Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompania “Erzeni” 20 milion euro evazion fiskal, gjysmat e pagave i jep nëndorë/ ndërsa Tatimet bëjnë sikur nuk shohin

admin by admin
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kompania “Erzeni” 20 milion euro evazion fiskal, gjysmat e pagave i jep nëndorë/ ndërsa Tatimet bëjnë sikur nuk shohin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në tregun shqiptar të bulmetit, emri i kompanisë “Erzeni” është bërë i njohur për reklamat e shpeshta dhe imazhin që mundohet të projektojë si prodhues vendas cilësor. Por pas fasadës mediatike, burime të besueshme dhe dëshmi nga punonjës të saj, tregojnë një realitet shumë të errët: një skemë masive evazioni fiskal dhe abuzime me sigurinë ushqimore që po godasin drejtpërdrejt shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë.

Sipas informacioneve të mbledhura nga punonjës që kërkojnë të mbeten anonim, kompania “Erzeni” nuk deklaron të gjitha pagat në shtet. Gjysma e pagës kalon përmes bankës, pjesa tjetër jepet në dorë, duke shmangur detyrimet tatimore dhe kontributet shoqërore. Ky mekanizëm i paligjshëm jo vetëm që i heq shtetit miliona euro në vit, por edhe i lë punonjësit pa mbrojtje sociale. “Kur të dalim në pension, do marrim shumë më pak se ç’na takon sepse gjysmën e rrogës nuk na e deklarojnë. Po na vjedhin të ardhmen”, shprehet një prej punonjësve.

Llogaritjet tregojnë se në total, vlera e evazionit fiskal të kësaj skeme kap shifrën e rreth 20 milionë eurove, por ndryshe nga kompania “Allgjata” që u kontrollua dhe u gjobit rëndë për një evazion prej 10 milionë eurosh, tek “Erzeni” autoritetet shtetërore nuk kanë ndërmarrë asnjë hap serioz. Pse kjo heshtje? Burime nga brenda tregut thonë se kompania ka lidhje të forta me individë të pushtetshëm që e mbajnë të paprekshme.

Por evazioni nuk është skandali i vetëm. “Erzeni” është akuzuar prej vitesh për përdorimin e qumështit pluhur dhe vajit të palmës në produktet e saj – përbërës të cilët janë të dëmshëm për shëndetin dhe që nuk duhen përdorur në prodhime bulmeti të freskëta. Këto praktika jo vetëm që mashtrojnë konsumatorin, por edhe e helmojnë gradualisht tregun vendas, duke konkurruar padrejtësisht prodhuesit që punojnë me qumësht të vërtetë dhe respektojnë standardet.

Ndërkohë që Task Forca e Administratës Tatimore kontrollon e ndëshkon publikisht kompani si “Allgjata”, në rastin e “Erzenit” duket se ka një mur mbrojtës të padukshëm. Ky standard i dyfishtë i bën dëm të dyfishtë vendit: i heq miliona euro nga buxheti dhe lejon që në tryezën e shqiptarëve të shkojnë produkte me cilësi të dyshimtë.

Pyetja që lind është e thjeshtë: kush po i mbyll sytë për “Erzenin”? Dhe deri kur do të lejohet që një kompani të pasurohet duke shkelur ligjin dhe duke rrezikuar shëndetin e njerëzve? Në një vend normal, një skemë e tillë do të ishte mbyllur me pranga dhe sekuestrime. Në Shqipëri, mjafton të kesh lidhjet e duhura dhe je i paprekshëm.

Kompania e njohur e bulmetit “Erzeni” prej vitesh e ka ndërtuar imazhin e saj publik mbi reklama me figura të njohura, spote të shtrenjta televizive dhe pretendimin se ofron produkte “të freskëta” e “të shëndetshme” për familjet shqiptare. Por pas kësaj fasade të lyer me marketing, fshihet një realitet shumë i errët: evazion fiskal marramendës, mashtrim i konsumatorit dhe një sistem shfrytëzimi ndaj punonjësve që shkel çdo ligj dhe normë etike.

Burime nga brenda kompanisë, tre punonjës aktualë që kërkojnë të mbeten anonimë, kanë rrëfyer për “Timoni.al” një histori abuzimesh të vazhdueshme që, sipas tyre, institucionet shqiptare e kanë zgjedhur të mos e shohin.

