Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dashuria, atdheu dhe malli, poeti Kastriot Çupi boton librin e ri “Malli i mërgimtarit”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dashuria, atdheu dhe malli,  poeti Kastriot Çupi boton librin e ri “Malli i mërgimtarit”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Poeti i ri Kastriot Çupi, me origjinë nga Mati dhe banues prej vitesh në Londër, ka sjellë deri tani dy libra poetikë që pasqyrojnë ndjeshmërinë dhe përjetimet e tij.

Pas vëllimit të parë “Pasqyra e shpirtit tim”, ai vjen para lexuesve me librin më të ri, “Malli i mërgimtarit”.

Ky vëllim përmban rreth 170 poezi, ku lexuesi gjen mallin e mërgimit, dashurinë për atdheun, emigrimin masiv, nënën, por edhe figurat e mëdha kombëtare si Skënderbeu, Nënë Tereza, Adem Jashari e Isa Boletini.

Përmes vargjeve të tij, Çupi sjell një pasqyrë të realitetit shqiptar ndër vite, duke i dhënë zë emocioneve dhe dhimbjeve të shpirtit të një mërgimtari.

Libri do të promovohet në Panairin e Librit, ku lexuesit do të kenë mundësinë ta prekin nga afër dhe të njihen më shumë me krijimtarinë e një autori të ri që e kthen mallin dhe nostalgjinë në poezi.

Ai tregon se pasioni për poezinë i ka lindur që në vitin 2001, kur e frymëzonin kujtimet dhe nostalgjia për fëmijërinë. Jeta në mërgim, që nisi në moshë të re, ka qenë shtylla kryesore që e ka nxitur të shkruajë.

Për librin e parë “Pasqyra e shpirtit tim”, ai shprehet se aty ka derdhur gjithçka ka ndjerë shpirti i tij – mallin, ankthin, brengat. Ai e quan ndjenjën shpirtërore si pasqyra që ka reflektuar çdo gjë.

Ndërsa pjesëmarrjen e tij këtë vit në Panairin e Librit e cilëson si një ndjesi të jashtëzakonshme dhe një privilegj për t’u njohur me shkrimtarë të tjerë.

Duke folur për librin më të ri, poeti thotë se frymëzim i tij është nostalgjia dhe braktisja masive e shqiptarëve, ku faktor kryesor mbetet keqpërdorimi i politikës.

Sipas tij, lexuesi në këtë vëllim do të gjejë realitetin jetësor të shqiptarëve ndër dekada, por edhe histori kombëtare të pasqyruara përmes figurave si Skënderbeu, Nënë Tereza, Adem Jashari dhe Isa Boletini.

Vëllimi përmban rreth 170 poezi, ku trajtohen tema të tilla si mërgimi, dashuria për vendin, emigrimi masiv, dashuria për nënën dhe dashuria si vlerë njerëzore.

Një nga poezitë e tij të preferuara është “Veç dy fjalë”, ku shkruan:

*Veç dy fjalë po du me i than / Që për jetë të mbahen n’letër / Kush nuk vdes për vatan / Nuk mund vdes për asgjë tjetër.*

Çupi beson se letërsia ka fuqi të madhe për të shëruar plagët shpirtërore, megjithëse, sipas tij, arti dhe shkrimi nuk vlerësohen sa duhet sot. Ai e sheh pasionin për të shkruar si një urë që e lidh me lexuesin shqiptar edhe pse jeton larg. Poetët që e kanë frymëzuar janë Dritëro Agolli, Ali Asllani, Visar Zhiti e Agim Doçi.

Mesazhi që ai dëshiron t’u përcjellë lexuesve në Panairin e Librit është që të lexojnë më shumë libra dhe më pak lajme politike, pasi librat pasqyrojnë realitetin dhe jo propagandën.

Previous Post

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

Next Post

Masakra në Shkodër, hetuesit marrin në pyetje kamerieren që mbeti e plagosur

Next Post
Masakra në Shkodër, hetuesit marrin në pyetje kamerieren që mbeti e plagosur

Masakra në Shkodër, hetuesit marrin në pyetje kamerieren që mbeti e plagosur

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al