Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në mars të këtij viti, vetëm një muaj e gjysmë para zgjedhjeve, Edi Rama shkoi në Elbasan bashkë me ministrin e tij të ekonomisë, Blendi Gonxhe dhe atë të pushteti lokal, Arbjan Mazniku. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i projektit final të Auto Moto Parkut, që po ndërtohet në Krastë të Elbasanit.

Kosto stratosferike/ Pista e garave në Elbasan do t'u kushtojë

Auto Moto Park është një projekt, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 50 hektarësh përgjatë lumit Shkumbin. Ky investim parashikon ndërtimin e një piste garash për makina 4.4 kilometër të gjatë dhe përvec saj ai do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike.

Shefi i qeverisë u tha shqiptarëve se ky investim nuk është thjesht një cirkuit për gara, por një motor i ri që i vendoset ekonomisë shqiptare dhe që do të gjenerojë përfitime të disa natyrave.

“Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1 diçka e pakonceptueshme pak kohë më parë. Modeli ynë është qendra në Vjenë por me skuadrën teknike të F1, që ka punuar studioja e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes se cirkuiteve të F1 është inovativ për një sërë zgjidhjesh,” tha Rama.

Por ajo që kryeministri nuk u tha shqiptarëve ishte hesapi se sa do t’u kushtonte xhepave të tyre pista e garave në Elbasan. Dhe atë që nuk e tregon qeveria, e tregojnë letrat e saj.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin e Politikave Prioritare 2026-2028. Pjesë e tij është edhe Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Në këtë listë, me numrin 21 qëndron projekti i Auto Moto Parkut të Elbasanit.

Kosto stratosferike/ Pista e garave në Elbasan do t'u kushtojë

Sipas dokumentit, kostoja totale për ndërtimin e Auto Moto Parkut është plot 188.5 milionë euro. Një kosto stratosferike për ndërtimin e një piste 4.4 kilometra të gjatë.

Justifikimet
Justifikimi i një kostoje kaq të madhe për një tekë të Edi Ramës dhe Blendi Gonxhes në kohën që ishte drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, nuk është i lehtë as për një qeveri me makineri perfekte propagande.

Kosto stratosferike/ Pista e garave në Elbasan do t'u kushtojë

Të shpenzosh 200 milionë euro për një pistë garash, në një vend nivel të lartë varfërie dhe të ardhura minimale, kërkon guxim të madh. Ndaj qeveria i mëshon faktit se kjo nuk është thjesht një pistë, por një investim madhor që do të gjenerojë ekonomi.

“Dua të theksoj që nuk bëhet fjalë për të bërë një investim për një garë, por për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri. Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina. Është ekonomi se në hakun e 360 ditëve të vitit,” tha Rama.

Blendi Gonxhja thotë se kjo pistë do të jetë një reklamë shumë e madhe për Shqipërinë duke nxitur turizëm. “Kjo e vendos Shqipërinë në hartën globale të 1 miliard shkuesve që ndjekin sporte të ndryshme të garave me makina dhe motorë,” tha ai.

Pra, pista 200 milionë euroshe do të sjellë turistë nga e gjithë bota në Krastë të Elbasanit, të cilët do të shpenzojnë para të madhe duke pasuruar jo vetëm Elbasanin, por dhe të gjithë Shqipërinë.

Por derisa të vijnë turistët e Krastës, shqiptarëve do t’u duhet të thahen për ujë, siç po thahen në treçerekun e Shqipërisë, si dhe të përballen çdo ditë me sistemin e tyre të kalbur shëndetësor dhe nivelin mizerabël thuajse të gjitha shërbimeve jetike.

Kosto stratosferike/ Pista e garave në Elbasan do t'u kushtojë

Fshati digjet, por Rama me Gonxhen krihen. Dhe jo vetëm tek Pista e Krastës, por edhe tek shpenzimet e denja sulltanore në vilat qeveritare anëmbanë Shqipërisë me drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.

Rasti i fundit ishte ai i Vilës së Dajtit, e cila do të rikonstruktohet me 6.2 milionë euro. Këto justifikohen me samitin e Natos dhe me imazhin e Shqipërisë përpara botës.

Sepse në sytë e Rilindjes, imazhi i Shqipërisë është i lidhur me të ndenjurat e udhëheqjes, jo me shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. /kapitali.al

Tags: elbasanPista e garave në Elbasan
Previous Post

SKEMA/ Bankers Petroleum lëshonte fatura fiktive për të mos paguar taksat, detaje nga dosja

Next Post

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani, Mickoski kërkon falje dhe premton hetim

Next Post
Thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani, Mickoski kërkon falje dhe premton hetim

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani, Mickoski kërkon falje dhe premton hetim

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al