Punonjësi i parë – “Paganë e gjysmës në dorë, gjysmës në bankë”

“Unë punoj prej 8 vitesh tek ‘Erzeni’. Çdo muaj, gjysma e rrogës kalon në bankë, tjetra na jepet në dorë. Kjo do të thotë që kompania nuk paguan sigurimet shoqërore për të gjithë pagën. Sot, kjo mund të duket si një ‘rrogë më e madhe në dorë’, por kur të dalim në pension do të jetë tragjike – do marrim shumë më pak se çfarë kemi fituar me djersë. Ne nuk kemi asnjë zë, kush ankohet rrezikon vendin e punës. Unë e di që kjo është e paligjshme, por askush nuk na mbron. E llogarisni vetë sa fiton ‘Erzeni’ vetëm nga kjo skemë? Janë miliona euro çdo vit.”

Punonjësi i dytë – “Ne e dimë çfarë futet brenda produkteve”

“Unë jam në linjën e prodhimit. E shoh çdo ditë çfarë futet në kazanët e përpunimit. Qumësht pluhur nga importi, shpesh nga vende që nuk dihet as standardi higjienik, dhe vaj palme për t’i dhënë yndyrën që mungon. Konsumatorët mendojnë se po hanë djathë e kos nga qumësht i freskët, por realiteti është tjetër. Vaj palma nuk ka vend në bulmet, është i dëmshëm për shëndetin, por këtu është bërë praktikë. Shumë prej nesh ndjejmë faj kur shohim produktet në raftet e marketeve, por kush flet, e heqin menjëherë.”

Punonjësi i tretë – “Pse Tatimet nuk na kontrollojnë kurrë?”

“E gjithë kjo nuk do ishte e mundur pa mbrojtjen nga lart. Shikoni çfarë ndodhi me ‘Allgjatën’: Tatimet shkuan, bënë kontroll dhe zbuluan 10 milionë euro evazion fiskal. Tek ne, që kemi rreth 20 milionë euro evazion nga pagat e padeklaruara dhe nga skema të tjera, nuk ka ardhur kurrë askush për kontroll serioz. Nuk është rastësi. Ne e dimë që kompania ka lidhje të forta me njerëz në pushtet. Për sa kohë që ke ata, je i paprekshëm. Unë kam 12 vite këtu dhe asnjëherë nuk kam parë një aksion të tatimeve brenda fabrikës. Ky është standardi i dyfishtë: disa i shembin, disa i mbrojnë.”

Nga llogaritjet e bëra mbi numrin e punonjësve dhe diferencën mes pagës reale dhe asaj të deklaruar, vlera e evazionit fiskal të “Erzenit” arrin në rreth 20 milionë euro. Këto janë para që i mungojnë buxhetit të shtetit, pensioneve, shërbimeve publike, ndërsa menaxhmenti i kompanisë pasurohet çdo ditë.

Në çdo vend normal, një kompani që mashtron punonjësit, abuzon me konsumatorët dhe vjedh shtetin në këtë përmasë, do të ishte nën hetim penal, pronat do i ishin sekuestruar dhe drejtuesit do të ishin para gjykatës. Në Shqipëri, mjafton të kesh “mbrojtjen” e duhur dhe jo vetëm që nuk të kontrollojnë, por të lejojnë të shfaqesh në televizione si histori suksesi.

Pyetja që lind është: deri kur do të lejohet që “Erzeni” të pasurohet mbi djersën e punonjësve, shëndetin e qytetarëve dhe taksat e shqiptarëve? Dhe më e rëndësishmja – kush mban përgjegjësi për këtë heshtje kriminale?/Timoni.al/

Previous Post

Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde

Next Post

Xhetanit, oligarkut të “Vlora Marina” dhe Renido skraparliut i jep bashkia Tiranë 2 mld lekë

Next Post
Xhetanit, oligarkut të “Vlora Marina” dhe Renido skraparliut i jep bashkia Tiranë 2 mld lekë

Xhetanit, oligarkut të "Vlora Marina" dhe Renido skraparliut i jep bashkia Tiranë 2 mld lekë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al