Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

AFERA/ Skemë turke në Tiranë, Emiljano Dusha merr “çelsat” e KAYO: Me padi në SPAK, i preferuari i zakonshëm vihet në qendër të industrisë ushtarake shqiptare

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
AFERA/ Skemë turke në Tiranë, Emiljano Dusha merr “çelsat” e KAYO: Me padi në SPAK, i preferuari i zakonshëm vihet në qendër të industrisë ushtarake shqiptare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Buja e “rilindjes ushtarake” të Shqipërisë po zbardh fytyrën e vërtetë të fituesve të mëdhenj nën hijen e projekteve strategjike në fushën e industrisë ushtarake.

Emiljano Dusha, sipërmarrësi i lidhur prej vitesh me tendera të Ministrisë së Brendshme dhe me padi në SPAK për blerje votash për maxhorancën aktuale, po shfaqet tashmë si një lojtar kyç në themelin e industrisë ushtarake shqiptare, duke marrë pozicion dominues në kompanitë e krijuara rishtazi rreth shoqërisë shtetërore KAYO sh.a.

Tre kompani të reja, TIMAK DEFENCE, M.K.D dhe GUNA TACTICAL, janë regjistruar vetëm në tri ditët e para të muajit gusht 2025, të gjitha me KAYO-n si shoqëri mëmë.

Dusha kontrollon dy prej tyre (shih tabelën).

Kjo e fundit u ngrit në vitin 2024 mbi rrënojat e ish-uzinave ushtarake Gramsh, Poliçan dhe Mjekës, drejtohet nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe ka një kapital fillestar prej 150 milionë lekësh.

Sipas të dhënave nga Open Corporates Albania të konsultuara nga Skyweb.al, skema e krijuar siguron që përmes MSSC-së së Emiljano Dushës, ai të kontrollojë një pjesë të rëndësishme të tregut të prodhimit të armëve, municioneve dhe uniformave duke u vendosur në qendër të të gjithë prodhimit në emër të shtetit shqiptar.

Një skemë e ngjashme funksionon edhe në Turqi, ku biznesmenë të lidhur ngushtë me qeverinë kanë kompanitë kryesore të prodhimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Duket se modeli është marrë pikërisht nga Turqia.

Skyweb e paralajmëroi skemën që po përgatitej duke raportuar se Dusha po pozicionohej për të hyrë fuqishëm në këtë sektor, duke shfrytëzuar lidhjet e tij me maxhorancën, lidhje të krijuara në kohën kur mblidhte vota e rrihte gazetarë në emër të saj.

Tashmë, kjo prognozë bëhet realitet: Dusha jo vetëm që mbetet i preferuar për tenderat e pajisjeve të Policisë së Shtetit, por kalon në nivel më të lartë, prodhues i drejtpërdrejtë i armëve, municioneve dhe logjistikës ushtarake të Shqipërisë me kontrata të sigurta me vulën e shtetit shqiptar.

KAYO sh.a. nga ana tjetër, mbetet nën kontroll të plotë politik përmes bordit të drejtuar nga Ardi Veliu, duke krijuar një model të ri partneriteti publik-privat ku “privati i preferuar” zgjidhet nga vetë politika.

Në thelb, projekti i armëve “Made in Albania” duket se po shndërrohet në një portofol të ri tenderash të bujshëm, ku gara reale zëvendësohet nga aksioneri i garantuar, MSSC e Emiljano Dushës. /skyweb.al

Tags: “çelsat”AFERA/ Skemë turke në TiranëEmiljano Dushai industrisë ushtarake shqiptareKAYOspak
Previous Post

Adriatik Lapaj përfundimisht jashtë Kuvendit/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS, mandati Ana Dajkos

Next Post

Foto/ ‘Audi’ i kthyer përmbys, pamje nga aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy motra

Next Post
Foto/ ‘Audi’ i kthyer përmbys, pamje nga aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy motra

Foto/ 'Audi' i kthyer përmbys, pamje nga aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy motra

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

October 19, 2026
Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al