Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 22 qershor përfundoi afati zyrtar për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës.

Por ndryshe nga çfarë propaganda zyrtare e bashkisë promovon si “qytet digjital”, realiteti ishte një tjetër: dhjetëra prindër kanë mbetur në udhëkryq, pasi platforma “e-femije.tirana.al” ka qenë jashtë funksionit prej ditësh, duke pamundësuar regjistrimin e fëmijëve të tyre në sistemin publik.

Përkundër denoncimeve të shumta në rrjetet sociale dhe portaleve informative, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiakja e komanduar, Anuela Ristani, dhe drejtoresha e përgjithshme e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri, kanë zgjedhur të heshtin dhe të injorojnë situatën e rënduar që ka lënë pa akses në edukimin parashkollor një numër të konsiderueshëm fëmijësh.

Asnjë njoftim zyrtar për prindërit, asnjë sqarim mbi problemet teknike që kanë bllokuar platformën, dhe mbi të gjitha – asnjë shtyrje e afatit për regjistrim.

Në vend të një sistemi që funksionon për të gjithë, Tirana e reklamuar si “smart city” ka mbetur një qytet me sisteme që bien në momentin kur qytetarët kanë më shumë nevojë për to. Prindërit ndihen të braktisur dhe të zhgënjyer. Ata kërkojnë urgjentisht rivënien në funksion të platformës “e-femije” dhe një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë fëmijët.

Në një kohë kur Bashkia e Tiranës shpenzon miliona euro për reklama dhe show digjital, nuk është në gjendje të garantojë as një shërbim elementar: regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte. Heshtja e zyrtarëve vetëm sa e bën këtë skandal më të rëndë.

“Qyteti digjital” i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është një fasadë që bie me një klikim. Ndërsa më 22 qershor përfundoi afati zyrtar për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike në Tiranë, realiteti për qindra prindër ishte i trishtë: platforma “e-femije.tirana.al” ishte jashtë funksionit për ditë me radhë, duke pamundësuar regjistrimin e fëmijëve të tyre.

Denoncimet janë të shumta dhe të përsëritura. Prindërit nuk kanë mundur të aksesojnë sistemin, kanë dërguar e-mail-e, kanë pritur me orë të tëra për ndihmë teknike por askush nuk iu përgjigj. Në vend të një zgjidhjeje, i priti heshtja e bashkisë.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë skandal është fakti se kjo platformë që nuk funksionoi, i ka kushtuar qytetarëve 210 milionë lekë nga taksat publike. Burime të sigurta tregojnë se pëe të njëjtën platformë po hapet tenderi 1.7 MLN euro edhe për sigurinë kibernetike.

Përfituesi i këtyre fondeve është kompania KREATX, e cila sipas burimeve mediatike, është e lidhur me vëllain e Damian Gjiknurit, ish-ministër i PS dhe një nga njerëzit më të fuqishëm të sistemit të tenderëve klientelistë.

Sipas të dhënave zyrtare të Thesarit, Bashkia Tiranë ka firmosur dy pagesa për këtë platformë: një prej 240 mijë lekësh dhe një tjetër në vlerën tronditëse prej 21.360.000 lekësh, që sipas përshkrimit shkojnë për platformën online të regjistrimit të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte.

  

/ Publik.al /

Tags: anuela ristaniDamian GjiknuriGjiknuriGjiknuritKREATXZhaneta Beqiri
Previous Post

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Next Post

KLSH i gjen motrës së Petrit Mahos depon me barna të skaduara, Albana Koçiu i jep 15 milionë euro për 2 muaj

Next Post
KLSH i gjen motrës së Petrit Mahos depon me barna të skaduara, Albana Koçiu i jep 15 milionë euro për 2 muaj

KLSH i gjen motrës së Petrit Mahos depon me barna të skaduara, Albana Koçiu i jep 15 milionë euro për 2 muaj

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al