Saturday, June 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

Editor by Editor
June 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të ndjerë të Top Channel, Dritan Hoxha, ka hyrë së fundmi në radhën e “invesitorëve strategjikë”, me lejen e kryeministrit Edi Rama, sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldnews.al”.

32-vjeçarja Hoxha, e cila është personazhi kryesor në drejtimin e televizionit Top Channel, ka marrë bekimin e kreut të qeverisë për të ndërtuar një strukturë të kombinuar hoteliere dhe strukturash shërbimi në qytetin e Tiranës.

Në foto: Lori Hoxha, një nga pronaret e Top Channel

Vendimi është marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike në 10 Prill 2025, rreth një muaj para zgjedhjeve parlamentare, ku Top Channel, si përherë, u rreshtua në krah të kryeministrit Edi Rama.

Kompania përfituese e statusit të “investitorit strategjik” është “Anima Con” shpk. Shoqëria është krijuar në qershor të vitit 2022 nga nëna e Lori, Vjollca Hoxha, vejusha e Tan Hoxhës.

Në foto: Kontrata e dhurimit të “Anima Con” mes Vjolla Hoxha dhe vajzës së saj, Lorela Hoxha

Sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldnews.al”, Vjollca Hoxha ia dhuron kompaninë vajzës së saj, Loreta Hoxha, në janar të vitit 2025. Më pas, shoqëria “Anima Con” aplikon për statusin e “investitorit strategjik”.

Lori strategjike

Komiteti i Investimeve Strategjike, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka miratuar vendimin nr.1, dt. 10 Prill 2025 “Miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “Anima”, me subjekte aplikues “Anima con” shpk dhe “Eb Construction”.

Së bashku me kompaninë e Lori Hoxhës, në këtë “investim strategjik” është përfshirë edhe “EB Construction”, në pronësi të Ilir Bregasit, djali i biznesmenit të afërt me Partisë Socialiste, Luan Bregasi.

Në foto: Vendimi për shpalljen “investitor strategjik” të shoqërisë “Anima Con”

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe të kundërfirmosur nga të paktën 5 ministra të kabinetit të tij, “projekti i investimit “ANIMA” parashikon ndërtimin e një kompleksi me funksion të përzier si hotel, rezidencial, godina banimi dhe shërbimesh, në Bashkinë Tiranë”.

Vendimi i Ramës nuk përmend as vlerën e investimit dhe as zonën se ku do të zhvillohet kompleksi i pritshëm hotelier dhe rezidencial.

Gaztorët investitorë

Ligji për “Investimet strategjike”, i miratuar fillimisht në vitin 2015 me efekt 5-vjeçar, por që më pas u shty disa herë, kishte si synim të shpallur nga kryeministri Rama thithjen e kompanive të huaja për të investuar në sektorë të rëndësishëm të vendit, e kryesisht në turizëm.

Por, gjatë zbatimit të tij, statusi i “investitorit strategjik” iu dha kryesisht biznesmenëve shqiptarë, përfshirë edhe gaztorë të oborrit kryeministror.

Ndër “investitorët strategjikë” shqiptarë mund të përmendet gaztori Gazmend Paja, i njohur për pjesëmarrjen në prograbim kabare “Portokalli” në Top Channel, i njohur për raportet shumë të ngushta me kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në foto: Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe “investitori strategjik”, Gazmend Paja

Po ashtu, “investitor strategjik” është shpallur edhe ish-këngëtari dhe producenti i emisioneve televizive, Turjan Hyska.

Tashmë, në radhën e investitorëve strategjikë nga fusha e medias, u përfshi edhe Lori Hoxha, një nga drejtueset kryesore të televizionit “Top Channel”.

Tags: “investitore strategjike”Dritan HoxhaGazmend PajaLori Hoxhënnëna e LoriRamatop channelvejusha e Tan HoxhësVjollca Hoxha
Previous Post

SPAK do të paraqiste raportin dymujor për hetimet ndaj Veliajt, shtyhet seanca në GJKKO

Next Post

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Next Post
Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

June 14, 2025
Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e Jorgo Goros dhe Oltion Çaçit: Përdori dokumente false!

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e Jorgo Goros dhe Oltion Çaçit: Përdori dokumente false!

June 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al