Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Rrush e kumbulla”/ Qeveria nuk ka shlyer këstet: Banka Botërore i bllokon Eurobondet 1.1 miliardë Euro

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
“Rrush e kumbulla”/ Qeveria nuk ka shlyer këstet: Banka Botërore i bllokon Eurobondet 1.1 miliardë Euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çmenduria dhe aventurat financiare të Bablokut gjatë fushatës elektorale kanë dhënë një tjetër goditje të rëndë buxhetit të shtetit, duke sjellë pasoja të menjëhershme për kapacitetin kreditues të qeverisë në tregjet ndërkombëtare. Sipas informacionit të siguruar nga Ministria e Financave, Banka Botërore ka ndërprerë aksesin e qeverisë shqiptare në përdorimin e dy Euro-bondeve me vlerë të përbashkët 1.1 miliardë euro, të cilat u kontraktuan gjatë vitit 2024 në tregjet financiare të huaja.

Euro-bondi i parë, me vlerë 500 milionë euro, u sigurua në janar 2024 me një interes prej 7% dhe afat shlyerjeje 15-vjeçar. Qëllimi i shpallur i këtij borxhi ishte mbështetja për investimet publike dhe stabiliteti ekonomik. Ndërsa Euro-bondi i dytë, me vlerë 600 milionë euro, u lëshua në korrik 2024 me interes 8% dhe një afat shlyerjeje 20-vjeçar. Edhe ky ishte justifikuar me stabilizimin e treguesve makroekonomikë.

Të dy këto borxhe u ndërmjetësuan nga Banka Botërore, e cila shërbeu si garantore në emër të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, duke mbështetur kredibilitetin e qeverisë shqiptare për shlyerjen e detyrimeve sipas kalendarit dhe përdorimin korrekt të fondeve. Por një vit më pas, realiteti është krejt ndryshe.

Qeveria shqiptare nuk ka shlyer asnjë këst të dy Euro-bondeve, ndërsa verifikimet e Bankës Botërore kanë zbuluar se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe jashtë destinacionit të shpallur në kontratat zyrtare. Në raportin e mbikëqyrjes së fondeve, Banka Botërore evidenton se një pjesë e madhe e borxhit është përdorur për shpenzime elektorale të paparashikuara në buxhetin 2025, duke përfshirë:

270 milionë euro të përdorura për bonuse të pensionistëve dhe shtresave në nevojë,
Pagesa të rritura në mënyrë të paligjshme për punonjës të administratës, jashtë strukturës organike,
Investime të karakterit elektoral dhe shpenzime administrative të pa miratuara me akt normativ.
Në kulmin e fushatës, kur u ngrit pyetja mbi burimin e këtyre fondeve “magjike”, kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se kishim të bënim me “të ardhura të brendshme të buxhetit”. Por e vërteta është tjetër: këto ishin pikërisht fondet e euro-bondeve, tërhequr në emër të investimeve dhe përdorur për blerje votash.

Situata është përkeqësuar më tej nga fakti se, për tetë muaj rresht, qeveria shqiptare nuk ka shlyer interesat 7% dhe 8% të detyrimeve, duke sjellë një krizë besimi të thellë në tregjet ndërkombëtare. Në reagim ndaj këtij devijimi të rëndë dhe mosrespektimit të kushteve kontraktuale, Banka Botërore ka vendosur të bllokojë çdo tërheqje tjetër nga euro-bondet, si dhe të kërkojë rikthimin e vlerave të përdorura në mënyrë të paligjshme, në destinacionin e parashikuar zyrtarisht.

Ky vendim përbën një sanksion financiar të heshtur, por të rëndë, ndaj qeverisë shqiptare, i cili vjen si pasojë direkte e sjelljes klienteliste, arrogante dhe të pandershme me paratë publike dhe me borxhet ndërkombëtare. Nëse nuk ka ndëshkim institucional dhe parlamentar për këtë aventurë financiare, atëherë precedentët do të përsëriten, dhe Shqipëria rrezikon të mbetet e izoluar financiarisht, e pa akses në tregjet e kapitalit, ndërsa fatura do të bjerë sërish mbi qytetarët, në formën e rritjes së taksave dhe varfërimit të mëtejshëm./Pamfleti

Tags: Banka Botëroreborxhe
Previous Post

Skandali/ Avionit të “Wizz Air” i prishet goma! Ngecin në Pisa shqiptarët të bllokuar brenda, gazetari Italian: Kërkojmë ndihmë

Next Post

“Çakallit” i shtohet oreksi; kërkon 8 milionë Euro për gjoja reklamim të trashëgimisë

Next Post
“Çakallit” i shtohet oreksi; kërkon 8 milionë Euro për gjoja reklamim të trashëgimisë

“Çakallit” i shtohet oreksi; kërkon 8 milionë Euro për gjoja reklamim të trashëgimisë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

October 21, 2026
“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al