Friday, July 4, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një tjetër dosje kundër Veliajt në SPAK! Apeli urdhëron hetime për “kryebashkiakun” dhe drejtorët e tij – Detajet

Editor by Editor
July 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Një tjetër dosje kundër Veliajt në SPAK! Apeli urdhëron hetime për “kryebashkiakun” dhe drejtorët e tij – Detajet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shembja e shtëpive private nga bashkia e Tiranës, në vitin 2022 në zonën e “5 Majit”, pritet që të kthehet në SPAK një dosje e nxehtë kundër Erjon Veliajt, Mariglen Qatos dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie.

Kjo pasi përmes një vendimi të dhënë në 19 maj 2025 nga gjyqtari i Apelit Tiranë, Fatri Islamaj, ky i fundit ka nxjerrë “nul” vendimin e kolegut të tij, gjyqtar Gerd Hoxha, duke urdhëruar që dosja penale me Nr. 1782 kundër Veliajt, Mariglen Qatos, Arben Caka e zyrtarëve të tjerë, të transferohet nga prokuroria e Tiranës dhe hetohet nga një prokuror i posaçëm në SPAK.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të rrëzojë vendimin e pezullimit të marrë nga gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, dhe të urdhërojë prokurorinë e Tiranës që dosjen penale kundër Veliajt dhe ish-vartësve të tij, ta dërgojë për moskompetencë për hetime të mëtejshme në prokurorinë e posaçme SPAK.

Kjo lëvizje vjen 40 ditë para se Gjykata e Lartë të shqyrtojë në 8 Korrik 2025, kërkesën e Erion Veliajt, për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” ose në një masë tjetër më lehtësuese.

Ndërkohë me mbërritjen e kësaj dosje në SPAK, vargu i çështjeve penale kundër Veliajt shkon në 4 dosje, si ajo e korrupsionit me fondet e bashkisë përmes OJF-e të gruas së tij, çështja e prishjes së teatrit kombëtar dhe çështja e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetari “Ora News” Elton Qyno, në datën 27 mars 2024, kjo dosje ishte pezulluar në fazën e gjykimit paraprak, për një kërkesë me objekt: “Kërkesë për pushim procedimi penal Nr. 1782” të çuar në gjykatë nga prokuroria e Tiranës.

Çështja kishte marrë spunto nga një kallëzim penal të depozituar në SPAK, në fillim të vitit 2022 nga Ledion Mziu, një banor i lagjes “5 Maji” që bashkia i prishi shtëpinë ku jetonte me familjen.

Denoncuesi, akuzonte drejtpërdrejt Erjon Veliajn, Mariglen Qaton, Arben Cakën dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë së kryeqytetit për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkatërrimin e pronës”, “Heqje e paligjshme e lirisë” etj.

Pas një verifikimi 15-ditor të kryer, SPAK këtë material ia ka dërguar për kompetencë prokurorisë së Tiranës me arsyetimin se:

“…ndonëse kallëzuesi ka kallëzuar Kryetarin e Bashkisë Tiranë, vendimmarrja për prishjen e objekteve dhe më pas ekzekutimi i tyre është në kompetencë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, dhe Kryeinspektori dhe Inspektorët e këtij Inspektorati nuk përfshihen në rrethin e subjekteve të posaçëm që parashikon neni75/a K. Penal…”.

Çështja më pas është hetuar për disa muaj nga prokuroria e Tiranës, e cila ka vendosur të pushojë dosjen kundër Veliajt, Mariglen Qatos e personave të tjerë.

Kërkesa për pushim është dorëzuar në gjykatën e Tiranës, në të cilën avokatët mbrojtës kanë ngritur pretendimin se kjo gjykatë nuk është kompetente për të marrë në shqyrtim dosjen penale, pasi njëri nga personat që është kallëzuar dhe hetuar ishte dhe Erion Veliaj.

Por Gjykata e Tiranës, nuk ka pranuar këto pretendime duke vijuar shqyrtimin e kërkesës për pushim të sjellë nga prokuroria dhe në fund të gjykimit të kësaj kërkese vendosi pezullimin e gjykimit, me argumentin se kallëzuesi ka hapur dhe një proces Civil në Gjykatën Administrative.

Por ky vendim i 27 marsit 2024 është ankimuar nga kallëzuesi Mziu në Gjykatën e Apelit Tiranë, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të pezullimit dhe kthimin e dosjes kundër Erion Veliajt e të tjerëve, për hetime të mëtejshme në prokurorinë e posaçme SPAK.

