Erogen Vaso alias Brajoviç mbeti i plagosur një ditë më parë në atentatin e regjistruar në Shkodër.
43-vjeçari ishte në shënjestër të Ragip Gilës pasi sipas dëshmisë të këtij të fundit, Vaso i “bënte të fortin” dhe për këtë arsye e qëlloi me breshëri plumbash mëngjesin e së hënës.
Vaso kishte shoqëri me njerëz të politikës dhe showbizi-it, njëri prej tyre ka qenë edhe Luiz Ejlli. Në një foto të postuar dy vite më parë, Vaso shihej pranë këngëtarit duke konsumuar kafe. Miqësia mes tyre qenka aq e fortë dhe këtë fakt e vërteton dhe vizita e Ejllit ditën e djeshme në Spitalin e Traumës.
Newsbomb shkruan se këngëtari përgjatë gjithë ditës së djeshme ndodhej në ambientet e spitalit në pritje për të mësuar gjendjen shëndetësore të mikut të tij.
Vaso ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila rezultoi me sukses.








