Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Lajmi është bërë me dije nga burime për mediat, teksa dorëheqja e Ermal Dredhës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Nuk dihen arsyet konkrete të dorëheqjes, por vlen të theksohet fakti se Ermal Dredha ka qenë kryebashkiaku më i kritikuar nga Edi Rama, madje publikisht edhe në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste në oborrin e selisë rozë, ku pamjet e “shpërthimit” të kryeministrit ndaj kryebashkiakut bënë xhiron e rrjetit.

E të mos mjaftonte “telendisja” më 19 Qershor, disa ditë më vonë, mëngjesin e 3 Korrikut, Edi Rama i zbarkoi Ermal Dredhës në Bashkinë e Vlorës, ku i bëri një “gjyq” me dyer të mbyllura, teksa të pranishëm ishin edhe deputetët e Qarkut dhe drejtorët e Bashkisë.

Si nxënësin e keq të klasës, Rama e vuri Ermal Dredhën edhe përballë shokëve e shoqeve të tij të partisë, duke iu kërkyer këtyre të fundit që t’ia thonin në sy “të zezat” që ia kishin dërguar atij me mesazh për të.

Dështimi i disa investimeve në Vlorë, mungesa e ujit të pijshëm apo zjarri i përsëritur në fushën e plehrave ishin disa nga çështjet për të cilat Rama akuzonte Ermal Dredhën, teksa në fund të mbledhjes i detyroi të gjithë drejtorët e Bashkisë dhe nënkryetarët që të jepnin dorëheqjen.

Ermal Dredha u zgjodh si kryetar i Bashkisë së Vlorë në zgjedhjet lokale të 14 Majit të vitit 2023, pasi erdhi si diplomat nga Dubai. E pavarësisht se si e promovonte në atë kohë, në dy vite duket se Ermal Dredha i ka sjellë shumë zhgënjim Edi Ramës.

Por, duket se Vlora është një “bashki” e mallkuar për Edi Ramën, pasi Ermal Dredha është i treti në radhë, i cili shënjestrohet publikisht nga kryeministri. Të njëjtën histori ka patur edhe Dritan Leli, si dhe Shpëtim Gjika.

ZGJEDHJE TË PJESHME LOKALE NË TETOR

Nesër, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Edi Rama veç shpalljes së Qeverisë së re, pritet të shpallë edhe zgjedhjet e pjeshme lokale në disa Bashki.

Prej muajit maj, tre bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati, kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit e tyre lanë postin për të hyrë në Parlament. Deri më sot, drejtimi është marrë përsipër nga nënkryetarët e komanduar.

Kodi Zgjedhor i jep të drejtën Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve, por vetëm pasi të njoftohet nga qeveria për vakancat. Ligji nuk parashikon një afat për këtë njoftim, çka e ka zgjatur procesin. Gjithsesi, duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe nesër pritet që Qeveria të shpall edhe vakancat në këto bashki.

Tepelenës, Beratit dhe Matit, tashmë iu bashkua edhe Vlora dhe burime për mediat bëjnë me dije se socialistët kanë filluar prej kohësh përgatitjet për këto zgjedhje dhe burime për mediat bëjnë me dije se socialistët kanë planifikuar që t’i mbajnë në muajin Tetor.

Pasi Qeveria të njoftojë zyrtarisht presidentin për vakancat, kreu i shtetit më pas duhet të caktojë datën brenda 48 orëve. Zgjedhjet do të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.

Veç 4 bashkive të mësipërme, në zgjedhje pritet të shkojë edhe Bashkia e Tiranës, e cila prej muajit shkurt është pa kryetar, pasi Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK.

Sipas raportimeve mediatike, zgjedhjet në këtë Bashki, Edi Rama pritet t’i shpallë pikërisht në Asamblenë e PS-së, e duket se ka patur koherencë edhe me SPAK-un, i cili sot njoftoi zyrtarisht dërgimin e dosjes ndaj Erion Veliajt në gjyq me 13 akuza ndaj kryebashkiakut.

E duket se marrja si i pandehur nga SPAK, do të përdoret nga Edi Rama nesër në Asamble për të shpallur zgjedhje të reja edhe në Tiranë.

Previous Post

Communication Progress, e tendrave të AKSHI-t shitet për vetëm 232 mijë euro

Next Post

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson

Next Post
Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al