Në 19 maj 2025, gjyqtari i Apelit Fatri Islamaj ka pranuar kërkesën duke prishur vendimin e mësipërm dhe vendosur që dosja ndaj zyrtarëve të bashkisë Tiranë, të hetohet nga prokuroria e posaçme.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit Tiranë:

“…gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nuk ishte kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e kërkesës së prokurorisë për pushimin e kësaj çështje. Në kallëzimin penal ndër të tjerë është kallëzuar edhe Erion Veliaj me detyrë Kryetar i Bashkisë Tiranë, i cili bën pjesë në rrethin e subjekteve të posaçëm, akuzat ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në rastin konkret kompetenca lidhur me hetimin e kallëzimit penal ndaj Erion Veliaj, i përkiste Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se ky organ është kompetent për të gjitha akuzat ndaj subjekteve të posaçme…”.

Në dosjen hetimore thuhet se kallëzuesi Ledion Mziu në 19 janar 2022, rreth orës 10:30 ka qenë në shtëpinë e tij së bashku me familjarët.

Ndërkohë që ka dalë në ballkon, ka parë shumë punonjës të policisë së shtetit, policisë bashkiake, të forcave Shqiponja, FNSH-së si dhe punonjës të IMT-së Bashkia Tiranë.

Këta punonjës i kanë kërkuar babait të tij të dilte jashtë si dhe të vinte në dispozicion dokumentet e pronësisë, të cilat babai i tij ua ka vënë në dispozicion.

Pas 10 minutash ka ardhur një furgon policie dhe babain e tij e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr. 4. Ka shpjeguar se ka dalë nga banesa dhe ka biseduar me një punonjës policie, i prezantuar si shefi i Komisariatit nr. 4 shtetasi, Petrit Halo.

Ky i fundit i ka thënë se duhet të dilni nga banesa sepse kishin një vendim prishje për shembjen e banesës dhe ka thirrur Kryeinspektorin e IMT-së Bashkia Tiranë, Mariglen Qato.

Qato, i ka thënë se nuk kishte vendim për shembjen e banesës, por që ishin njoftuar me anë të shkresës Njoftim nr. 18 prot., datë 12 janar 2022, për të cilën kallëzuesi ka qenë nën dijeni dhe që shkresa përbënte vetëm një njoftim për bashkëpunim për lirimin në mënyrë vullnetare të banesës.

Kallëzuesi i ka shpjeguar Mariglen Qatos se i kishte bërë me dije se ishte në proces gjyqësor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe se u ka kërkuar nëse kishin një marrëveshje midis tij dhe Bashkisë Tiranë për shembjen e banesës, ose një vendim të Këshillit Bashkiak.

Pas përgjigjeve të Mariglen Qatos, i ka kërkuar shefit të Komisariatit të merrte masa parandaluese, pasi Mariglen Qato po shpërdoronte detyrën dhe menjëherë pas kësaj kërkese, Mariglen Qato i është drejtuar shefit të Komisariatit që të rrethonte banesën e tij dhe të nxirrte banorët e tjerë jashtë banesës.

Pavarësisht se e vuri në dijeni shefin e Komisariatit se kishte kërkuar mbrojtje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me anë të e-mailit në datë 15 dhjetor 2021, forca të shumta policie rrethuan banesën e tij dhe disa punonjës të IMT-së shpërthyen portën kryesore.

Ka shpjeguar se ndërkohë është ngjitur në tarracën e shtëpisë së tij për të filmuar veprimet që po kryenin punonjësit e policisë dhe IMT-së dhe në formë proteste është vetëprangosur në njërën dorë.

Më tej ai ka treguar se ka bërë ankesë te SHÇBA-ja në adresën zyrare të e-mailit për paligjshmërinë e veprimeve të kryera nga punonjësit e policisë së shtetit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Gjithashtu denoncuesi ka shpjeguar se Bashkia Tiranë ka lejuar krijimin e një vendgrumbullimi të ri mbetjesh në lagje dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e ndotjes së ambientit.

Tags: Arben Cakaerion veliajMariglen Qatoshembje banesashspakveliaj
Previous Post

“Po i kërkoj falje gomarëve që kanë ardh nga Istogu”, Arianit Koci proteston para Kuvendit

Next Post

‘Furtunë’ në Bashkinë e Vlorës, Rama shkarkon kryetarët dhe bashkëkryetarët e degës së PS

Next Post
‘Furtunë’ në Bashkinë e Vlorës, Rama shkarkon kryetarët dhe bashkëkryetarët e degës së PS

‘Furtunë’ në Bashkinë e Vlorës, Rama shkarkon kryetarët dhe bashkëkryetarët e degës së PS

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

July 3, 2025
Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

July 3, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al