Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë fund kështu bllokadës që ishte krijuar për 52 seanca.
73 deputetë kanë votuar pro kandidaturës së Bashës, 30 kanë votuar kundër kandidaturës së Bashës dhe 3 të tjerë kanë abstenuar.
Për Bashën, përveç VV-së kanë votuar edhe disa nga deputetët e PDK-së.








