Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çështja ‘McGonigal’/ Berisha akuza Dumanit: Po fsheh padinë e opozitës për të mbrojtur Ramën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Çështja ‘McGonigal’/ Berisha akuza Dumanit: Po fsheh padinë e opozitës për të mbrojtur Ramën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar ditën e sotme dosjen hetimore të “McGonigal”.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Sipas Berishës, opozita e ka dorëzuar me kohë padinë, por Dumani e ka mbajtur në sirtar duke mbrojtur Ramën.

Berisha tha se ish-agjenti i FBI-së, McGonigal, ka pasur lidhje të ngushta me Dorian Duçkën dhe se informacionet përfundonin në duart e kompanive kineze dhe ruse.

Ai akuzoi Ramën për udhëtime me avionë privatë të kompanisë CEFC në Kinë dhe Hong Kong. Më tej Berisha e quajti Dumanin “peng të Edi Ramës” dhe “bashkëfajtor në fshehjen e krimeve të kryeministrit”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, McGonigal nuk është aspak më shumë fajtor se sa Ramaduro i Tiranës, i cili mbrohet me fanatizëm nga Altin Troplini.

Dosjen e McGonigal opozita e ka dorëzuar me kohë në Skrapin e partisë.

Por në pafytyrësi dhe në bashkëfajësinë e tyre, Altin Troplini e ka mbajtur atë në sirtar.

Në një kohë kur mjafton të kërkosh zyrtarisht dosjen e gjykatës së SHBA dhe gjithçka e ke të provuar dhe faktuar mbi aktivitetin kriminal të Edi Ramës.

Por ai, si skllav, si mercenar i pakarakter, i inkriminuar gjer në palcë, njëlloj siç fsheh mandatin e arrestit për Pojën e Troplinëve, fsheh padinë e opozitës për krimet e shëmtuara të Edi Ramës.

Cilido që lexon këtë dosje del se Dorian Duçka ishte aq intim me McGonigalin, sikur të ishin burrë dhe grua. Por nuk kemi të bëjmë me rastin e gruas së Bilalit, por ishte një agjent i shpërfytyruar që çonte të gjitha bisedat te kompania që e paguante 50 mijë këshilltarin privat të shkëlqyer të Edi Ramës.

Lexojeni, agjenti i paregjistruar kinez McGonigal i dërgonte të gjitha të dhënat e hetimeve Patrick Ho, që ishte presidenti i fondacionit të CEFC, dhe presidentit të CEFC Kina, që ishte konglomerati energjetik kinez.

Ky ishte ndërlidhësi, ky është ndërlidhësi kryesor i Edi Ramës me këtë agjent të paregjistruar kinez dhe agjent rus.

Mos harroni udhëtimet e Edi Ramës me avion personal në Hong Kong me Dorian Duçkën.

Udhëtimet e Edi Ramës me avion personal të kompanisë CEFC në Kinë.

Këto nuk mund të hetohen nga Altin Troplini.

Këto nuk mund të hetohet sepse ky është një peng i neveritshëm i kreut të organizatës kriminale shqiptare, Edi Rama dhe bashkëkreut të organizatës Ramaduro, McGonigal.

Previous Post

Operacioni kundër kontrabandës së naftës në Greqi, kush është biznesmeni shqiptar i arrestuar

Next Post

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Tiranë shqiptari

Next Post
I mori 10.000 euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet i riu (Emri)

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Tiranë shqiptari

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al