Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Lutfi Miftari, te Vjollca Diku e Ana Nishku, PD: Ja kush i fiton tenderat e pyjeve në shkelje të ligjit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Nga Lutfi Miftari, te Vjollca Diku e Ana Nishku, PD: Ja kush i fiton tenderat e pyjeve në shkelje të ligjit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka hedhur akuza për manipulim sistematik dhe favorizime të paligjshme në procedurat e prokurimit publik që lidhen me menaxhimin e fondit pyjor, kullotave dhe zonave të mbrojtura. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, denoncoi një skemë të mirëorganizuar tenderash që, sipas saj, përfshin subjekte të lidhura me zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë të administratës publike, duke lënë jashtë sistemit mbi 800 inxhinierë pyjesh.

Sipas Vangjelit, të dhënat nga portale si “Open Procurement ” dhe “Open Corporates” tregojnë se tenderët për hartimin e planeve të mbarështimit pyjor shpërndahen thuajse ekskluzivisht te një grusht kompanish të njohura për lidhje politike dhe abuzime.

Në krye të listës qëndron kompania “Lurimi” shpk, në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari, e cila ka përfituar mbi 1 milion euro nga bashkitë si Prrenjas, Bulqizë, Shkodër, Cërrik, Tepelenë, Tiranë, Pogradec, Dropull dhe Përmet.

Një tjetër kompani e përmendur është “Diava Consulting” shpk, në pronësi të znj. Vjollca Diku, ish-drejtore pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që ka përfituar rreth 600 mijë euro nga bashkitë Tiranë dhe Shkodër.

Ndërkohë, PD përmend edhe subjektet “Deja” shpk dhe “Arabel Studio” shpk, kjo e fundit në pronësi të Ana Nishkut, e arrestuar më herët nga SPAK për falsifikim dokumentesh në tenderin e Bashkisë Bulqizë, i cili implikoi edhe ish-kryebashkiakun Lefter Alla.

“Skandali teknik: plane të kopjuara dhe punime fiktive”

PD ngriti shqetësimin se shumë prej planeve të hartuara janë thjesht kopje të dokumenteve të vjetra, të përdorura jashtë afateve ligjore dhe pa asnjë evidentim real në terren. Sipas ekspertëve të PD-së:

  • Shumë plane janë hartuar në mënyrë të pamundur për një vit, nga të njëjtat subjekte që kanë përfituar disa kontrata paralele.

  • Në terren mungojnë totalisht sinjalistikat dhe ndarjet fizike që kërkohen nga manualet teknike.

  • Nuk janë ngritur sipërfaqet prove për inventarizim dhe nuk gjenden tabela ose shenja orientuese në pyje.

  • Shpenzimet për këto plane janë të larta dhe nuk përputhen me të dhënat zyrtare të kadastrës së fondit pyjor kombëtar.

Mosreagimi institucional dhe kërkesa për hetim

Partia Demokratike akuzoi ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për heshtje të qëllimshme dhe mosmarrje masash ndaj një skeme që dëmton interesin publik dhe pasurinë natyrore të vendit.

“Pasuria kombëtare është e shqiptarëve. Nuk është as e ministrave, as e drejtorëve, as e zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar”, – theksoi Vangjeli.

PD kërkon nga Prokuroria dhe SPAK nisjen e menjëhershme të hetimeve për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit ligjorë, si dhe për të ndalur monopolizimin e fondit pyjor në duar klienteliste.

Tags: “Arabel Studio” shpk“Diava Consulting” shpk“Lurimi” shpkAna NishkuDeja” shpkLutfi MiftariMirela KumbaropdVjollca Diku
Previous Post

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje e tentativë vrasje, në pranga 33-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Next Post

Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

October 19, 2026
Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al