Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm në perceptimin e rrezikut sovran nga tregjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të përditësuara më 23 qershor 2025, dhe të publikuara në një dokument pune të Komisionit Europian diferenca e bonove sovrane të Shqipërisë në euro ndaj bonove të Thesarit të SHBA ka rënë në mënyrë të ndjeshme, krahasuar me fundin e vitit të kaluar,.

Grafiku tregon se në 31 dhjetor 2024, diferenca për Shqipërinë ishte më e lartë, ndërsa në qershor 2025 është ulur ndjeshëm, duke zbritur në rreth 200 pikë bazë (shiko grafikun e mëposhtëm), duke sinjalizuar një përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut nga investitorët ndërkombëtarë.

Shqipëria renditet më mirë se Egjipti, Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke lënë pas një grup vendesh me nivele më të larta të riskut sovran.

Ky zhvillim reflekton një kombinim faktorësh pozitivë, përfshirë përmirësimin e indikatorëve fiskalë, stabilitetin makroekonomik dhe një perceptim më të mirë të stabilitetit politik dhe perspektivës për integrim evropian.

Rënia e diferencës (spred-it) do të thotë se Shqipëria mund të ketë akses më të favorshëm në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe të financojë borxhin publik me kosto më të ulët.

Në krahasim me fundin e vitit 2024, përmirësime të ngjashme janë shënuar edhe nga vende si Serbia dhe Bullgaria, ndërsa Egjipti dhe Turqia vazhdojnë të mbeten në krye të listës me riskun më të lartë, siç tregon spredi më i lartë në raport me bonot amerikane.

Spredi ndaj bonove të Thesarit të SHBA tregon sa interes shtesë kërkojnë investitorët për ti huazuar një vendi, krahasuar me një investim të sigurt si bonot amerikane.

Spred i lartë tregon perceptim më të lartë rreziku, dhe si rrjedhojë kosto më të lartë huamarrjeje. Spred i ulët tregon besim më të madh nga tregjet, që shoqërohet me kosto më të ulët të borxhit.

Në rastin e Shqipërisë, rënia e spread-it në 2025 tregon përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut.

Në fillim të muajit shkurt, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.

Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035. Interesi i investitorëve ishte i lartë duke ndikuar në uljen e interesit.

Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010.

Shqipëria ka shënuar një ulje të ndjeshme të borxhit publik dy vitet e fundit duke nxitur përmirësimin e renditjes nga agjencitë vlerësuese ndërkombëtare, si Moody’s ashtu dhe Standards&Poors.

Në fund të vitit 2024, borxhi publik i vendit arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.

Rënia e rrezikut ka nxitur dhe diversifikimin e tregut të borxhit. Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024, investitorët jorezidentë investuan afërsisht 14 miliardë lekë në instrumente borxhi në Lek.

Kjo shumë përbënte afërsisht 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar.

Pjesëmarrja e investitorëve të huaj është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka rritur kërkesën dhe likuiditetin në tregun e titujve qeveritarë, duke ndikuar në uljen e yield-eve./ Monitor

Previous Post

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Next Post

SPAK heton kontratën 6 mln dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

Next Post
SPAK heton kontratën 6 mln dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

SPAK heton kontratën 6 mln dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

November 1, 2026
Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al