Është shtyrë seanca në GJKKO për Erion Veliaj, ku SPAK do të paraqiste raportin dymujor për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Shkak mësohet se ishte mungesa në gjykatë e biznesmenit Elman Abule, i cili është me masë arrest në shtëpi.
Seanca do të zhvillohet ditën e martën në orën 11:30 seanca.
Në këtë seancë ishte parashikuar që SPAKtë paraqiste në gjykatë informacionin dy mujor lidhur me hetimet për kryebashkiakun që ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Në përfundim të raportimit në seancën që do të zhvillohet të martën, SPAK pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo mund të zbutet.
Avokati i Veliajt, Ermir Beta ka deklaruar për News24 se do të shqyrtojë mundësinë për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, në varësi të përmbajtjes së veprimeve hetimore që do t’i paraqiten në GJKKO.