Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mjeshtri i tenderave sekretë, Alfred Çoma fut në xhep 3.5 miliardë lekë në “shtëpinë” e Presidentit Begaj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mjeshtri i tenderave sekretë, Alfred Çoma fut në xhep 3.5 miliardë lekë në “shtëpinë” e Presidentit Begaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Alfred Çoma ka dy “specialitete” arkeologjinë dhe tenderat sekretë të qeverisë. Nëse ka ndonjë tender sekret, Çoma telefonohet i pari, sepse ua ka marrë dorën këtyre shërbimeve. Dhe flitet për miliona euro!

Operatorit ekonomik “AD-STAR” sh.p.k. në pronësi të Aldred Çomës, me seli në Gjiroskatër, ka përfituar kontratën për restaurimin e selisë së Presidentit të Rrepublikës.

Lloji i procedurës së zgjedhur për prokurimin është  “Procedurë e kufizuar” e klasifikuar në nivelin “Sekret”. Tenderi ka nisur të organizohet në 21 maj 202, sipas urdhrit nr. 64, të lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit.

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Restaurim dhe rikonstruksion i godinës ekzistuese të Institucionit të Presidentit të Republikës”, Monument Kulture Kategoria e II-të, me fond limit 342,011,360.87 lekë pa TVSH. Punime të cilat do të zgjasin të paktën 9 muaj.

Nuk mund të themi se Presidenti Bajram Begaj është marrë direkt me këtë tender, por një lloj interesi apo ndonjë porosi duhet të jetë dhënë. Kujtojmë se, edhe publikisht, Begaj ëstë interesuar të gjejë fonde për këtë projekt.

Në Tetor 2024, gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë Erdogan, i zoti i shtëpisë Begaj ankohej se zyra e tij ishte e ngushtë.

Në një moment kur Erdogani së bashku me Begajn po futeshin për në zyrën e këtij të fundit, Presidenti ynë ka thënë se zyrat e presidencës janë të vogla në krahasim me atë të pallatit që ka Erdogan.

“Zyrat janë shumë të vogla…” thotë Begaj. Përkthyesi i Erdogan e pyet se sa metra katrorë është e gjithë godina, dhe Begaj shprehet: “Po nja 600 metra katrorë”. Në kohën që përkthyesi po ia shpjegonte në turqisht Presidentit Erdogan, Begaj dëgjohet teksa thotë se do flasë “me Edin” (kryeministrin Edi Rama) që duhet një godinë tjetër, ndërsa kreu i shtetit turk qesh.

Dhe ja ku jemi, një vit më pas Rama ia plotësoi dëshirën Begajt për ta bërë të re selinë e Presidencës!

Nga stafi i Presidentit janë thirrur të marrin pjesë në tenderin sekret dy kompani, njëra sa për formalitet dhe tjetra është e Alfred Çomas.

Theksojmë se shoqëria “4A-M” shpk që u ftua në fazën e parakualifikimit, njihet si maska e oligarkut Bashkim Ulaj dhe ka marrë pjesë formalisht. Njëkohësisht në të njëjtin rol, firma “4A-M” shpk, në 2 korrik 2025 ka marrë pjesë në tenderin sekret për rikonstruksionin e Vilës qeveritare në Dajt. Edhe këtu kompania shkoi sa për “dekor”, sepse nuk paraqiti certifikatat e sigurisë CSP për stafin.

Kështu, super tenderi për rregullimin e selisë së Begajt i shkon shoqërisë “AD-STAR” shpk.

Lidhjet e forta me shërbimet qeveritare të Ramës

Në vitin 2023, Alfref Çoma i kompanisë “Ad-Star” është ftuar dhe ka marrë me tender sekret rikostruksionin e Rezidencës qeveritare nr. 5, ku pushojnë zakonisht Rama me ministrat.

Vlera 5 milionë euro i tejkalon nevojat për rregullimin e vilës. Duket sikur objekti është ndërtuar nga e para. Procedura e zgjedhur ishte “Me negocim pa shpallje”.

Hije dyshimi mbi tenderin e Hotel Dajtit

Në tetor të vitit 2016, Banka e Shqipërisë shpalli në gazetën britanike ‘Financial Times’ njoftimin për shprehje interesi për kompanitë e interesuara për rikonstruksionin e ndërtesës “Hotel Dajti”. Në verën e vitit 2017 përmes një njoftimi për shtyp, Banka e Shqipërisë bëri të ditur fillimin e punimeve për rikontruksionin e Hotel Dajtit. Mungonte fondi limit i garës, kompanitë që morën pjesë, emri i fituesit dhe oferta fituese e kontratës. Banka e mbajti sekret fituesin për 5 vjet rresht deri sa u detyrua nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Fituesit e kontratës 16 milionë euro ishin “C.G.F Construzioni Generali s.p.a dhe AD-STAR sh.p.k. Për tenderin e dyshimtë nisi një hetim kryesisht në verën e vitit 2017 nga Prokuroria e Tiranës. Hetimi ishte për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Çuditërisht, disa muaj pas pushimit të hetimeve, një nga dy kompanitë fituese të tenderit ndërkombëtar, ajo italiane falimentoi.

Kështu e rriti pasurinë Alfred Çoma, nga hoteli tek rezidenca e qeverisë dhe Presidenca, përmes tenderave sekretë.

/Gijotina.com/

Tags: AD-STARAD-STAR shpkAlfred Çomapresidencatender
Previous Post

Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës

Next Post

I mori 8 mijë euro klientit, “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu! SPAK: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

Next Post
I mori 8 mijë euro klientit, “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu! SPAK: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

I mori 8 mijë euro klientit, “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu! SPAK: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al