Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
UKT lë pa ujë ambasadorin e BE
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rezidenca e ambasadorit të Bashkimit Europian dhe ambasadave të shteteve të Spanjës, Austrisë, Greqisë, Suedisë, Rusisë, Japonisë, Katarit dhe disa të tjera furnizohen nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e Bashkisë së Tiranës vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë.

Prej disa muajsh, ambasadorët dhe familjet e tyre po vuajnë si asnjëherë tjetër më parë mungesën ekstreme të ujit në rezidencat e tyre.

Në disa prej tyre ndodh që uji shkon vetëm një herë në 2 ditë apo një herë në 3 ditë.

UKT deklaron se këtyre vilave u takon vetëm 1 metër kub ujë në ditë, një sasi kjo tejet minimale dhe e pamundur për të përballuar jetesën në një vilë.

Edhe pse ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve deklaron se nuk u takon më shumë se 1 metër kub ujë në ditë, as kjo sasi nuk furnizohet.

Kompleksi i vilave ku janë vendosur këto seli diplomatike përbëhet nga 155 të tilla, ndërkohë që sasia e ujit që furnizohet është vetëm 110 metër kub, në një interval kohor prej vetëm 1 orë e 30 minuta.

Pasi po vuajnë prej më shumë se 3 muajsh mungesën e ujit, stafi i rezidencës së ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë i është drejtuar edhe me shkrim ndërmarrjes UKT për të kërkuar furnizim me ujë.

Por ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kthen përgjigjen standarde më datë 4 shtator se “po merren masa për përmirësimin e situatës”.

Edhe pas kësaj përgjigjeje, kur shkuam pranë rezidencave të këtyre ambasadave, administratori i kompleksit na deklaroi se situata vazhdon të jetë e njëjtë, me mungesën e ujit dhe furnizimi është vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë.

Mungesa e skajshme e ujit në këto rezidenca ndodh për herë të parë në 10 vitet e fundit. Dhe UKT nuk jep asnjë shpjegim pse ndodh dhe asnjë zgjidhje për furnizimin në ditët në vazhdim, duke u shndërruar kështu në problem edhe për selitë diplomatike të vendosura në Tiranë, si asnjëherë më parë./tvklan

Previous Post

Shqipëria abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës

Next Post

I arrestuari për krime lufte në Kosovë dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve

Next Post
I arrestuari për krime lufte në Kosovë dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve

I arrestuari për krime lufte në Kosovë dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Specialja dënon për krimet lufte ish-krerët e UÇK-së, Prishtina shpërthen në revoltë: Jo fajtor në emër të popullit

Specialja dënon për krimet lufte ish-krerët e UÇK-së, Prishtina shpërthen në revoltë: Jo fajtor në emër të popullit

September 16, 2026
“Vendimi i sotëm, i papranueshëm”, Haradinaj: Do t’i mundim armiqtë të bashkuar

“Vendimi i sotëm, i papranueshëm”, Haradinaj: Do t’i mundim armiqtë të bashkuar

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al