Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Analiza/ Rama shpall “pushtet përgjithmonë” dhe cilëson “përrallë” rotacionin në demokraci

Kryeministri Edi Rama shpalli ambicien për të mbajtur pushtetin përgjithmonë ndërsa cilësoi si “përrallë” sugjerimet që në një vend demokratik, pushteti zakonisht ndryshon. Rama emëroi Ogerta Manastirlin “kryebashkiake e ardhshme” në Tiranë, sulmoi drejtësinë dhe shpalosi disa ide për reforma, duke injoruar shqetësimet vendëse dhe ndërkombëtare për shkeljet në standardet zgjedhore nga qeveria e tij.

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Analiza/ Rama shpall “pushtet përgjithmonë” dhe cilëson “përrallë” rotacionin në demokraci
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten kabinetin e ri qeveritar, premtoi reforma, u ankua për padrejtësi që i bëhen disa socialistëve, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ndërsa njoftoi se Veliaj do të shkarkohet formalisht me nismë të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak dhe emëroi pa dijeninë paraprake të saj, Ogerta Manastirlin për “kryebashkiake të Tiranës.”

Rama shpalli gjithashtu ambicien për të qeverisur Shqipërinë përgjithmonë ndërsa cilësoi si “përralla” sugjerimet se në vende demokratike, zakonisht qeverisja ndryshon.

Rama përdori alegori të karakterit ushtarak, si “llogore” për të përshkruar jetën politike të një socialisti, si dhe “artileri të rëndë” si alegori për sulmet që ai ka vendosur të mos i ndërmarrë kundër sistemit të drejtësisë.

Rama premtoi reformë zgjedhore duke sugjeruar se problemet e vendit me zgjedhjet lidhen me mosdepartitizimin e administrimit zgjedhor dhe me vonesat në shpalljen e rezultateve, ndërsa injoroi probleme më kyçe të vërejtura nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si abuzimi i qeverisë së tij me burimet shtetërore, presionet kundër votuesve apo kontrollin e mjeteve të informimit.

Rama përdori një gamë të gjerë epitetesh dhe alegorish për të sulmuar drejtësinë, duke përsëritur argumentet e dhëna prej tij më parë se prokurorët “i bëjnë presion” dëshmitarëve ndërsa premtoi se qasja e tij ndaj kësaj padrejtësie të supozuar që po i bëhet socialistëve do të jetë “durimi strategjik”. Ai cilësoi socialistët që janë përballur me drejtësinë deri tani “kavie eksperimentale e procesit të pavarësisë [së gjyqësorit]”.

Rama premtoi se do të riorganizojë kuvendin, do të propozojë uljen e numrit të deputetëve në 101 nga 140, gjë që kërkon reformë kushtetuese, si dhe “thellim të reformës” administrative dhe terriotriale të vitit 2015.

Niko Peleshi u shpall kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ndërsa Taulant Balla u caktua kryetar i grupit të Partisë Socialiste.

Kryeministri u ankua për sallën e seancave plenare dhe për shijen e mobilimit të Kryesisë së Kuvendit duke njoftuar planet për një sallë të re.

Rama bëri të qartë gjithashtu se nuk e kishte lajmëruar paraprakisht Manastirliun për kandidimin, një tregues tjetër që kandidimi i saj ka qenë zgjedhje e vetë Edi Ramës dhe jo e ndonjë strukture të Partisë Socialiste.

“Na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra”, deklaroi ai ndërsa ftoi ata që i cilësoi si “grupe demokrate” që t’i bashkohen qeverisjes së tij.

/reporter.al/

Previous Post

Kërkon lirimin nga burgu/ Erion Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë

Next Post

Kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

Next Post
Berisha paralajmëron protesta dhe revolta: Me Ramën nuk ka zgjedhje të ndershme

Kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026
Arrestohet në Spanjë 64-vjeçari shqiptar me 46 precedentë penal

Arrestohet në Spanjë 64-vjeçari shqiptar me 46 precedentë penal

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al