Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një vjedhje që duhet mbuluar, kë përfshin grabitja e një vile tek kompleksi “Valamar”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Një vjedhje që duhet mbuluar, kë përfshin grabitja e një vile tek kompleksi “Valamar”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e para të kësaj të hëne (4 Gusht 2025), vila e kyçur e një emigranti në kompleksin luksoz “Valamar”, në Gjirin e Lalzit, ishte pre e një grabitjeje spektakolare. Në fakt, vjedhja në vetëvete nuk është ndonjë rast i çuditshëm, madje edhe i rëndomtë.

Por, mënyra se si ka ndodhur, ose më saktë “kodi i heshtjes Omerta” që ka rrethuar këdo rreth vilës dhe ata që duhet të ruanin apo të punonin për zbardhjen e ngjarjes, krijon dyshimet se kjo është një vjedhje që duhet mbuluar.

Objekti i grabitjes, pra vila ku është bërë vjedhja, është pronë e një shtetasi shqiptar, i cili jeton dhe punon prej vitesh jashtë Shqipërisë. Autorët duket se kanë pasur informacion të saktë që preja e tyre ishte i thjeshtë për t’u grabitur, pasi në të nuk kishte njeri.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit janë treguar tërësisht inaktive për të kryer verifikimet e rastit dhe, mundësisht, për të zbuluar autorët e grabitjes. Deri më tani, asnjë nga institucionet ligjzbatuese nuk ka dhënë, më së paku, një informacion paraprak për ngjarjen. Duke pasur parasysh se zyrat policore përmbysin redaksitë e lajmeve gjatë verës me “masat e ndërmarrja për sigurimin e sezonit turistik”, heshtja për vjedhjen në një kompleks luksoz bregdetar tingëllon keq.

Kompleksi “Valamar” ruhet 24 orë nga shërbimi i Sigurisë Private, “Arb Security”. Detyra e patrullave të kësaj kompanie është sigurimi i hyrje-daljeve dhe, mbi të gjitha, siguria e pushuesve dhe pronës së tyre. Por, të paktën mesnatën, duke hyrë kjo javë, ‘Arb Security” duket se ka qenë në gjumë. Grabitësit kanë hyrë dhe dalë të qetë nga vila, pa u shqetësuar, pa u pikasur dhe, ‘afërmendsh”, edhe pa u zbuluar dhe ndaluar.

Vila e grabitur gjendet fiks, përballë lokalit “Bedouni Beach Bar”, një ndër më të njohurit dhe luksozët e zonës. Lokali administrohet nga Flladi Agolli, djali i Dritan Agollit, drejtorit të fuqishëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në foto: Lokali “Bedouni Beach Bar”, në Gjirin e Lalzit

Lokali e përfshiu disa kohë më parë Dritan Agollin në një skandal financiar, të cilin, mesa duket arriti ta zgjidhë me organet hetimore në mënyrën më të mirë të mundshme për veten e tij.

Në vitin 2021, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Agolli, zhvilloi një tender me fond 500 milionë lekë të vjetra për ‘Krijimi i menuve për 100 fshatrat”. Këtë tender e fitoi Alfio Rrotani, kuzhinieri i lokalit të djalit të tij. Pas shpërthimit të skandalit në publike, Dritan Agolli u detyrua të anulojë procedurën, me ndihmën edhe të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

“Boldnews.al” ka siguruar të dhëna nga terreni, të cilat sugjerojnë se grabitësit e vilës së emigrantit duhet të kenë qëndruar deri në orët e vona, pikërisht tek lokali i Flladi Agollit, para se të ndërmerrnin aksionin e tyre banditesk.

Autorët e grabitjes mund të verifikohen nga kamerat e sigurisë së lokalit. Por, duket se emri i pronarit të këtij bari të njohur ka stepur policinë për të kryer kontrollet dhe për të tentuar të zbulojë hajdutët.

Nuk është hera e parë që Policia mundohet të paraqesë sjelljen “omerta”, pra atë të heshtjes, për rastet e grabitjes së vilave në resorte luksoze. Rasti më tipik ishte vjedhja në vitin 2021 e vilës në Gjirin e Lalzit të prokurorit të posaçëm, Arben Kraja, i cili në atë kohë ishte edhe drejtues i SPAK-ut.

Vetë prokurori, por edhe Policia e Prokuroria, u munduan ta mohonin atë ngjarje. Megjithatë, disa pamje video të publikuara më vonë provuan dhunimin e vilës së prokurorit, ndërkohë që ai dhe familja e tij nuk gjendeshin aty.

/Boldnews.al/

Tags: Alfio RrotaniDritan Agolliflladi agolligjiri i lalzigrabitjetSezoni turistikValamar
Previous Post

Grabitet vila në rezidencën “Valamar” në Gjirin e Lalëzit

Next Post

Skandali/ E vërteta që fsheh Policia: 26-vjeçari nuk u arrestua në flagrancë, por u vetëdorëzua

Next Post
Grabitësi tmerron familjen në Farkë, i futet në shtëpi dhe tenton të vjedhë paratë me dhunë

Skandali/ E vërteta që fsheh Policia: 26-vjeçari nuk u arrestua në flagrancë, por u vetëdorëzua

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al