Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas!

Në FOTO: CEO i CVMR Kamran M. Khozan/ Kryeministri Edi Rama/ Theodhor Laci

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar dhënien e statusit “Investim/Investitor Strategjik – Procedurë e Veçantë” për projektin “TEDA Prrenjas”, të propozuar nga kompania kanadeze “CVMR Albania” sh.p.k.

Projekti në fjalë është në sektorët e industrisë duke parashikuar një vlerë totale investimi prej 205 milionë dollar.

Por çfarë përfaqëson në fakt projekti i strategjikëve “CVMR Albania” sh.p.k sipas të dhënave të raportuara në vendimet që ka marrë Komiteti?

Ky projekt parashikon ndërtimin e një rafinerie për përpunimin e nikelit dhe një fabrike tullash në Bashkinë Prrenjas, me një sipërfaqe zhvillimi prej 5 hektarësh.

Rafineria për përpunimin e nikelit në Shqipëri do të sigurojë një kapacitet të prodhimit të hekur-nikelit të papërpunuar deri në 10,000 ton të shfrytëzueshëm në vit.

Kompania ka blerë një pronë prej 50 hektarësh të përcaktuar si Zonë e Lirë Industriale, për të ndërtuar fazën e parë të dy rafinerive të nikelit dhe hekurit të klasit botëror në formë modulare, bazuar në metalurgjinë e avullit të patentuar të CVMR , me aftësinë për ta zgjeruar fazën e parë të operimit trefish.

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik,

VoxNews ka siguruar imazhet e 50 hektar truall në Prrenjas

Faza e parë do të prodhojë 10,000 ton në vit pluhura nikeli dhe hekuri me pastërti të lartë dhe nano pluhura.

Pjesë e rafinerisë do jenë linjat e përpunimit paraprak dhe ndarjes mekanike me magnet.

Gjithashtu synohet edhe ndërtimi i një fabrikë tullash të plota me kapacitet 300 milion tulla në vit, e cila do të përdorë si lëndë të parë mbetjet nga përpunimi fillestar i hekur nikelit bruto.

Vlera e investimit të projektit të investimit “TEDA Prrenjas” parashikohet të jetë 205 milionë Euro dhe pritet të punësojë 600 punonjës.

Projekti do të zbatohet nga kompania kanadeze CVMR  e cila planifikon të vendosë në funksionim impiantet dhe të fillojë prodhimin në fund të vitit 2026.

Takimet me Ramën dhe Ballukun:

Vetë Korporata CVMR  ka njoftuar se me  4 prill 2025, dega e saj CVMR (Shqipëri) mori një licencë nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për të ngritur rafinerinë e parë të nikelit në Shqipëri.

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik,

Sipas CVMR ky moment erdhi pas takimit me Kryeministrin Rama, zëvendëskryeministren Balluku, dhe Kryetarin e Bashkisë së Prrenjasit.

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik,

Kamran M. Khozan/ Edi Rama/ Theodhor Laci

Sipas tyre fabrikat CVMR në Shqipëri do të prodhojnë produkte nikeli dhe hekuri, të tilla si pluhura nikeli, nanoplura, forma komplekse rrjetash për përdorim në industrinë e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, superlidhje, pluhura nikeli dhe hekuri të përdorura posaçërisht në printimin 3D dhe prodhimin e pjesëve të makinave, pjesëve të kompjuterëve, pjesëve elektronike, kallëpeve dhe veglave, komponentëve të baterive të automjeteve elektrike dhe instrumenteve mjekësore.

Ish-Këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik:

Aksioneri dhe administratori i “CVMR Albania“, Theodor Laci kryeson Bursën Shqiptare të Metaleve.

Laci ka mbi 30 vjet përvojë udhëheqëse në sektorët e Infrastrukturës, Kujdesit Shëndetësor, Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në Ballkanin Perëndimor.

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik,

Theodor Laci 

Nga viti 2010 deri në vitin 2018, ai shërbeu si Këshilltar i Lartë brenda Qeverisë Shqiptare, duke punuar si me Ministrin e Shëndetësisë ashtu edhe me Ministrin e Financave.

Sekuestrimi “CVMR Albania” nga përmbaruesit:

Në dokumetat e siguruara nga VoxNews,  me datë 18.08.2025, me anë të urdhrit Nr.630 Prot., leshuar nga Zyra e Permbarimit Privat “TIRANA BAILIFF S” SHPK, u urdhërua: “Vendosja e mases se sekuestros konservative ne aktivet/kuotat qe zoteron pala debitore, shoqeria CVMR Albania SHPK, me NUIS (NIPT) – M42224017C.

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik,

Dokumenti i sekuestros

Ky projekt do t’i mundësojë Shqipërisë të shmangë varësinë nga tregjet e lëndëve të para të nikelit dhe hekurit dhe luhatjet ciklike të çmimeve të tyre.

Sipas vendimit, projekti ndahet në dy faza, përkatësisht atë të ndërtimit të infrastrukturës ndërtimore e më pas implementimin e moduleve dhe lidhjen me infrastrukturën ekzistuese.

Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” i jepet projektit të investimit “TEDA Prrenjas” për një periudhë 3- vjeçare.

/Vox News/

Tags: CVMRCVMR Albaniaedi ramainvestitor strategjikKamran M. KhozanTEDA PrrenjasTheodhor Laci
Previous Post

Gllabëruesi i tenderave të AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK – Detajet

Next Post

Dumanit i përfundon mandati, KLP hap garën për kreun e ri të SPAK

Next Post
Dumanit i përfundon mandati, KLP hap garën për kreun e ri të SPAK

Dumanit i përfundon mandati, KLP hap garën për kreun e ri të SPAK

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al