Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, duke u marrë atyre kartat e identitetit, të cilat më pas u përdoren për të marrë kredi në IUTE Credit ka nxjerrë në pah një të çarë të madhe në procedurat e vlerësimit të aftësive paguese të kredimarrësve nga institucionet finannciare jobankë në vendin tonë duke ngritur pikëpyetje të forta mbi zbatimin e rregulloreve detyruese të Bankës së Shqipërisë për këto praktika.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasja D. C. iu prezantohej shtetaseve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore.  Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare”, njoftoi policia.

Siç raportoi më herët Skyweb.al në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, 33-vjeçarja u kishte marrë kartat e identitetit 23 grave në zonë e Zejmenit në Lezhë, të cilave u kishte premtuar ndërkohë edhe përfitime të tjera nga projekte të ndryshme në ambasada.

Nga ana tjetër, nisur nga vulerabiliteti i zonjave si edhe mungesa e informacionit mbi qëllimet e 33-vjeçaresm pa dijeninë e grave të mashtruara, ajo kishte aplikuar për kredi në emër të tyre duke përdorur kartat e identitetit si edhe fotot që i kishte nxjerrë me celular, të cilat janë përfshirë në procesin e aplikimit për kredi.

Rezultati ishte katastrofik: Secila prej grave zbuloi më pas se në emrin e tyre rezultonte një borxh disa mijëra euro te UITE Credit, i cili duhej shlyer.

Policia është duke bërë ende verifikime pasi dyshohet se Donika Curri ka bërë aplikime për kredi edhe në institucione të tjera financiare jobankë.

Probleme me verifikimin te mikrokreditë

Nisur nga skandali i MCA dhe FINAL, të cilat kishin ngrtur një skemë zhvatjeje për mijëra qytetarë, ngjarje e cila përfundoi në SPAK, Banka e Shqipërisë ndryshoi tetorin e kaluar Rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” duke shtrënguar ndjeshëm kreditimin nga institucionet financiare jobanka.

Rregullorja parashikon një mori procedurash që duhen ndjekur nga kredidhënësi që nisin nga identifikimi i kredimarrësit; verifikimi i aftësive paguese të tij; verifikimi i të ardhurave të pritshme (të cilat duhet të vërtetohen me dokumente); ndjekja e ecurisë së kredisë; verifikimi i të ardhurave të përgjithshme, etj.

Në thelb, i gjithë qëllimi i ndryshimeve ishte që të mbronte konsumatorët nga praktikat e marrjes së kredive në mënyë të papërgjegjshme.

Praktika e ndjekur nga Donika Curri, e cila përdori vetëm ID dhe një foto të viktimave të saj për të aplikuar për kredi te UITE Credit në shuma të ndryshme, dyshohet se nuk përputhet me rregulloren e BSH-së.

Burime bëjnë me dije se aplikimi për kredi është bërë direkt nga aplikacioni i IUTE Credit, ndërsa policia po verifikon nëse ka patur raste të pranisë fizike në filialet e këtij institucioni.

Skyweb.al komunikoi me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyëeb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

“Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyweb.al komunikoi me IUTE Credit, ku mësoi se kompania kishte urdhëruar pezullimin e kredive deri në sqarimin e rrethanave të marrjes së tyre. IUTE Albania tha për Skyweb.al se kompania është “viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer”. 

“Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania për Skyweb.al.

Praktika e ndjekur për aplikimet online nga IUTE Credite
Praktika e ndjekur për aplikimet online nga IUTE Credite

Mashtrimet e kësaj natyre, ku persona të ndryshëm marrin kartat e identitetit të viktimave të tyre dhe i përdorin për të tërhequr më pas kredi apo para nga burime të ndryshme, janë tepër të përhapura, megjithatë i takon institucioneve që të përdorin sisteme verifikimi, parandaluese. /skyweb.al

Tags: Brunilda IsajDonika CurriIUTE CrediSekretare e PërgjithshmeShoqatën e Mikrofinancës Shqiptareskandali i MCA dhe FINAL
Previous Post

Tabaku: Turizmi rritet, por më pak biznese të vogla hapen për shkak të taksave të larta

Next Post

Gruaja nga Elbasani rrëfen tmerrin e dhunës: Ish-burri më ka kërcënuar, do që të më vrasë!

Next Post
Gruaja nga Elbasani rrëfen tmerrin e dhunës: Ish-burri më ka kërcënuar, do që të më vrasë!

Gruaja nga Elbasani rrëfen tmerrin e dhunës: Ish-burri më ka kërcënuar, do që të më vrasë!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al