Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punonjës pa paga: “Biote” në qendër të një skandali të zgjatur!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Punonjës pa paga: “Biote” në qendër të një skandali të zgjatur!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Për më shumë se tre muaj me radhë, punonjës të shumtë aktualë dhe ish-punonjës të kompanisë “Biote”, e specializuar në prodhimin e dyshekëve, denoncojnë vonesa sistematike në pagesa, trajtim poshtërues dhe largime të padrejta nga puna. Në qendër të akuzave është administratori i kompanisë, Kreshnik Leskaj një figurë që tashmë përflitet jo për cilësinë e produkteve, por për abuzimin me të drejtat bazë të punëtorëve.

 “Pagat? Ende nuk i kemi marrë…”

Një muaj pas publikimit të parë nga portali JOQ Albania, ku denoncimet e punonjësve u shfaqën për herë të parë në publik, situata nuk ka ndryshuar. Madje është rënduar.

“Kam për të marrë më shumë se kushdo tjetër. Askush nga stafi nuk më ka kontaktuar për pagesën,” thotë një ish-punonjës për redaksinë e Publik.al. “Janë mbi 20 punonjës në këtë gjendje, ndoshta edhe më shumë.”

Të tjerë e përshkruajnë “Biote-n” si një kompani ku ofendimet, shfrytëzimi dhe poshtërimi janë më të zakonshëm se një kontratë pune e respektuar.

“Kreshniku i trajton punonjësit si lecka, nuk e di çfarë mendon se është, por nuk është as pronar, as njeri i qytetëruar. Mua më larguan pa asnjë motiv, më lanë pa pagë dhe pa sqarim,” shkruan një tjetër denoncues.

 Kompania përgjigjet: Ne jemi viktima të shantazhit

Përmes një reagimi të gjatë dhe të strukturuar në stil propagandistik, kompania “Biote” pretendon se është viktimë e një fushate shpifjesh të orkestruar nga persona me interesa të errëta dhe portale “që duan të shantazhojnë në emër të popullit”.

Ata thonë se punonjësit kanë firmosur kontrata të rregullta, me ndalime për punë jashtë orarit apo pagesa “në dorë”. Ata akuzojnë disa nga ish-punonjësit si “të dënuar për vjedhje”, dhe njoftojnë se i kanë paditur në gjykatë. Më tej, e cilësojnë fenomenin si një “histeri patologjike”, duke iu referuar denoncimeve si sulme të organizuara që sipas tyre kanë për qëllim të “dëmtojnë emrin e mirë të kompanisë”.

Por faktet flasin vetë: pagat nuk janë dhënë, institucionet nuk kanë ndërhyrë, dhe punonjësit  jo një, jo dy, por dhjetëra  e akuzojnë njëzëri këtë kompani për shkelje të rëndë të Kodit të Punës.

Heshtje institucionale

Skandali i “Biote”-s nuk është më një çështje brenda një fabrike. Ai është tashmë një test për shtetin dhe për funksionimin e institucioneve që duhet të mbrojnë të drejtat e punëtorëve.

Inspektorati i Punës dhe Tatimet duhet të kishin ndërhyrë. Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë duhet të kishin hetuar pagat me dy bordero, pagesat në dorë dhe kontratat që shkelin standardet minimale të punësimit.

Por jo  në Shqipërinë e vitit 2025, edhe kur një kompani përballet me akuza të rënda dhe të përsëritura, askush nuk lëviz, përveç punëtorëve – të cilët largohen me kokën ulur, pa rrogë dhe pa drejtësi.

/Publik.al/

Tags: Biotepagapunonjes pa paga
Previous Post

Vjedhja e radhës nga “Illyrian Guard”? Nertil Lilo përlan 170 milionë pa garë – Dokumentat

Next Post

Trotuari publik i zaptuar prej 6 vitesh nga kulla e oligarkut Ram Geci, por IMT dhe Edi Rama nuk e shohin!

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

October 22, 2026
Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al