Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jep 6 300 euro për t’u punësuar në Gjermani, por mjekja mbetet pa punë dhe pa para

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Jep 6 300 euro për t’u punësuar në Gjermani, por mjekja mbetet pa punë dhe pa para
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Stop” shkoi në Vlorë në Agjencinë e Ndërmjetësimit dhe punësimit “FZAD”, me administratore Kaltra Toti. Një mjeke nga Tirana, tregon se sapo u diplomua dhe u punësua në Berat, aplikoi në këtë agjenci për punë në Gjermani dhe për këtë shërbim pagoi 6.300 euro. Mjekja priti dy vjet dhe intervista nuk e bë e paratë nuk u kthyen.

Në kontratën e firmosur mes palëve, thuhej se nëse aplikanti nuk merr përgjigje për një vit, atëherë i kthehen paratë. E reja disponon edhe të gjithë komunikimin dhe faturat e bankës për pretendimet e saj. Kur ajo e kërcënon Kaltrën me denoncim në polici, kjo e fundit i kthen 3.300 euro duke i premtuar më vonë pjesën tjetër.

Mjekja: Alo?

Administratorja Kaltra Toti: Alo? Mirëmëngjesi, Imelda!

Mjekja: E bëre pagesën?

dministratorja Kaltra Toti: Jo, jo! Nuk e bëra akoma, sepse kjo tani po vete në bankë që t’i hedhë lekët, se është me fëmijë të vogël, edhe do m’i hedhë mua, unë do t’i tërheq. Vjen dot pasdite në Vlorë?

Mjekja: Për të marrë lekët?

Administratorja Kaltra Toti: Po, që të marrësh lekët dhe të flasim si njerëz.

Mjekja: Jo, për të folur s’kemi çfarë flasim! Po lekët do m’i japësh të gjitha kur të vij në Vlorë?

Administratorja Kaltra Toti: Po do t’i jap, kur të vish, o Imelda. Tani, ajo po vete, po i hedh në bankë. Unë do t’i tërheq dhe do t’i jap ty pastaj, kur të vish!

Mjekja: Ok në rregull! Ama, në qoftë se unë vij në Vlorë, edhe nuk më jep sikur edhe një qindarkë, siç ma bëre herën e fundit, unë që sot Kaltra do të denoncoj!

Administratorja Kaltra Toti: Absolutisht!

Mjekja: Por do të denoncoj në Vlorë, do të denoncoj edhe në Tiranë, biles edhe mediatikisht si rast! Dua të më japësh 3.300 euro, edhe dokumentet. Urgjent, t’i thuash asaj zonjës, të më dërgojë dokumentat.

Por prej disa muajsh, sërish e gënjen. Pas mjekes, me Kaltra Totin, komunikon gazetarja e “Stop”  dhe Kaltra detyrohet më në fund të kthejë shumën e mbetur të parave.

Gazetarja: Përshëndetje! Me znj. Kaltra Toti flas?

Administratorja Kaltra Toti: Po!

Gazetarja: Unë jam Odeta Gjevori, gazetare nga emisioni “Stop”.

Administratorja Kaltra Toti: Po!

Gazetarja: Te emisioni ynë ka ardhur Imelda, mjekja e cila është mashtruar nga ju, për sa i përket një kontrate që ka bërë me ju para një viti.

Administratorja Kaltra Toti: Odeta, unë të falënderoj që po më merr, por unë e kam kthyer detyrimin tek Imelda.

Gazetarja: Edhe njëherë, ti nuk e ke kthyer detyrimin sepse detyrimi është 6.300 euro.

Administratorja Kaltra Toti: Imeldës i janë kthyer 4 mijë euro. Sot do t’i kthehet edhe pjesa e fundit.

Mjekja: Më duhen edhe dokumentet sepse dokumentet kanë një vlerë goxha për mua. Dokumentet i dua të papërkthyera, të panoterizuara.

Administratorja Kaltra Toti: Dokumentet t’i dërgon përkthyesja se dokumentët janë në Gjermani.

Mjekja: Mua më duhen urgjent sepse më duhet një muaj tjetër që të nxjerr dokumentet, ndërkohë që unë vetë e sigurova një kontratë dhe më dueht të regjistrohem për provimin em atë kontratë që kam siguruar. Pra më duhen dokumentet! Ti e di këtë punë shumë mirë se ta kam thënë që në maj!

Administratorja Kaltra Toti: Unë kam folur dje me përkthyesen dhe përkthyesja tha, që nëqoftëse Imelda kërkon dokumentat, do t’ia nis direkt me postë. i dërgon menjëherë ajo posta, Imelda. Bën 60 euro, do ta paguaj unë edhe postën. Por t’ia nis tani asaj edhe lekët e postës, edhe të dërgoj dokumentat. Tani unë më shumë se kaq, nuk mund të bëj!

Previous Post

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

Next Post

Hapet java kulturore saudite në Shqipëri! Një festë e artit, kulturës dhe bashkëpunimit

Next Post
Hapet java kulturore saudite në Shqipëri! Një festë e artit, kulturës dhe bashkëpunimit

Hapet java kulturore saudite në Shqipëri! Një festë e artit, kulturës dhe bashkëpunimit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al