Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në 8 Shtator të këtij viti, kompania “Ergi” shpk fitoi një tender me fond limit 1.4 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit elektrik të periferisë së Elbasanit, një procedurë e zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i drejtuar nga Blendian Dalipi.

Tenderi i radhës është pjesë e “traditës” së krijuar tashmë nga shoqëria private në pronësi të Nuri Ballës, i cili fiton procedurat në mungesë të një gare reale.

Në tenderin 1.4 milionë euro, “Ergi” shpk kishte ofertën e tretë më të lartë, mes katër operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. Nuri Balla fitoi procedurën, pasi Operatori i Sistemit të Shpërndarjes skualifikoi dy kompani me ofertën më të ulët.

Në foto: Tenderi 1.4 mln euro i OSSH për “Ergi” shpk

Procedura e OSSH-së shënoi “rikthimin” e “Ergi” shpk në listën e fituesve të tenderave mbi 1 milionë euro, vetëm dy muaj pasi zyrat e saj ishin objekt i kontrollit nga Prokuroria e Elbasanit, në vijim të një hetimi të nisur për abuzime të mundshme financiare në kompaninë publike të menaxhimit të mbetjeve, “Eco-Elb”.

Shoqëria e Nuri Ballës ka pasur një raport shumë të ngushtë financiar me “Eco-Elb”-in e administruar nga Leli Kaja. Bashkëpunimi i tyre është përfshirë në listën e dyshimeve të prokurorëve. Këto dyshime nuk janë pa bazë.

Binomi multimilionësh “Ergi-Eco Elb”

Shoqëria publike e menaxhimit të mbletjeve në Elbasan, “Eco-Elb” u krijua në fund  të vitit 2021, me aksionerë shtatë bashkitë e qarkut, pasi landfilli u mor nën administrim nga kompania koncesionare “Albtek Energy” e Stela Gugalljas.

Kompania e re kishte nevojë për shërbime të kontraktuara, me qëllim përpunimin e mbetjeve me makineri të rënda.

Në tre vjet rresht, 2022-2024, “Eco-Elb” e drejtuar nga Kaja, shpalli fitues shoqërinë “Ergi” shpk të Nuri Ballës. Në secilin rast, fondi limit i tenderit ishte rreth 500 mijë dhe, po në secilin rast, kompania e Nuri Ballës u shpall fituese pa garë.

Në foto: Nuri Balla, pronar i “Eco-Elb”

Situata me elementë monopoli ra në sytë e prokurorëve të Elbasanit. Në objektin e hetimit, të nisur në vitin 2023 për “ndotje të ambjentit”, ata shtuan edhe “shpërdorimin e detyrës”, rreth pranverës së vitit 2025.

Ky zhvillim nga Prokuroria duket se ka shqetësuar binomin “Ergi-Eco Elb”. Të paktën, kjo ide krijohet, referuar zhvillimeve të mëvonshme mes kompanisë publike dhe asaj private.

Si u “nda” binomi Kaja-Balla

Në Prill 2025, kompania publike “Eco-Elb” zhvillon tenderin e radhës “Shërbim Menaxhim Mbetjesh Urbane me Mjete të Rënda”, me fond limit mbi 500 mijë euro. Ishte koha kur Prokuroria e Elbasanit ende nuk kishte zbuluar publikisht se po hetonte edhe mbi dyshimet për abuzime financiare tek shoqëria menaxhuese e landfillit.

Këto të dhëna hetimore u zbuluan rreth muajit Maj të këtij viti, ndërkohë që tenderi i “Eco-Elb” ende ishte në zhvillim.

Në foto: Leli Kaja, administrator i kompanisë publike “Eco-Elb”

Në 2 qershor 2025, “Eco-Elb” publikun rezultatet e tenderit. Në garë kishin marrë pjesë 3 operatorë ekonomikë, mes të cilëve edhe “Ergi” shpk. Për herë të parë në katër vitet e ekzistencës së “Eco-Elb”, tenderi për menaxhimin e mbetjeve me makineri të rënda nuk u fitua nga kompania private e Nuri Ballës.

Ndërkohë që rezultati mund të konsiderohej edhe si një rutinë në procedurat tenderuese, ku fitues u shpall një kompani me ofertën më të ulët, ajo që ngre dyshimet mbi raportet “Ergi-Eco Elb” është një detaj, jo pak i rëndësishëm.

Shoqëria private e Nuri Ballës është skualifikuar nga ky tender, pasi, sipas autoritetit kontraktor, ajo nuk plotësonte kriteret e paracaktuara.

Nga shqyrtimi i dokumentave të tenderit rezultoi se “Ergi” shpk nuk ka plotësuar kushtin që “të paraqesë dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit, në një vlerë jo më të vogël  se vogël  se 50 % të vlerës së përllogaritur të kontratës”

Sipas “Eco-Elb” të Leli Kajës, kompania private e Nuri Ballës duhej që “për përvojën e mëparshme të realizuar me ente publike, Operatori ekonomik duhet të paraqesë Kontratën e nënshkruar me entin, të shoqëruar me  vërtetimin e lëshuar nga Enti Publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera dhe  afati i përfundimit të kontratës”.

Në foto: Arsyet e skualifikimit të “Ergi” shpk nga tenderi i “Eco-Elb”

“Ergi” shpk e Nuri Ballës e ka pasur shumë të thjeshtë që të plotësoj këtë kriter, pasi mjaftonte të dërgonte kontratat e tre viteve të fundit me “Eco-Elb” për të provuar punë të ngjashme.

Nga ana tjetër, “Eco-Elb” e ka pasur shumë të thjeshtë që të provojë aftësitë profesionale të “Ergi” shpk, mjaftonte që të nxirrte nga sirtarët e saj kontratat e tre viteve të fundit (2022-2024) për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve me makineri të rënda, të nënshkruara me kompaninë e Nuri Ballës.

Por, “harresa” e Ballës për të dorëzuar dokumenta dhe “neglizhenca” e Leli Kajës për të kontrolluar dosjet në zyrën e tij, shkon në favor të dyshimit se “binomi” ka gjetur një mënyrë “formale-ligjore” për të shkëputur raportet mes tyre, nën dritën e hetimeve të nisura nga Prokuroria e Elbasanit.

/Boldnews.al/

Tags: Blendian DalipiEco-Elbergi shpkhetimeLeli KajaNuri BallaOSSHtender
Previous Post

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

Next Post

Helmimi i të miturave nga karamelet me kanabis/ Korçë, 3-vjeçarja del nga intubimi

Next Post
Helmimi i të miturave nga karamelet me kanabis/ Korçë, 3-vjeçarja del nga intubimi

Helmimi i të miturave nga karamelet me kanabis/ Korçë, 3-vjeçarja del nga intubimi

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al