Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpresa u arrestua për mashtrim, Dritan Agolli i jep 1 miliard lekë me ofertën më të shtrenjtë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shpresa u arrestua për mashtrim, Dritan Agolli i jep 1 miliard lekë me ofertën më të shtrenjtë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

U arrestua për mashtrim me taksat në 2019, por më pas këtë njollë Shpresa Joanidhi e hoqi shpejt nga biznesi i saj thjesht duke i ndërruar emrin. Pas kësaj erdhi një ngritje e fuqishme në biznesin me tenderat publikë. Drejtori që ka firmosur tenderat me shifra të mëdha për Joanidhin është Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Së fundmi, më 15 gusht 2021, Agolli i ka dhënë kompanisë “DION-AL” një kontratë mbi 1 miliard lekë me një tender të dyshimtë.  Objekti i prokuruar quhet “Inkubatori i biznesit në arkitekturë dhe ndërtim  në Tiranë. Fondi limit i caktuar për këtë punë ishte 106,211,259 lekë pa TVSH. Duke qenë se ky fond shkon në llogaritë e biznesit të paracaktuar, komisioni i toleron vetes të shkelë procedurat.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin e mësipërm. Madje procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ky tender është një skenë fiktive ku marrin pjesë  si “konkurerrentë” ish-partnerë biznesi që kanë fituar më parë tenderat në bashkime operatorësh me DION-AL shpk. Kështu “Ergi” shpk dhe “Ed Konkstruksion” që kanë bërë oferta në këtë tender, kanë përfituar më parë kontrata publike në bashkëpunim me kompanisë e Shpresa Joanidhit. Ndërsa “Kevin Construction” shpk ka bërë ofertë zero lekë. Me sa duket, kompania ka arsyetuar se nuk ia vlen të bësh propozim kur fituesi dihet.

Kompania e Shpresa Joanidhit u shpall fituese megjithëse kishte oferta të tjera më të ulëta. Falë komisionit të tenderit që ka fshirë oferta më të ulëta, nuk kishte më pengesa për “DION-AL” shpk që të merrte kontratën.

“DION-AL” fitoi me ofertën  76,208,976 lekë pa TVSH, ndërsa  “INERTI” sh.p.k propozonte vlerën 70,923,908 lekë pa tvsh. Po ashtu “NIKA” sh.p.k kishte ofertë me vlerë 73,184,152.85 lekë pa tvsh. Propozim ekonomik është bërë edhe nga kompania “MF INVEST GROUP” sh.p.k, me vlerë 71,993,092 lekë pa tvsh.

Skualifikimet janë bërë për “gabime aritmetike’, apo duke i klasifikuar si oferta “anomalisht të ulëta” ose për “mungesë kapaciteti”.  Sipas komisionit të Agollit, mes 20 operatorëve ekonomikë në këtë tender, kapacitetet i paska pasur vetëm kompania e Shpresa Joanidhit! Në këtë projekt duhen minimalisht 25 punonjës dhe një listë me 19 mjete dhe pajisje.

Kompania e Joanidhit merr dy tendera njëherësh

Ndërkaq, kompania “DION-AL”shpk është e angazhuar paralelisht edhe në një kontratë tjetër publike, që e ka lidhur me Bashkinë Tiranë.

Më 18 mars 2025, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, i ka dhënë Shpresa Joanidhit tenderin “Ndërtim i shkollës 9-vjecare, në rrugën “Muharrem Caushi, Njësia Strukturore KA/253” me  fondin limit 368 652 533,00 lekë pa TVSH.

Kjo kontratë që zgjat deri në mars 18 mars 2026, kërkon një punësim mesatar të të paktën 100 personave. Gjithashtu kërkohet angazhimi i 22 mjeteve si kamionë, betoniere, buldozerë, vinça, fadroma, etj.

Nuk do të jetë befasi që firma fituese të mos i mbarojë në afat dhe me cilësinë e kërkuar këto projekte. Kuptohet se mbulesë për shkeljet e kontratave do të bëhen autoritetet.

