Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi: Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ndërtohet ngjitur me banesën e Igli Allmuçës, i bllokon dritaret

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Denoncimi: Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ndërtohet ngjitur me banesën e Igli Allmuçës, i bllokon dritaret
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një leje skandal është dhënë nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar një pallat në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.

Bëhet fjalë për pallate 6 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë, që po ndërtohen nga kompania “Keam International” shpk, me pronar dy vëllezërit Astrit dhe Sali Xhebrahimi, të cilët zotërojnë secili nga 50% të aksioneve.

Në foto: Vëllezërit Astrit dhe Sali Xhebrahimi

Siç shihet edhe në videto dhe fotot e mëposhtme, leja për themelitë e pallatit është dhënë pothuajse ngjitur me një ndërtesë tjetër, të cilës i bllokon edhe dritaret.

Në foto: Pallati i vëllezërve Xhebrahimi i bllokon dritaret banesës aktuale

Në atë ndërtesë jeton edhe ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Igli Allmuça, i cili ka luajtur me disa prej ekipeve elitë të Superiore. Ai ka denoncuar rastin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamjet.

Allmuça thotë se banesa ku jeton ai aktualisht është ndërtuar nga stërgjyshi i tij që rreth viteve 1920, të cilët ai e ka rikonstrukturuar para disa vitesh, por tashmë pallati që po ndërton “Keam International” shpk e vëllezërve Xhebrahimi i bllokon dy dritare banesë së tij, si dhe dy dritare të banesës së fqinjëve të tij.

Në foto: Pallati i vëllezërve Xhebrahimi i bllokon dritaret banesës aktuale

Më tej ai shton se prej 8 muajsh familja e tij po përjeton stres prej kësaj gjëje, teksa së bashku me të ati po ndërrmerr çdo rrugë ligjore për të fituar të fituar të drejtën.

Në foto: Igli Allmuça

Igli Allmuça shprehet i habitur se si “Keam International” shpk ka arritur ta marrë atë leje për pallat, për ndërtuar rrafsh me banesën tjetër, duke i bllokuar edhe dritaret. Ish-futbollisti ka një mesazh edhe për ndërtuesit, ku shkruan se: “Në qoftë se kjo quhet padrejtësi, jeni shumë të ulët e Zoti ju turpëroftë dhe ju poshtëroftë publikisht dhe ju ardhtë hakut me bela pas belaje. Do jeni në Duat e familjes time nga fëmijet e deri tek prindërit e mi.”

Sipas Allmuçës, ajo që po i ndodh banesës së tij, nuk quhet cënim, por “përdhunim” i pronës së tjetrit.

Denoncimi i plotë:

“Dua te pasqyroj kete situate qe po ndodh ngjitur me shtepin time ne lagjen Ali Demi. Ne keto foto qe kam hedhur,nje firme ndertimi ka mar leje kallkan 0 meter me shtepin time duke me bllokuar dy dritare, dy dritaret e tjera ne foto jane te pronareve te tjere.Ne nje nga keto dritare esht dhoma e femijeve te mi, te cilen e kam pasqyruar ne video.

Kjo shtepi esht ndertuar rreth vitit 1920,ku ka jetuar stergjyshi, gjyshi, babai im dhe se fundmi un me familjen time bashk me prinderit. Me themelet, muret, çatin dhe forma e dritareve te pandryshuera,thjesht pas viteve 90 kemi nderruar çatin e vjeter me te ren,dritaret e vjetra me te rejat, suvatimet lyrjet. Unë se di ku janë bazuar njerezit kopetent (inspektor apo drejtora) qe kanë ardhur ne terren per te verifikuar dhe kan dal ne konkluzion qe nuk cenohet prona e tjetrit.

Kjo qe shihni ne foto nuk quhet cenim, por ne menyrë figurative ‘perdhunim’ i prones se tjetrit, sepse eshtë e padrejtë qe te jesh rehat ne shtepinë tende dhe nje ditë te bukur vjen dikush dhe te ven betonin tek dritaret e ta ben ate dhome si burg. Si familje kemi gati 8 muaj me stresin e ksaj gjeje. Bashk me babain tim do bejm te gjitha perpjekjet ligjore per te drejten deri ne fund ne te gjitha institucionet shteterore.

Se fundi kam dicka per këte ndertues apo dhe nqs ka ndonje ortak apo mentor qe e ndihmon dhe i jep fetva(them nqs se vetem emri ktij ndertuesi figuron ne leje). Unë se di si eshtë mar kjo leje dhe jam i habitur ashtu si çdokush qe e ka par dhe besoj çdokush qe do e shofi. Padrejtesin ndaj tjetrit nuk e lan as haxhi e as veper tjeter. Nqs me drejtesin e ZOTIT kjo esht e drejtë, jeni shum te nderuar dhe u lartesofshi. Nqs kjo quhet Padrejtesi,jeni shumë te ulet e Zoti ju turperoft e ju poshteroft publikisht,e ju ardht hakut me bela pas belaje. Do jeni ne Duat e familjes time nga femijet e deri tek prinderit e mi.”

PAMJET

      

Tags: Astrit XhebrahimiKeam InternationalKeam International shpkSali XhebrahimiXhebrahimi
Previous Post

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani

Next Post

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

Next Post
Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë shqyrton sot rigjykimin e masës së Veliajt

Gjykata e Lartë shqyrton sot rigjykimin e masës së Veliajt

September 15, 2026
Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al