Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në mënyrë tepër të dyshimtë firmës “Salillari”.

Në datën 12 maj 2025, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me në krye Klevis Qosen, shpalli fitues Pëllumb Salillarin në tenderin e majmë për të ndërtuar burgun e Kukësit.

Por, vetëm pas 2 muajsh, e njëjta drejtori ia ka anuluar në mënyrë të beftë, duke ngritur shumë pikëpyetje për të gjithë procedurën. A ka mashtruar firma në fjalë për dokumentet e paraqitura? A mos vallë ka paraqitur të dhëna të rremë? Përse ishte e vetme në garë?

A mashtroi “Salillari” për ndërtimin e burgut në

Faksimile: Njoftimi i fituesit i tenderit në datën 12 maj 2025 i Drejtorisë së Burgjeve për ndërtimin e burgut në Kukës

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në datë 12 maj 2025, drejtuar firmës “SALILLARI”. Objekti i tenderit ishte “projektimi dhe ndërtimi i IEVP Kukës”.

“Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara “SALILLARI” me vlerë 528.300.000 lekë pa TVSH” thuhej në dokument. Në fakt, oferta e firmës “Salillari” ishte sa 99.9 % e fondit limit. Firmat e tjera janë “hequr” nga kriteret, pasi asnjë prej tyre nuk i plotësonte.

Një tender i majmë me vetëm një ofertues, por edhe oferta vjen me të gjithë fondin limit. Dyshimet në atë kohë ishin se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe se dokumentet ishin bërë nga vetë firma.

“Me publikimin e këtij njoftimi, jeni i lutur të paraqisni sigurimin e kontratës, brenda 5 ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi. Në rast se nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskoj sigurimin e ofertës dhe do të lidh kontratën me ofertuesin e renditur i dytë në klasifikimin përfundimtar” thuhej në dokumente.

A mashtroi “Salillari” për ndërtimin e burgut në

Faksimile: Njoftimi i anulimit të tenderit me vlerë 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

Por, çfarë ndodhi më pas?! Në datën 14 korrik 2025, dy muaj pas shpalljes së fituesit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nxori një njoftim anulimi për këtë tender. “Arsyet e anulimit është “nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.

Nëse “Salillari” u shpall fituese dhe brenda 5 ditëve duhet të bënte sigurimin e kontratës, përse u anulua? Me çfarë dokumentesh kishte mashtruar firma tepër e preferuar në koncesione, tendera, fotovoltaikë, gërryerje lumenjsh e malesh?

Në dokumente nuk jepen detaje të tjera, por rasti meriton një verifikim të plotë të të gjithë procedurës. Që nga hartimi i dokumenteve standarde, shpallja, fituesi apo edhe sigurimi i kontratës. Duket se një mori zyrtarësh të Burgjeve dyshohet se kanë shkelur procedurat, ndërkohë që hetime të mundshme mund të evidentojnë të gjitha parregullsitë. Dokumentet janë të hapura dhe mjafton një verifikim apo hetim dhe të gjitha do të dalin në dritë. /voxnews.al

Tags: Salillaritender
Previous Post

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

Next Post

U hodh nga 42 metra e lartësi për tu zhytur në ujëvarë, i riu përfundon në spital

Next Post
U hodh nga 42 metra e lartësi për tu zhytur në ujëvarë, i riu përfundon në spital

U hodh nga 42 metra e lartësi për tu zhytur në ujëvarë, i riu përfundon në spital

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al