Miliarda lekë nga Dritan Agolli në favor të Joanidhit

Dy vitet e fundit kurba e grafikut të tenderave të fituar nga Shpresa Joanidhi merr një ngritje vertikale.

Një rol në këtë rritje ka tenderi me numër reference REF-74254-07-04-2023 dhe me objekt “Ndërhyrje Rigjeneruese në blloqet e banimit: Rigjenerimi i stokut të banesave në Rajonin 1&2”. Vihet re se në garë kanë marrë pjesë 13 kompani nga të cilat fituese është shpallur firma e Shpresa Joanidhit, DION-AL për vlerën 432,064,160 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por duke krahasuar ofertat shikohet se oferta e Joanidhit nuk është më e ulëta.

Në tetor 2023, kompania “DION-AL” shpk ka përfituar mbi 2.5 miliardë lekë pa TVSH vetëm në një ditë. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara i ka falur dy kontrata në fushën e Shëndetësisë me vlera marramendëse.

Fillimisht kompania DION-AL është shpallur fituese në tenderin për shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin e Durrësit me vlerë fituese mbi 1.8 miliard lekë dhe po në të njëjtën ditë i ka marrë 800 milionë lekë të tjera për tenderin me të njëjtin objekt prokurimi për Spitalin e Lezhës.

Të dy tenderat janë shënuar me “Flamur të Kuq” nga Open Data Albania për mungesë konkurrence.

Kush është Shpresa Joanidhi?

Në shtator të vitit 2019, Shpresa Joanidhi u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë ku të gjithë u akuzuan nga prokuroria si shkaktarë të një dëmi prej disa miliona eurosh ndaj shtetit. Ndaj saj dhe bashkëshortit Alfred Joanidhin u mor masa arrest me burg për skema mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar. Më pas kaluan në arrest shtëpie dhe nisën të përfitonin tendera publikë.

Ata përdorën kontrata fiktive me kompani të cilat pas një periudhe të caktuar ose kishin kaluar në aktivitet pasiv ose kishin deklaruar zero xhiro vjetore.

Disa kompani që zbatonin këtë skemë kishin deklaruar se nuk kishin pasur asnjë aktivitet. Në këtë mënyrë shmangej kontrolli tatimor për rastet kur kërkohej këqyrja e mbylljes së aktivitetit.

Madje bëhet e ditur se për të krijuar kompanitë fantazëm ishin përdorur individë që nuk kishin të ardhura apo që banonin në zona të largëta. Pasi identifikoheshin, organizatorët e skemës u merrnin kartat e identitetit dhe me to krijonin kompanitë që përdoreshin më pas të për përfituar nga vlera e TVSH-së.

Vlera e faturave fiktive të të gjithë biznesmenëve mashtrues të kapur në shkelje në atë kohë ishte 182.6 milionë lekë të reja me një dëm prej 25.7 milionë si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit. Pas këtij incidenti, Shpresa Joanidhi u detyrua të ndryshojë emrin e kompanisë së saj nga “SHPRESA” SHPK” ne “DION-AL”.

Lekët e korrupsionit shkojnë për resorte

Lejet e ndërtimit të kullave dhe resorteve që jep Edi Rama po dalin një skemë masive për pastrimin e parave të pista të korrupsionit me tenderat. Në 20 nëntor 2024, u mblodh Këshilli Kombëtar i Territorit, me në krye Edi Ramën, për të miratuar kullat dhe resortet e radhës. Përpos të tjerave, KKTU ka miratuar lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në Jalë nga kompania Dion-Al shpk. Kompleksi i vilave në Jalë do të ndërtohet me para të dyshimta mbi prona publike dhe private.

Dritan Agolli nën hetim nga SPAK
Kujtojmë se Drejtori i FShZH, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Dritan Agolli është paraqitur në SPAK në nëntor 2024. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Ka një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro.

/Gijotina.com/

Tags: DION-ALDritan AgolliFSHZHShpresa Joanidhi
Previous Post

Meta kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit në GJKKO

Next Post

I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit në Mallakastër

Next Post
I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit në Mallakastër

I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit në Mallakastër

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al