qiratë për dy avionët, respektivisht avionin ZA-ASM (msn 3676) dhe atë ZA-MMK (msn 4934), në mars 2025. GA Telesis gjithashtu pretendon se linja ajrore ka shkelur detyrimet e tjera ndaj palëve të treta, përfshirë Eurocontrol. Kjo e shtyu qiradhënësin të ndërpresë kontratat e qirasë.

Kompania amerikane tha se i bëri një kërkesë zyrtare “Turkish Airlines”, si garantues sipas marrëveshjes së qirasë së Air Albania, për pagesën e qirave të papaguara më 14 korrik, të cilën kompania turke refuzoi ta respektonte.

/Kapitali.al

Tags: Air Albania
Previous Post

Policia sqaron incidentin në Elbasan: Gardisti i SPAK-ut me armë përballë efektivit

Next Post

Aksident në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Next Post
Aksident në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

October 19, 2026
Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al