Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Vajza e Agron Llakajt, ‘reprezalje’ tek Metrologjia, kërkon dorëheqje në grup të punonjësve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ekskluzive/ Vajza e Agron Llakajt, ‘reprezalje’ tek Metrologjia, kërkon dorëheqje në grup të punonjësve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja e 11 majit nga Partia Socialiste, theu rekordin e mëparshëm të vendosur po prej saj, duke numëruar 4 mandate radhazi.

Këto zgjedhje janë kundërshtuar nga opozita, e cila i konsideron si farsë elektorale, teksa në raportin paraprak të OSBE/ODIHR, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, citohet se gara zgjedhore në Shqipëri ishte “e pabarabartë” për shkak të “keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore dhe pushtetit institucional nga partia në pushtet” si dhe nga mungesa e medias së pavarur, e cila nuk siguroi që votuesit të ishin të mirëinformuar mbi zgjedhjen që bënë.

Krahas kësaj para zgjedhjeve janë publikuar denoncime të panumërta, ku punonjësve të administratës u bëhet presion për të votuar për Partinë Socialiste, nëse duan të mbajnë vendin e punës.
Por tashmë zgjedhjet mbaruan, KQZ shpërndau mandatet, dhe pritet konstituimi i parlamentit të ri. E në të tillë situatë ngrihet pikëpyetje se çfarë po ndodh me ata që janë kërcënuar, apo edhe me ata të cilëve u është premtuar vend pune në këmbim të votës.

Një situatë e rëndë dhe e vështirë paraqitet në një prej institucioneve publike, ku drejtuesi i saj është ndërruar më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, ku ka nisur një reprezalje ndaj punonjësve të ndryshëm.

Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se shumë prej punonjësve, me ardhjen e drejtoreshës së re, u është kërkuar dorëheqja në grup, e për kryeneçët, po ngrihen komisione disipline, për ti ndëshkuar për mosbindjen e tyre. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka patur prej atyre që u është kërkuar dorëheqja, por më pas, pas bindjes e nënshtrimit ndaj drejtoreshës së re, ata janë parë me një sy tjetër, dhe i kanë mbajtur në punë.
Në krye të këtij institucioni qëndron Alkida Llakaj, vajza e aktorit të humorit Agron Llakaj, e emëruar në mars të këtij viti, që është shndërruar në tmerrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, që çdo ditë pritet të ‘presë’ një kokë të radhës nga ky institucion, fundja shumë kujt u është premtuar vend pune, e do të duhet të mbahet fjala e dhënë.
Punonjësit bëjnë me dije se gjatë të gjithë punës së tyre janë munduar të ndjekin rregullat dhe t’i binden eprorëve dhe parashikimeve të kontratës për punën e tyre, dhe se edhe nëse ka ndonjë rast të diskutueshëm, gjithçka vjen si pasojë e zbatimit të urdhrave e direktivave të eprorëve.

Tashmë me ardhjen në këtë drejtori të vajzës së Agron Llakajt, kryeneçëve u është treguar rruga. Po ashtu në të tilla kushte disa prej punonjësve kanë bërë kërkesë në DAP, që të mund të lëvizen nga ky institucion për në një tjetër.

Po ashtu zëra në këtë institucion bëjnë me dije, se drejtuesve që kanë iniciuar komisionet disiplinore ndaj punonjësve që s’kanë pranuar të japin dorëheqje, u është premtuar të bëhen drejtorë drejtorishë brenda këtij institucioni.

Teksa në një institucion normal, drejtori i ri do të përpiqej të bashkëpunonte me stafin e të krijonte një frymë pozitive, duke rregulluar edhe ato gjëra që nuk shkonin me drejtuesit e mëparshëm, punonjësit shprehen se gjithçka u është kthyer në një makth, pasi janë gjithë kohës të shqetësuar se kur do të ju kërkohet dorëheqje, me presion e jo vetëm.

Vajza e një aktori që mbërthen çdokënd para televizorit, duke u larguar streset e dhënë pozitivitet, bën të kundërtën e të atit, me vartësit e vet.

Tags: Alkida LlakajFitorja e 11 majit nga Partia SocialisteVajza e Agron Llakajt
Previous Post

Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore, arrestohen 3 persona

Next Post

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

Next Post
Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

September 15, 2026
Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al