Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali – Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e klientëve pa dijeninë e tyre

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zbulohet emri, kush është drejtoresha e Raiffeisen Bank që u vodhi miliona klientëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetë klientëve të Raiffeisen Bank në Shqipëri u jane tërhequr paratë nga llogaritë e tyre brenda ditës nga një punonjëse e kësaj banke.

Rasti i ndodhur, i cili ilustron nivelin e zbatimit të rregullave ligjore e etike dhe sigurinë që kanë llogaritë e qytetarëve në bankë, ka pasur për protagoniste punonjësen e bankës me iniciale M.E (dokumentacioni mbi të cilin bazohet ky artikull ka të dhëna të plota për protagonistët dhe detajet e tjera).

Punonjësja në fjalë sipas dokumenteve ka punuar për plot 9 vjet në Raiffeisen Bank, nga viti 2004 deri në vitin 2013.

“Nga provat e paraqitura rezulton se vërtetohet plotësisht, të paktën fakti, që ….. ka kryer transaksione debitimesh nga llogaritë e klientëve pa praninë fizike të tyre në 10 rastet e vërtetuara me mandat-pagesat e paraqitura. Sikurse është përmendur, këto transaksione rezulton të jenë kryer të gjitha në një datë të vetme”, thuhet në dokumentacionin që disponon redaksia.

Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga

Faksimile e dokumentit gjyqesor per rastin

Më qartësisht, aty kuptohet se transaksionet e debitimeve në gjuhën bankare kanë kuptimin e marrjes së parave nga llogaria, ndërsa nëse do ishin hedhur para do të quhej kreditim në llogaritë e klientëve.

Në dokument theksohet se kryerja e veprimeve debituese në llogaritë e klientëve prej unonjëses pa praninë e tyre fizike rezulton te ndaluar nga neni 4.4. i rregullores mbi Procedurën Operacionale “Shërbimi Cash në Sportel”.

Gjithashtu në dokument, theksohet se këto veprime mund të sjellin eventualisht dëm material për Bankën Raiffeisen, nëse paditet në gjykatë prej klientëve të vet, të cilëve iu ishin cënuar llogaritë bankare pa iu marrë nënshkrimi.

Pikërisht për shkak të këtij rreziku, punonjësja me inicialet M.E është shkarkuar nga detyra që kishte mbajtur në degën e corovodës.

Një tjetër fakt, është se si duket, për të fshehur gjurmët e veprimeve të veta, punonjësja në fjalë ka përdorur të dhënat e kolegëve për tu loguar në sistemin e Bankës ku ka kryer tërheqjen e parave nga llogaritë e dhjetë klientëve brenda ditës.

Ne dokumentin që ka në dorë redaksia, theksohet se shkelja tjetër është ajo e rregullave të përcaktuara në Udhëzimin “Mbi sigurinë e përdoruesve”, ku ka përdorur fjalëkalimin e koleges edhe pas paralajmërimit që ishte bërë nga Bordi Drejtues për të gjithë punonjësit e bankës, për procedurën operacionale “Procesimi i pagesave të brendshme dhe domestik në lek”, duke lejuar kryerjen e pagesave pa praninë e klientëve në degë.

Pra konkretisht, punonjësja në fjalë ka shfrytëzuar aksesin që i jepte puna brenda bankës për të hyrë në llogaritë e klientëve dhe në sistemin e vetë bankës, dhe pa praninë e tyre të tërhiqte para nga ato që u përkisnin qytetarëve. E gjitha kjo ka ndodhur në shkelje të plotë të procedurave që prashikojnë se veprimet në llogari kryhen vetëm me kërkesë të klientit përdorues të llogarisë dhe vetëm me prezencën e tij në degë dhe dijeninë të tij për veprimin që do të realizohej.

Ajo që bie në sy në dokumentin gjyqësor që disponohet është fakti se banka në fjalë ka shprehur shqetësim për faktin se mund të paditej nga klientët të cilëve u ishin cënuar llogaritë bankare dhe u ishin marrë paratë duke argumentuar me këtë fakt shkarkimin e punonjëses.

Rasti duket se ngre serish pikepyetje te medha ne lidhje me rregullat dhe sigurine e operimit ne Raiffeisen Bank nisur edhe nga episodi vitit 2023 kur zyrtarja e nje prej degeve te kesaj Banke ne Tirane u akuzua se kishte pervetesuar para nga llogarite e klienteve ne Kombinat dhe me pas ishte larguar pa adrese.

/lajmiifundit/

Tags: Raiffeisen Bank
Previous Post

SPAK dhe autoritetet italiane operacion kundër pastrimit të parave nga organizata kriminale shqiptare

Next Post

Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

Next Post
Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al