Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

E shkuara mund të “djegë” të ardhmen e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Ky i fundit është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Siç shkruhet edhe në dokumentin e mëposhtëm, Beci është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 23 prill të këtij viti, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare. Por nuk është i vetëm!

Beci, si ish-kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, akuzohet bashkë me disa persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Bashkë me të, të akuzuar janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko dhe Premtim Dauti.

Në dokument thuhet se nga hetimet ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor) me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë, tender i cili është fituar nga “CONSULTING & MANAGEMENT ALBANIA”, në pronësi të Ervis Myftarit. Tenderi ishte shënjuar me flamur të kuq nga “Open Procurement”, për shkak të mungesës së konkurrencës.

DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve

 

Por për dosjen që duket se ka hapur SPAK, më shumë detaje do të mësojmë në një moment të dytë, pasi më 23 prill, prokurori i çështjes, Dritan Prençi ka kërkuar shtyrjen e hetimeve për 3 muaj të tjerë.

DOKUMENTI:

DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve

Në Tiranë, më 23/04/2025, unë Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi studiova aktet e fashikullit të procedimit penal nr.196, të vitit 2024,

 

KONSTATOVA:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 14.10.2024 ka regjistruar procedimin penal nr.196, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Me datë 23.10.2024 është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, emri i të pandehurve Benet Beci, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (sipas ligjit favorizues nr.23/2012).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor). me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëpërmjet shkresës me nr.19301 prot., datë 15.10.2024, i ka kërkuar Autoritetit Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, një kopje e praktikës së procedurës së prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.

2. Autoriteti Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, (në vijim KESH sh.a), me shkresën kthim-përgjigje me nr.5140/1 prot., datë 21.10.2024, ka përcjellë pranë Prokurorisë së e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kopjen e njësuar të praktikës së plotë të kësaj procedurë prokurimi.

Vitin që lamë pas, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci u paraqit disa herë në SPAK për t’u marrë në pyetje, madje pati aludime se ndaj tij ishte ngritur akuzë. Asokohe u tha se ndaj Becit kishte nisur një hetim pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Evis Berberit, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas saj, ka patur komunikime që lidhen me Becin, pasi e shoqja e Berberit punonte në KESH, institucion që dikur drejtohej nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës. Por edhe pse vizitat e Becit në SPAK kanë qenë që në nëntor, deri më sot nuk ka pasur asnjë njoftim se ai është nën akuzë për veprat penale të lartpërmendura.

Tags: bashkia shkoderBenet Becihetimespak
Previous Post

AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

Next Post

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

Next Post
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al