Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpopullim me ritme të larta, bie ndjeshëm numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shpopullim me ritme të larta, bie ndjeshëm numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, duke reflektuar realitetin demografik dhe social të vendit.

Në vitin 2014 në kopshtet e vendit ishin të regjistruar mbi 82 mijë fëmijë, ndërsa në vitin 2024 ky numër ka rënë në rreth 66 mijë. Rënia është e dukshme dhe shpjegon shumë për transformimet që po kalon shoqëria shqiptare.

Ajo që bie më shumë në sy është boshatisja e fshatrave. Në vitin 2014-të në kopshtet rurale frekuentonin mbi 38 mijë fëmijë, ndërsa sot janë vetëm rreth 22 mijë. Pra, në një dekadë fshati ka humbur pothuaj gjysmën e vogëlushëve që dikur mbushnin klasat parashkollore. Ky fenomen lidhet ngushtë me emigrimin, lëvizjen e familjeve drejt qyteteve, por edhe plakjen e popullsisë në zonat rurale.

Ndryshe është panorama në qytete referuar INSTAT. Që nga viti 2014-të e deri më sot, numri i fëmijëve në kopshtet urbane ka mbetur pothuaj i pandryshuar, madje vitet e fundit shfaqet një tendencë pozitive. Nga 44 mijë fëmijë në vitin 2014-të, sot numri është 43,935, duke treguar se qytetet kanë ruajtur stabilitetin e tyre. Ndërkohë, nëse mbetemi tek ndryshimi vjetor nga viti 2023 në vitin 2024, numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte në qytet rezulton me rritje.

Kjo tablo e dyfishtë sjell një mesazh të qartë. Ndërsa fshati po përjeton një rënie dramatike të fëmijëve dhe, rrjedhimisht, të jetës sociale, qytetet po e mbajnë gjallë sistemin parashkollor dhe po tregojnë vitalitet. Është një kontrast që shfaq qartë realitetin e Shqipërisë së sotme, një vend që po boshatis zonat rurale.

Përtej sfidës që paraqet kjo situatë, ka edhe një anë pozitive, qytetet po arrijnë të ofrojnë stabilitet. Ky është një tregues se investimi në edukimin e hershëm urban ka dhënë rezultat dhe mund të jetë një bazë e fortë për të ardhmen.

/scantv.al

Previous Post

Dhoma e Avokatisë Vlorë thirrje KLGJ-së: Gjykatat e Apelit në kolaps, qytetarët presin me vite për një vendim

Next Post

Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet më 23 shtator

Next Post
Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet më 23 shtator

Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet më 23 shtator

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

October 22, 2026
Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al