Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Çakallit” i shtohet oreksi; kërkon 8 milionë Euro për gjoja reklamim të trashëgimisë

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“Çakallit” i shtohet oreksi; kërkon 8 milionë Euro për gjoja reklamim të trashëgimisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me aktin normativ të datës 11 qershor 2025, që ndryshoi buxhetin e disa ministrive, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përfitoi një shtesë prej 31 milionë eurosh. Por vetëm një javë më pas, ministrit Blendi Gonxhe duket se i është hapur oreksi për më shumë. Ai i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave me një kërkesë për 8 milionë euro shtesë, të cilat – sipas pretendimit të tij – do të përdoren për një “fushatë ndërkombëtare promovimi të trashëgimisë kulturore dhe historike”, me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj.

Në thelb, kjo kërkesë është një justifikim i stërpërsëritur, që në 12 vitet e fundit ka konsumuar mbi 80 milionë euro fonde publike, të përdorura për studime, publikime, ekspozita, dokumentarë, konferenca, reklama në media vendase e të huaja, financime OJF-sh dhe projekte folklorike. Faktikisht, shpenzimet për “promovim trashëgimie” janë 30% më të larta sesa vetë fondet e restaurimit dhe mirëmbajtjes fizike të monumenteve.

Por ministri Blendi Gonxhe, i vetëquajtur “ideator i trashëgimisë kulturore”, nuk është i kënaqur as me buxhetin ekzistues, as me shtesën 31 milionëshe. Ai kërkon më shumë, dhe meqenëse është konsideruar si një nga figurat më të besuara të Bablokut, kryefinancieri i qeverisë, Petrit Malaj, pritet t’i japë menjëherë 8 milionë euro të tjera, pa ndonjë kontroll të detajuar mbi përmbajtjen e projektit apo preventivin real të shpenzimeve.

Sipas burimeve të “Pamfleti”, asnjë audit nuk po guxon të kontrollojë fondet e vitit 2024 në këtë “super-ministri”, ndonëse ka kaluar afati ligjor tre mujor i auditimeve vjetore. Ministria që drejton Blendi Gonxhe administron 45% të gjithë buxhetit të shtetit dhe 60% të pasurive publike, përfshirë ekonominë, agjencinë e tenderëve dhe objektet e trashëgimisë kulturore.

Pavarësisht se këto monumente si Butrinti, kalatë dhe hapësirat muzeale, shfrytëzohen për qëllime turistike dhe janë dhënë me kontrata qiraje ose koncesioni, ministria nuk raporton asnjë fitim të drejtpërdrejtë për to. Paratë harxhohen, por të ardhurat nuk dihen.

Në realitet, kërkesa për 8 milionë euro shtesë nuk ka lidhje me dashurinë për trashëgiminë, por me dëshirën për të zhvatur më shumë fonde publike përmes projekteve të stisura, siç ka bërë edhe në pozicionet e mëparshme: si zëvendëskryetar bashkie, si drejtor i parqeve të Tiranës dhe më vonë si drejtor i transportit rrugor. Në asnjë prej këtyre posteve, nuk është hetuar apo ndëshkuar për abuzimet e raportuara, pavarësisht indicieve të shumta.

Sot, ai është i njëjti person që po lejon shkatërrimin e Kalasë së Lëkurësit në Sarandë, e cila është uzurpuar për ndërtim resorti nga trafikanti i njohur Andrea Çaushi, dhe është në proces dhënieje për ndërtime me vila dhe pallate për Dajlan Avdian, një tjetër figurë me precedentë dhe lidhje të ngushta me kupolën e pushtetit.

Edhe një fakt tjetër domethënës: nga 20 milionë euro të planifikuara për restaurimin e monumenteve gjatë vitit të kaluar, 11 milionë janë shpenzuar për zyrat e ministrisë, për rikonstruksione, mobilime, pagesa për ekspertë të jashtëm, shtesa në organikë dhe për financimin e OJF-ve e grupeve folklorike që shfaqen sa herë “Babloku pret ndonjë shirit”.

Nëse këto 8 milionë euro të kërkuara nga Gonxhe miratohen pa asnjë llogari, atëherë është e qartë: objektet e trashëgimisë janë thjesht pretekst i rradhës për abuzim, ndërsa thesari i shtetit është kthyer në arkë personale për njerëzit e oborrit politik të Edi Ramës.

/Pamfleti/

Tags: Blendi Gonxhetrashëgimia
Previous Post

“Rrush e kumbulla”/ Qeveria nuk ka shlyer këstet: Banka Botërore i bllokon Eurobondet 1.1 miliardë Euro

Next Post

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Next Post
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit "kokat" që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026
PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al