Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Peqin 52-vjeçari

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
I mori 10.000 euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet i riu (Emri)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 65” është vënë në pranga shtetasi Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.” – thuhet në njoftim.

Policia thotë se Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane për ekstradimin e 52-vjeçarit.

Rudin alias Luan Gripshi nuk është një emër i padëgjuar në botën e krimit. Ai konsiderohej si kreu i një bande në Midlands të Britanisë së Madhe që u shpall fajtor për trafikun e 1 milion paundi kokainë. Anëtarët e kësaj bande u dënuan në vitin 2016 me 110 vite burg në total nga Gjykata e Briston, ku Rudin Gripshi u dënua me 13 vite heqje lirie.

Sipas drejtësisë britanike, grupi kishte krijuar një rrjet të mirëfilltë për shpërndarjen e kokainës. Hetimet kishin filluar në vitin 2014 dhe zgjatën rreth 18 muaj, kur u arrestua shqiptari Edmor Bashalliu për pastrim parash.

Lidhjet e grupit kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe anglezë ishin krijuar nga Rudin Gripshi, i cili kishte hyrë në Britani të Madhe në mënyrë të jashtëligjshme dhe jetonte në Northampton.

Në dhjetor të vitit 2022, ai përfundoi dënimin dhe u deportua në vendin tonë. Liria e tij duket se nuk ka zgjatur as 3 vite, duke u arrestuar sërish, këtë herë për llogari të Italisë.

Previous Post

“Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave

Next Post

Pas ankesave në KPP, AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

Next Post
Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

Pas ankesave në KPP, AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al