Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U kap me kokainë në makinë/ Lirohet nga qelia vajza e Eli Farës, lihet në arrest shtëpie

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, SHOWBIZ
0
U kap me kokainë në makinë/ Lirohet nga qelia vajza e Eli Farës, lihet në arrest shtëpie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Roxhensa Kapurani, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës. 39-vjeçarja u arrestua më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, pasi u kap me një sasi kokaine në automjetin e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës dhe informacioneve shtesë të siguruara nga mediat, Fara u ndalua gjatë një kontrolli rutinë teksa udhëtonte e vetme. Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 4.4 gramë kokainë, e ndarë në katër doza. Hetuesit dyshuan se sasia ishte e destinuar për shitje.

Megjithatë, para trupës gjykuese, Fara, e përlotur, deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak dhe jo për shitje. Pavarësisht këtij pretendimi, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke e liruar nga qelia.

Ky nuk është incidenti i parë i Marina Farës me drejtësinë. Në vitin 2020, ajo u përfshi në përgjimet e operacionit policor “Mezhgorani”, ku u arrestuan dhjetëra persona për trafik droge. Asokohe, ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy persona t’i shpëtonin policisë, por u la me masën “detyrim paraqitje” pasi nuk u gjetën prova që e implikonin drejtpërdrejt.

Marina Fara, vajza e vetme e këngëtares së mirënjohur Eli Fara, është një figurë e njohur në mediat rozë. Ajo ka tërhequr shpesh vëmendjen për stilin e saj të jetesës, udhëtimet luksoze dhe aktivitetet në rrjetet sociale. Ende nuk ka pasur një reagim publik nga nëna e saj, Eli Fara, lidhur me këtë ngjarje.

Tags: Elia FaraMarina Fara
Previous Post

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Greqi, e motra: Nuk ishte me probleme mendore

Next Post

A ka falimentuar “Air Albania”?

Next Post
Shkak kriza financiare, Air Albania anullon fluturimet e programuara për në Slloveni

A ka falimentuar “Air Albania”?

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al