Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) edhe në lidhje me hetimet që po kryen për aferën “Eco Park” në Durrës.

Burime bëjnë me dije se SPAK, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos rreth 10 ditë më parë, teksa ish-ligjvënësi është marrë në pyetje në cilësinë e drejtorit të Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM). Dëshmia e Bllakos ka zgjatur për rreth 3 orë.

Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe dënuar nga GTjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit, si dhe atë të Fierit, teksa është ende në gjykim për inceneratorin e Tiranës.

Kjo për shkak se më 23 Korrik, Gjykata e Posaçme e Apelit  prishi vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë, me një tjetër trup gjykuese.

Afera “Eco Park”

Në janar 2020, SPAK-u nisi hetim kryesisht për procedurat tenderuese me vlerë rreth 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të vjetër të Porto Romanos në Durrës dhe shndërrimin e tij në një Eko Park.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM) anuloi një procedurë gare të hapur për ndërtimin e Eko Parkut, në nëntor 2019, nën pretekstin e tërmetit të fortë që tronditi vendin atë kohë, si edhe e ri-shpalli procedurën brenda pak ditëve, por kësaj here me tender pa garë (me negociim, pa shpallje paraprake).

Në përfundim, procedura u fitua nga kompania italiane “De Mare Albania”, një bashkëpunëtore e ngushtë e shoqërisë të inceneratorëve, si edhe “Viktoria Invest”, dega kosovare e një subjekti të regjistruar në Elbasan me emër të ngjashëm.

Në vitin 2022, pra dy vjet pas nisjes së hetimeve për “aferën e Porto Romanos”, ajo çështje u bashkua me një hetimet e derivuara nga dosja e inceneratorit të Elbasanit.

Ky bashkim u krye me argumentin se kompanitë e Porto Romanos dhe atë të djegësit të Elbasanit kanë lidhje me njëra-tjetrën. Këto çështje po hetohen të dyja bashkë nga prokurori Klodian Braho, i cili po vijon t’i mbajë nën hetim edhe aktualisht, kur jemi në gusht 2025.

Afera e Porto Romanos, deri më tani dyshohej se ishte thjesht një aferë korruptive, ku janë përfshirë disa zyrtarë të nivelit të mesëm, por edhe pak më të lartë.

Por, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, akuzon publikisht ish-shefin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, se është i përfshirë drejtëpërdrejtë në aferën e Eko Parkut të Porto Romanos.

“EcoParkun e ka firmosur vetë (Edi Rama) në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo”, deklaroi Ahmetaj në një intervistë të dhënë për “Çim Peka Live”, në fund të Korrikut 2024.

Tags: Alqi BllakoEko-Parkspak
Previous Post

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

Next Post

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

Next Post
Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al