Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kadri Morina, siguracioni i Ramës: 1 milion euro pa garë, nga burgjet tek vilat e qeverisë dhe pikturat tek makinat

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kadri Morina, siguracioni i Ramës: 1 milion euro pa garë, nga burgjet tek vilat e qeverisë dhe pikturat tek makinat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania e sigurimit INSIG sha ka marrë vitet e fundit 160 kontrata nga institucionet publike dhe të gjitha me “Flamur të kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit që përdor Open Data Albania në klasifikimin e procedurave të prokurimit. Filtrat e kapin menjëherë INSIG sepse në këto tendera ka mungesë konkurrence. Kështu ndodh kur fituesi është i paracaktuar ose i privilegjuar, siç është pronari i kësaj kompanie Kadri Morina.

Për shkak se Morina ka pozuar në krah të Ramës, sa herë që ka ndonjë fatkeqësi (përmbytje, tërmete) drejtorët e marrin këtë si mesazh apo porosi dhe ia japin Morinës të gjitha tenderat e siguracioneve.

Kështu, drejtorja e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri e ka bërë tenderin e fundit me vetëm një pjesëmarrës. Më 2 maj 2025, drejtoresha bëri publike kontratën me Morinën  për Loti 1: “Siguracion i ndërtesave”, me fond limit: 987,450 Lekë pa TVSH.

Siç njofton vetë drejtoria, në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm Operatori Ekonomik – INSIG SH.A. Oferta është gati sa 99.9% e fondit limit, 987,350 Lekë pa TVSH.

Dhe meqenëse e ka nisur me Kadri Morinën, Drejtoresha ka vazhduar me Loti 3: “Siguracion i automjeteve”, me fond limit: 2,692,340 Lekë pa TVSH. Edhe këtë tender e ka marrë INSIG pa garë.

Po ashtu, Loti 2: “Siguracion i veprave të artit”, me fond limit 499,893.3 Lekë pa TVSH i ka shkuar shoqërisë së Morinës.

Sipas dokumenteve, kriteri i përzgjedhjes së fituesit të tenderit duhet të ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim. Por, Kadri Morina konkurron vetëm me veten.

Ndërsa qershinë mbi tortë e vë drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose. Ky i ka dhënë tenderin e sigurimit të ndërtesave të burgjeve Kadri Morinës në një procedurë pa garë. Në tenderin me fond limit 99 587 442,00 lekë kanë marrë pjesë vetëm dy kompanitë e Morinës: INSIG SHA dhe Eurosig SHA.

Open data Albania e ka klasifikuar tenderin me “Mungese konkurrence”. Prokurimi zhvillohet me një konkurrent të vetëm. Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash, por në praktikë shpesh shoqërohen me opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim të dokumenteve në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera konsiderohen të ekspozuara dhe me risk për korrupsion. Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sigurim i godinave për sistemin e burgjeve”.

Një tjetër element shqetësues është se kjo procedurë prokurimi është rishpallur.  Rishpalljet janë përdorur shpesh si një mjet për të krijuar kushte specifike që eleminojnë konkurrentët realë dhe favorizojnë një operator të caktuar.

Kontrata parashikon një kohëzgjatje prej 48 muajsh (4 vjet) dhe është fituar me një vlerë shumë pranë fondit limit, gjë që normalisht bie ndesh me logjikën e një tenderi konkurrues, ku operatorët përpiqen të ofrojnë çmimin më të ulët për të fituar pikë.

Në këtë rast, jo vetëm që nuk ka kursim për buxhetin e shtetit, por pagesa ndaj kompanisë Eurosig shkon pothuajse deri në tavanin e lejuar nga fondi limit.

Nga ana tjetër, marrëveshja kuadër me një operator të vetëm mund të bëhet vetëm në raste të veçanta dhe me justifikim të fortë ligjor, gjë që në këtë rast nuk është bërë publike dhe mbetet e dyshimtë.

/Gijotina.com/

Tags: INSIGKadri Morinatendertender pa gare
Previous Post

Banorët pa ujë, Armando Goxharaj vazhdon prej 1 viti pazarin 400 MLN lekë për ujësjellësin e Çiflikut

Next Post

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

Next Post
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al