Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përmbytja nga hidrocentrali i Vasilit në Bunecit – Raporti i KLSH: Të shkarkohet Erlind Sulo i AKBN!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Përmbytja nga hidrocentrali i Vasilit në Bunecit – Raporti i KLSH: Të shkarkohet Erlind Sulo i AKBN!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i rekomandon Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, shkarkimin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Erlind Sulo, në vijim të një auditimi që kreu pas përmbytjes së shkaktuar nga prishja e murit rrethues të Hidrocentralit Sasaj, në zonën e Bunecit në Himarë, në janar të vitit 2025.

KLSH nisi auditimin tematik, menjëherë sapo u raportua se ujërat e ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj, nën administrimin e kompanisë koncesionare “Energo-Gas” çanë digën dhe përmbytën zona të tëra në fshatin e bregut në Jug të vendit.

Në foto: Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së, Erlind Sulo

Në përfundim të auditit, KLSH konstatoi se koncesionari nuk ka respektuar kushtet teknike të kontratës, afatet e përcaktuara dhe detyrimet ligjore për raportim dhe dokumentacion, duke përfshirë edhe mosrespektimin e fuqisë së projektuar, mungesën e dokumentacionit teknik të plotë, si dhe neglizhencën në sigurimin e strukturave kryesore, veçanërisht të basenit të presionit, dëmtimi i të cilit solli pasoja të konsiderueshme në mjedis dhe komunitet.

Gjatë auditimit u konstatua se shkeljet e përsëritura të koncesionarit kanë kaluar pa u verifikuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, struktura përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të detyrimeve nga ana e kompanive koncesionare të hidrocentraleve private.

Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH-së, pas auditimit në hidrocentralin Sasaj, Bunec

Bazuar në këto gjetje, KLSH propozon shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të AKBN-së, Erlind Sulo. E njëjta kërkesë është edhe për Drejtorin e Drejtorisë së Monitorimit në AKBN, E.M. Ndërkohë, audituesit shtetërorë kanë gjetur shkelje në veprimtarinë edhe të të paktën 8 ish-zyrtarëve të tjerë të institucionit.

“Për ish punonjësit nuk rekomandojmë masa disiplinore, pasi nuk janë në detyrë. Në bazë të shkeljeve të konstatuara, nëse ata do të vijonin të ishin në detyrë, do të rekomandohej masa displinore “lirim nga detyra”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të mbyllur në maj 2025 dhe të publikuar së fundmi.

Përmbytja e Bunecit
Mesditën e 16 janarit 2025 u konstatua dëmtimi në strukturën e basenit të hidrocentralit Sasaj, në Bunec. Ky basen ka një kapacitet rreth 12 mijë m3 dhe një pjesë e uji vërshoi në rrugët e fshatit, duke përmbytur hapësira të gjera publike e private.

Nga verifikimi në terren rezultoi se, struktura mbajtëse rrethuese e basenit të presionit kishte pësuar dëmtim për pasojë derdhje të ujit të depozituar, duke shkaktuar dëme të bimësisë në rrjedhën e malit si dhe në banesa, biznese dhe infrastrukturë.

Në foto: Pamje nga çarja e murit të basenit të hidrocentralit Sasaj

Gjithashtu u konstatua se, krahas shembjes së murit të basenit, në pllakën beton arme të bazamentit të basenit kishte një çarje, e cila është shkaktuar kohë më parë. Çarje të tilla vijnë si pasojë e dobësimit të bazamentit, nga i cili krijohen ulje jo të njëtrajtshme, duke bërë që betoni të punojë në përkulje me forcë më të madhe nga ajo e projektuar. Kjo trysni jep ndikim edhe në aftësinë mbajtëse të mureve mbajtëse, duke kaluar masën e projektuar dhe rrjedhimisht dëmtim të tyre.

KLSH konstaton se “bazuar në ngjarjen e ndodhur, ku baseni i presionit të HEC Sasaj është dëmtuar, u konstatua se nga ana e koncesionarit nuk janë marrë masa të vazhdueshme për sigurinë e veprave përbërëse të HEC Sasaj dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla. Si pasojë e shembjes së murit të basenit të presionit një sasi e konsiderueshme uji ka vërshuar në zonën e banuar duke shkaktuar dëme të bimësisë, të pronave të familjarëve dhe bizneseve të zonës”.

Hidrocentrali i “dy Vasilëve”
Për banorët e Bregut, hidrocentrali i Sasaj, i cili përmbyti këtë të Enjte një pjesë të zonës së Bunecit, në Lukovë, quhet ndryshe edhe “hidrocentrali i dy Vasove”, referuar dy pronarëve jetëgjatë të projektit koncesionar, Vasil Naçi dhe Vasil Gjika.

Megjithatë, prej korrikut të vitit 2024, përcaktimi “dy Vasot” nuk ekziston më, pasi kompania “Agna” e Naçit ka shitur të gjithë aksionet tek shoqëria “Ëonder” e Gjikës.

Projekti koncesionar është ideuar që në vitin 2003, në kohën e qeverisë së Fatos Nanos. Procedurat kanë vijuar më tej në qeverinë e Sali Berishës dhe punimet kanë nisur gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Në foto-montazh: Dy aksionerët jetëgjatë të koncesionarit “Energo-Sas”, Vasil Naçi dhe Vasil Gjika

Në 18 shtator të vitit 2003, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 634, “Për miratimin e fillimit të procedurës së ndërtimit me koncesion të Hidrocentralit të Sasaj”. Në 23 korrik 2004, qeveria miratoi Marrëveshjen e Koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit Sasaj, me palë Ministrinë e Ekonomisë dhe konsorciumin e shoqërive që krijuan kompaninë “Energo-Sas”.

Ortakët fillestarë të “Energo-Sas” ishin Sadik Llapashtica me 49 përqind të aksioneve dhe shoqëria “Wonder” në pronësi të Vasil Gjikës, me 51 përqind.

Në vitin 2008, Llapashtica dhe “Wonder” i shesin një pjesë të aksioneve të tyre tek “Agna” sha e Vasil Naçit. Në Shkurt të vitit 2014, ortaku Sadik Llapashtica shet të gjithë aksionet e tij tek “Energo-Sas” dhe “Agna” e Vasil Naçit shndërrohet në ortakun maxhoritar, me 56 përqind të aksioneve.

Në Prill të vitit 2024, “Agna” i shet të gjithë aksionet e saj tek ortaku tjetër, “Wonder”, për një vlerë prej 5.7 milionë euro, sipas kontratës së konsultuar nga “Boldnews.al”. Tashmë, ortaku i vetëm i “Energy-Sas” është shoqëria “Wonder” e Vasil Gjikës.

Tags: Agna shaBuncelEnergo-GasEnergo-SasEnergy-SasErlind Sulohidrocentralhidrocentrali i VasilirpermbytjeVasil GjikaVasil NaçiVasiliWonder
Previous Post

DOKUMENTAT – Arlinda Pogaj 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefes” së skandalit në zjarrfikësen e Durrësit

Next Post

SKANDALI – Behar Çukaj i “Bolv Oil”, pjesë e vjedhjes së “Bankers” me fatura fiktive

Next Post
SKANDALI – Behar Çukaj i “Bolv Oil”, pjesë e vjedhjes së “Bankers” me fatura fiktive

SKANDALI - Behar Çukaj i "Bolv Oil", pjesë e vjedhjes së "Bankers" me fatura fiktive

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al