Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Beteja brenda mazhorancës për tenderin 10 milionë euro kishte seritë e radhës në muajin gusht 2025.

Me disa vendime të befta, larg syrit të kureshtarëve duke qenë se është mesi i muajit gusht dhe administrata është pushim, fillimisht Komisioni i Prokurimit Publik pranoi një ankesë nga firma që ofroi më pak.

Çka do të thoshte se fitues i tenderit duhej të shpallej ai që ofroi plot 1.2 milionë euro më pak.

Por, duke qenë se “qeveria” e gjyqësorit mund t’i kishte dhënë fjalën njerëzve afër mazhorancës, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit as nuk e mori në konsideratë këtë vendim.

Madje shpejtoi të nxjerrë një tjetër njoftim fituesi, duke rishpallur fitues sërish të njëjta firma, vëllain e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe Ermal Beqirin, një person që ka ngritje galopante vitet e fundit në tendera të ngjashëm siç ka raportuar shpesh Skyweb.al. 

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk zbaton vendimin e KPP-së,

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk zbaton vendimin e KPP-së,

Faksimile: Vendimi i KPP-së i muajit gusht 2025 për tenderin e KLGj-së

Ky tender ka kaluar në disa institucione, pas shpalljes fillestare të fituesit në muajin prill 2025. Fillimisht palët u ankuan në APP, më pas në KPP, ndërkohë që njëra palë ka shkuar edhe në gjykatë. Ndërkohë, disa ditë më parë, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar ankesën e firmës “Advanced Bussines Solution”.

“Në përfundim të analizës së fakteve përkatëse, Komisioni arrin në konkluzionin, se dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik ankimues në procedurën e prokurimit, plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe konsiderohet i vlefshëm për fazën në të cilën ndodhet procedura e prokurimit” thuhet në vendimin e KPP-së të datës 1 gusht 2025, që hulumtoi VoxNews.

Një tender mjaft i majmë dhe i prokuruar nga një institucion me një rëndësi të veçantë, si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Përballë ishte kompania “Advanced Bussines Solution”, e cilësuar si kompani pranë kryeministrit Rama.

Por, kjo kompani megjithëse ishte ofruan 818 milionë lekë nuk u shpall fituese, përballë ofertës prej 924 milionë lekëve të BOE “Kreatx” dhe “Soft and Solution”. Kjo e fundit është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, ndërkohë që “Kreatx” është në pronësi të pjesshme të Panajot Gjiknurit, vëllait të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk zbaton vendimin e KPP-së,

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk zbaton vendimin e KPP-së,

Faksimile: Në datën 20 gusht 2025, KLGJ rishpalli fitues Beqirin dhe Gjiknurin në tenderin 10 milionë euro

Vendimi i KPP-së u dha në fillim të muajit gusht 2025, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit rishpalli sërish të njëjtët fitues në datën 20 gusht 2025, pavarësisht se kishin një ofertë më të lartë.

Një vendim kurajoz nga ana e KLGJ-së, e cila shpërfill çdo vendimmarrje të institucioneve të tjera. Një mendjemadhësi e frikshme, pasi edhe nëse çështja do të shkojë në gjykatë, sërish KLGj-ja është e privilegjuar. A nuk i kontrollon ajo gjykatat?

Cili gjyqtar do të merrte një vendim kundër “qeverisë” së tij? Për më tepër që gjyqtarët emërohen nga vetë Këshilli në gjithë vendin ./SKYWEB

Tags: .Ermal Beqiri“kafshon”Gerond MeçenKLGJtenderin 10 mln eurovëllanë e Gjiknurit
Previous Post

Dy viktima dhe dhjetëra të sëmurë nga djathi me listeri në Francë, produkti është importuar edhe në Shqipëri

Next Post

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarri gjatë protestës së 17 tetorit, Gjykata e Lartë pezullon seancat gjyqësore

Zjarri gjatë protestës së 17 tetorit, Gjykata e Lartë pezullon seancat gjyqësore

October 20, 2026
Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al