Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Jam Erion Veliaj, më duhen 70 mijë euro”, si u mashtrua biznesmeni – Hetimet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Jam Erion Veliaj, më duhen 70 mijë euro”, si u mashtrua biznesmeni – Hetimet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori mashtrimi është sjellësërish në qendër të vëmendjes. Florian Gjergji, i shumëkërkuari i policisë për mashtrimin e biznesmenëve ka dalë sërish në skenë, me një rast të ndodhur në shtator 2023. Grupi i Gjergjit, herë pas here ndjek skemën e mashtrimit duke u hequr si figura të larta politike për të mashtruar biznesmenët.

Gjykata e Tiranës ka dënuar 5 personat e përfshirë në një rast mashtrimi për t’i zhvatur paratë një biznesmeni ndërtues, ndërsa Gjergji ende në arrati.

Bëhet fjalë për Xhensil Hidën, i cili pretendonte se ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe i dërgoi SMS në aplikacionin “Telegram” një ndërtuesi në Tiranë duke i kërkuar një shumë parash 70 mijë euro, me pretendimin se i nevojiteshin një miku të tij.

“Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro. Rregullohemi bashkë diku tjetër”,-shkruhet në mesazh.

Në vijim të komunikimit, biznesmeni me iniciale G. A. ka treguar gatishmëri t’ia dërgonte paratë te zyra në bashki. Nga bashkëbiseduesi i është kërkuar fillimisht t’i dorëzonte të hollat në Vlorë, më pas në një restorant të njohur pranë Lushnjës, e në përfundim kanë lënë si pikë takimi parkimin e një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Por, teksa ka shkuar në vendin e caktuar, personi që do të merrte paratë nuk e dinte që në çantën e vënë përpara syve nuk kishte euro, por letra, dhe se gjithçka po ndodhte para syve të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë dhe bënë arrestimin e tij, shkruan A2. Pas ndalimit, personi ka komunikuar me porositësin, duke pretenduar se paratë u morën, ç’ka çoi më pas në identifikimin e katër personave të tjerë të përfshirë.

Ndërsa i pandehuri tjetër, Leonard Xhika, u dënua gjithashtu me 2 vite burgim pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, por dënimi u pezullua në 4 vite shërbim prove.

Xhika ishte personi që kishte shkuar të merrte paratë nga ndërtuesi, sipas udhëzimit që i kishte dhënë Xhensil Hida.

Kurse 3 personat e tjerë, Mikel Panxhi, Xhonatan Xhaferri dhe Petro Ferzaj, u dënuan me nga 8 muaj burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Këta ishin personat, të cilët u kontaktuan nga Xhensil Hida që të merrnin shumat e pretenduara të parave nga Leonard Xhika.

Por kjo nuk është hera e parë që zbulohet një skemë mashtrimi e Gjergjit, e vetja gjë që ndryshon është emri nën të cilin ‘fshihet’, pasi rastet e shumta janë edhe nën emrin e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Prej fillimit të viti 2023 Florian Gjergji është një prej personave më të kërkuar sa i takon skemave të mashtrimit. Policia në disa raste ka zbardhur me prova, se si ai vendoste gjoba ndaj biznesmenëve duke u prezantuar herë si kryebashkiak i Vlorës dhe herë si Erion Veliaj i Tiranës. Gjergji përdor aplikacionet “Telegram” dhe “Signal”, ku u prezantohet biznesmenëve, kryesisht të fushës së ndërtimit, si kryebashkiakë, ministra, apo edhe drejtues të institucioneve shtetërore.

Rastet e mashtrimit të biznesmenëve:

7 janar 2023 – Operacioni “Signal”, tre të arrestuar, shuma 130.000 euro

10 janar 2023– Operacioni “Subjekti”, tre të arrestuar, shuma 13.000 euro

13 shkurt 2023– Operacioni “Tentativa”, tre të arrestuar, shuma 90.000 euro

6 maj 2023 – Operacioni “Telegram”, dy të arrestuar,  shuma 100.000 euro

16 maj 2023– Operacioni “Arkitekti”, një i arrestuar, shuma 70.000 euro

4 gusht 2023– Operacioni “Replay”, tre të arrestuar, shuma 35.000 euro

29 shtator 2023– Operacioni “Fraud”, katër të arrestuar, shuma 70.000 euro.

Previous Post

Studimi: Ajri i oqeaneve të shton jetëgjatësinë

Next Post

Shkencëtarët zbulojnë një strukturë të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Next Post
Shkencëtarët zbulojnë një strukturë të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarët zbulojnë një strukturë të fshehur brenda bërthamës së Tokës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

October 20, 2026
Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

Koçeku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Dialogu me studentët të bëhet në Parlament

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al