Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Evgjenia e ILDKPI, 2.2 milionë euro për zyra luksoze dhe 40 inspektorë plus, për të fshehur pasuritë e vjetra të pushtetarëve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Evgjenia e ILDKPI, 2.2 milionë euro për zyra luksoze dhe 40 inspektorë plus, për të fshehur pasuritë e vjetra të pushtetarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 22 vitesh, taksapaguesit shqiptarë financojnë një institucion që ka për detyrë të kontrollojë pasuritë e zyrtarëve të lartë dhe, në rast të mosdeklarimit apo fshehjes së tyre, të ndërmarrë masa ndëshkuese, përfshirë gjoba administrative dhe kallëzime penale. Por realiteti është krejt tjetër: ILDKPI ka vepruar thuajse vetëm ndaj zyrtarëve të rangut të ulët, ndërsa për funksionarët e nivelit të lartë në qeveri, parlament, drejtësi, polici e institucione të tjera kyçe, nuk ka kryer asnjë hetim pasuror serioz, pavarësisht denoncimeve të shumta publike dhe informacioneve që kanë mbërritur nga agjencitë e hetimit vendas e ndërkombëtare.

Në vend që të penalizojë mosveprimin, qeveria ka zgjedhur ta shpërblejë këtë institucion: jo vetëm që i ka rritur buxhetin çdo vit dhe i ka trefishuar pagat drejtuesve dhe inspektorëve, por ka shtuar edhe numrin e punonjësve, përmes rekrutimeve klienteliste. Evgjeni Bashari, drejtuesja aktuale e ILDKPI-së prej afro pesë vitesh, e ka shfrytëzuar këtë për të punësuar familjarë dhe miq të saj, si dhe për të mbyllur dosjet e zyrtarëve që i garantojnë mbështetje politike.

Së fundmi, më 19 maj 2025, qeveria i akordoi ILDKPI-së një fond shtesë prej 2.2 milionë eurosh, me justifikimin për të shtuar një kat mbi godinën aktuale. Sipas burimeve të siguruara nga “Pamfleti”, ky shtesë kati lidhet me emërimin e 40 inspektorëve të rinj, të cilët do t’i shërbejnë kryesisht interesave politike, jo kontrollit real të pasurive të zyrtarëve.

Tenderi për ndërtimin është regjistruar më 30 maj me nr. reference 49627 dhe është shpallur më 9 qershor, ndërkohë që do të zhvillohet më 17 qershor. Punimet do të kryhen brenda një viti, ndërsa pagesa për kompaninë që do të përzgjidhet do të bëhet në katër këste, të shpërndara deri në vitin 2028. Paralelisht, emërimi i 40 inspektorëve të rinj është planifikuar të ndodhë deri në fund të gushtit, sapo Ministria e Financave të miratojë fondin për pagat e tyre.

Ky zgjerim artificial i administratës së ILDKPI-së ndodh në një kohë kur institucionit i mungojnë rezultatet. Gjatë procesit të vettingut në drejtësi, u provua se znj. Bashari ka falsifikuar raportet për të paktën 137 gjyqtarë e prokurorë, ndërsa për zyrtarët më të lartë të qeverisë, përfshirë ministrat, deputetët dhe zyrtarë të tjerë me pasuri të pajustifikuara, nuk ka nisur asnjë kallëzim penal dhe nuk ka aplikuar asnjë masë ndëshkuese.

Në dhjetor 2020, Evgjeni Bashari u emërua me 100 vota në parlament, si pjesë e një marrëveshjeje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për të garantuar mosprekjen e dosjeve pasurore të elitës së pushtetit. Sot ajo jo vetëm që po zbaton këtë marrëveshje, por është në garë për të siguruar mandatin e dytë në krye të ILDKPI-së, si shpërblim për heshtjen e saj të gjatë dhe qëllimshme.

Në vend që të jetë një institucion i kontrollit dhe ndëshkimit të korrupsionit, ILDKPI është kthyer në një bunker politik, që mbron më të pushtetshmit në këmbim të privilegjeve, tenderëve dhe postit të radhës./Pamfleti

Tags: Evgjeni BashariILDKPItender
Previous Post

Bashkia e Tavos si “Kartel Familjar”/ Kryebashkiaku gati për SPAK? Roli i Dashnor Llazajt

Next Post

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al