Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi e pati fyer atë publikisht si “i pacipë”.

Të dy vendimet, të cilat Rama nuk i pëlqen, janë “masa për sigurim padie”, një instrument ligjor i përkohshëm që ndërmerret për të ngrirë gjërat siç janë deri në gjykim në themel të një mosmarrëveshjeje dhe në të dyja rastet, qytetarët janë ankuar në gjykatë ndaj veprimeve të administratës së Ramës, të cilat i kanë gjykuar si të padrejta kundrejt tyre.

Ashpërsia e gjuhës së kryeministrit ndaj gjyqtarëve si dhe fakti që vendimet e kritikuara prej tij kanë rëndësi të paktë për shoqërinë në përgjithësi, duket se sugjerojnë se kryeministri ka nevojë të krijojë fantazmën e armikut të brendshëm, një instrument politik i shëmtuar i përdorur përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit. Por bullizimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative nga një politikan ka gjasa që të ketë pasoja afatgjata për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Nga ana tjetër, përdorimi nga kryeministri i asimetrisë së informacionit, pra fakti që ai ka buri të madhe dhe media shërbëtore, si dhe dhënia e informacioneve keqinformuese fragmentare nga  çështjet në gjykim, si publikimi i një paragrafi të vetëm nga një vendim prej tridhjetë faqesh, është tregues i gjendjes së mjerë të mjedisit informativ të vendit.

Gjykata Administrative, siç ia sugjeron edhe emri, është vendi ku qytetarët dhe bizneset shkojnë për të kërkuar një të drejtë që ata mendojnë se administrata publike ua ka mohuar. Detyra e gjyqtarëve është që të gjykojnë pretendimet e qytetarëve dhe të ndalojnë veprimet e paligjshme të administratës, ose të urdhërojnë administratën të bëjë detyrat e veta ligjore kur nuk i bën. Në këtë kontekst, shpallja e një gjyqtari “armik i shtetit” ka gjasa që do të ketë efekt frikësues për gjyqtarin në fjalë dhe gjyqtarët e tjerë, të cilët, para se të marrin një vendim për të mbrojtur të drejtën e qytetarit kundrejt shtetit, duhet të marrin parasysh rrezikun që të fyhen dhe denigrohen publikisht nga kryeministri përmes burive të tij të shumta në formën e mediave shërbëtore.

Perceptimi i përgjithshëm është që gjyqtarët në Shqipëri sakaq kanë prirjen “ta mbajnë mirë me shtetin”, kur shqyrtojnë ankesa të qytetarëve përballë administratës publike, ndërsa pretendimi i Ramës se një gjyqtar që i jep të drejtë qytetarit, me vendim për sigurim padie, duhet doemos të “ketë ngrënë” diçka, ose të jetë “i pacipë”, sugjeron, kundër logjikës, se administrata jonë publike, është aq e shkëlqyer, aq e pagabueshme dhe aq e drejtë, sa nuk ka nevojë për mbikëqyrje gjyqësore.

Shqipëria ka një histori totalitare dhe konceptet e shtetit të së drejtës nuk është se janë ngulitur fort mirë. Kështu që ndoshta ia vlen të rikujtojmë disa gjëra elementare, ekzistencën e Jean-Jacques Rousseau, filozofit francez të shekullit të tetëmbëdhjetë, logjika e së cilit për ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve në një shtet, krijoi shtetin modern drejt së cilit aspirojmë edhe ne, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, përmes objektivit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rousseau konceptoi gjyqësorin si institucion i pavarur që mbikëqyr ekzekutivin, pra Ramën dhe prej këtu rrjedh koncepti i mishëruar në nenin shtatë të kushtetutës sonë përgjithësisht të palexuar, “ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.” Në këtë kontekst, gjyqtari që vendos që qytetari ka të drejtë dhe administrata jo, vështirë se mund të quhet “armik i shtetit” sepse, në fund fare, gjyqtari është një nga tre kolonat e “shtetit”. Duke shpallur gjyqtarin “armik”, duket sikur kryeministri po e barazon veten me “shtetin”.

Reforma në Drejtësi ka dhënë aktualisht disa rezultate që ndjehen dhe disa, të cilat kërkojnë sy më të fortë për t’i parë. Ajo që duket është numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës të përfunduar pas hekurave apo në arrati. Ajo që nuk është vlerësuar sa duhet është numri edhe më i madh i hetimeve kundër grupeve kriminale shumë të fuqishme.

Rezultatet e tjera duhet të kërkohen në fakt në ankesat e Ramës dhe klientelës së tij ndaj disa vendimeve gjyqësore, të cilat, me thënë të drejtën, nuk janë të shumta. Vendimi për të rrëzuar pretendimet e Ramës për shpifje nga Lulzim Basha në janar të këtij viti është një rast. Vendimi i një gjyqtareje tjetër në favor të gazetarëve të News 24 është një tjetër.

Jemi në hapat e parë në të cilat, gjyqtarët, jo vetëm ata të GjKKO, të cilët kanë marrë vendimet e dënimit apo kanë mundësuar që prokurorët të bastisin shtëpitë e pushtetarëve në kërkim të provave, por edhe të tjerë, në gjykatat e zakonshme apo në gjykatat administrative, po marrin vendime në të cilat, të pushtetshmit humbasin dhe të papushtetshmit fitojnë. Kushdo që ka pak memorie e di që historia e Shqipërisë ka qenë ndryshe. Në mënyrë të përsëritur në të shkuarën, gjyqtarët janë bërë palë me pushtetin, pavarësisht se kush qëllon të jetë në pushtet, kundër opozitës dhe kundër qytetarëve.

Në fund, merret me mend lehtë se pse kryeministri po përpiqet ethshëm të gjejë një armik të brendshëm dhe ta gjejë këtë te gjyqësori. Sulmi ndaj gjyqtarit Klarent Demiri të premten dhe ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu dy javë më parë, apo ndaj gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri në qershor, vështirë se mund të mos shihet si pjesë e pakënaqësive më të gjera që zyrtarët aktualë dhe ata të shkuar kanë, për arsye që merren me mend lehtë, me drejtësinë.

Janë këto shqetësimet që i kanë shtyrë disa rilindës të bëjnë deklarata befasuese të llojit “prokurorët kanë dalë nga kontrolli”, (a thua se prokurorët duhet të jenë nën kontroll që të quhet drejtësi” apo, “SPAK është si Sigurimi i Shtetit”, apo që ministrat kanë rënë në vështirësi dhe punët e shtetit janë bllokuar sepse zyrtarët poshtë tyre nuk janë më qorra që firmosin pa teklif, këto shpjegojnë fare mirë sulmin frontal të Ramës, jo ndaj vetëm disa gjyqtarëve, por ndaj sistemit të drejtësisë në tërësi.

Këto janë sulme që sipas të gjitha gjasave, do të vonojnë edhe më shumë objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe fakti që Rama po gjen çështje jo aq të mëdha, si vendimet e sigurimit të padive për dy gjëra jo madhore në Tiranë, për të shpallur gjyqësorin “armik”, ngre pikëpyetje nëse ai është pro apo kundër integrimit të vendit në BE.

/Reporter.al/

Previous Post

A ka falimentuar “Air Albania”?

Next Post

Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

Next Post
Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026
PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al